Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta

Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reis Mirdita

Rufë tmerruesi

Nga Reis Mirdita

Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta -XXXVI-

Rufa që është përmendur edhe më parë, ishte njeri nga mishi e ashti por në trupin e në gjakun e tij, jetonin dy xhinde të një gjinie e kjo shkaktonte reagime të furishme nervoze edhe pse ai kontrollohej nga qeniet e errëta brenda dhe jashtë tij. Në kohën më të madhe ishte i qetë por nëse dikujt që xhindet ia kishin frikën, i shkonte për dore ta tallë për diçka, ai reagonte i çartur dhe duke mos mundur të hakmerret fizikisht, i binte rreth e për qark entit ku punonte si pastrues por që s’bënte aspak pastrim se të gjithë të punësuarit i tuteshin spiunllëqeve të tij. Kështu ai bënte tërë ditën dhe vështronte kalimtarët ose nevojtarët që vinin në ent apo në zyrat për rreth. Përballë e kishte xhandarmërinë e Kralit por që tani quhej milici, dhe aty në oborr rrinte me ndonjë “uniformë” sa për t’i treguar gjëra të dëgjuara, të para ose informata mbi nuse e vasha të bukura të cilat, sipas tij dhe fjalorit të tij, “e hanin”.

Rufa ishte tmerri i këtyre anëve. Rrallë ndonjë trim që nuk i frikësohej as pushtetit me të cilën ishte i lidhur Rufa e as atij personalisht, i rinte përballë dhe e detyronte fëlliqshin të rrinë larg. Lëshonte aty-këtu nga ndonjë fjalë përbuzëse por gjithë duke u kujdesur mos të flas aty ku mund të shkonte lajmi gjer te personi i synuar. Nuk di saktësisht arsyen por të gjithë njerëzit-xhinde, ato me xhinde në trup dhe bashkëpunëtorë të xhindeve, ishin dallkaukë, ndryshe thënë, spiunë të çdo pushteti që vinte; e këtyre trojeve, që nga rënia e Perandorisë, okupatorë të ri, ndërroheshin si kuajt e tyxharëve. Përpos kësaj, ata shtinin në grindje çdo kënd: brenda familjes, mëhallë, fshat e fshatra ... Ngatërresa lidhur me moralin ishin tëlyeni i keqbërjes së tyre. Gradat më të larta fitoheshin nga kryexhindet kur poshtërohej dikush moralisht.

Kësaj dite të martë, Rufës iu dha rasti për të satën herë t’i tregoj aftësitë e veta në teren të adhuruar... I kërkuan të shkoj në Pjerrëtinë ku kishte lindë një djalë para tri ditësh. Nëna e re pat qenë e lypur në një fshat tjetër por prindërit e dhanë këtu buzë lumit të Bardhë. Familja e hidhëruar pse nuk ia doli ta ketë vajzën për nuse, gjetën mënyrën e hakmarrjes nëpërmjet Zikanës e cila i drejtoi te Rufa. Të dytë morën hisen e tyre të parave dhe pas punës së kryer edhe lavde e gradime nga superiorët e tyre.

Rufa pasi i mbylli dyert e entit, u fut në shitoren e fshatit dhe ia nisi bisedës tollovitëse ku i ecte fjala se shumica aty ishin të papunë nga përtacia e një numër i mirë ishin “gjevrekë” të milicisë të cilët përveç me spiunllëqe, i ushqenin me ngrënie e pije, uniformat e urryera nga popullata e sinqertë e Thatishtes.

Dielli ra pas kodrinës. Rufa ia morri rrugës drejt arave të Çajvilikut ku u bashkua me xhindet, të cilat sa ora, e bartën mbi shtëpitë përdhese të fshatit Pjerrëtinë. I padukshëm për syrin e gjallesave të rëndomta, njeriu-xhinde, u shndërrua në erë shullëri që vinte si vapë dhe iu hedh në frymëmarrje lehonës e gocit treditësh. Lehona nisi të djersitet, deshi si në kllapi t’i hapë sytë por nuk pa asgjë, as dritën e qiriut që e ndiznin rresht për dyzet ditë pas lindjes për tu mbrojtur nga qeniet e errëta dhe as dritën e kandilit, që po ashtu rrinte ndezur tërë natës resht një vit. Përsëri e kaploi gjumi ashtu të kllapitur përderisa djali luftonte me forcën e fundit për të mbushur mushkëritë me ajër...

(Vazhdon javën e ardhshme)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1