Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Një pikturë që flet qartë për respektin gjithëshqiptar ndaj Skënderbeut

Një pikturë që flet qartë për respektin gjithëshqiptar ndaj Skënderbeut

Font size: Decrease font Enlarge font
image Një pikturë që flet qartë për respektin gjithëshqiptar ndaj Skënderbeut

Një pikturë që flet qartë për respektin gjithëshqiptar ndaj Skënderbeut

Dr Fatmir Terziu

 

 

Të shtunën e 18 gushtit 1906, “The Illustrated London News”, që ishte revista e parë e lajmeve ilustruese në botë, në zemër të saj ka publikuar një pikturë të Richard Caton Woodville Jr., ku në thelb vendos disa gra shqiptare duke hedhur lule, fokuson vendin ku ndosheshin femrat shqiptare, Kalanë e Shkodrës dhe jep disa të dhëna të tjera që do t’i citojmë në detaje. Kjo revistë që u shfaq së pari të shtunën e 14 majit 1842 në të gjithë rrugëtimin e saj deri në atë kohë ka pasur si synim të transmetojë sa më shumë “dritë” mbi errësirat shekullore që silleshin si vdekja mbi kulturat e popujve. Duke qenë në Londër dhe në një kohë që sytë britanikë ishin kudo në Botë, aq më shumë në atë kohë kur Perandoria Otomane kishte problemet më të mëdha në jetën e saj, syri tek kjo temë, natyrisht me detajet e autorit, krahas tekstit të shkurtër jep dhe një mundësi më shumë për të diskutuar akoma më thellë për lidhjet e mistershme, të njohura e të panjohura me faktet dhe fatet e popujve.

The Illustrated London News”, në këtë publikim jep një version të paparë më pas të pikturës në fjalë, që do të thotë ajo mbeti në kopertinën e revistës dhe në arkivat britanike. Tema është për Heroin Kombëtar të Shqipërisë. Dita është e shënuar, dhe ajo përkon për shqiptarët e besimit musliman, pasi është Bajram. Në pamje të parë janë gra dhe lule. Në antemë janë jelekët e zinjë të burrave. Teksti në fjalë është ky: “Skander Beg”, siç thoshin turqit, dhe sikurse u quajt Alexandër Gjergj Kastrioti, ishte çliruesi i Shqipërisë nga fuqia osmane e shekullit të pesëmbëdhjetë. Kujtesa e tij adhurohet, dhe çdo vit fillimi i Bajramit gratë hedhin lule nga çatitë e shtëpive të tyre në kujtim të figurës  së tij të nderuar e mjaft të respektuar. Xhaketa e zezë e shkurtër e veshur nga burrat e Shqipërisë, në këtë ditë mban zi përherë për Skëndërbeun.”

“The Illustrated London News” e themeluar nga Herbert Ingram, që ishte javore deri në vitin 1971, pastaj doli më rrallë dhe ndaloi publikimin në vitin 2003. Kompania vazhdon sot si “Illustrated London News Ltd”, një agjenci botuese, përmbajtjeje dhe digjitale në Londër, e cila realizon botimin dhe arkivat e biznesit të revistave. Kësisoj krahas arkivimit dhe daljes në dritë të disa pikturave të tjera, kjo qasje në formën e saj të parë e të arkivuar më pas, tregon se përkitazi ajo që ishte fiksuar ka një formë të aktivizuar për një qëllim të caktuar. Sidoqoftë perceptimeve, fakti që është fiksuar nga talenti i Richard Caton Woodville Jr. na shpie dritë në Shkodrën e asaj kohe ku kulturat fetare kishin një qëllim të përbashkët, ti këndonin dhe të respektonin në format e tyre më të ndritura Heroin Kombëtar të shqiptarëve. Edhe në një ditë mjaft të shënuar, sikurse është Bajrami për muslimanët, qasja e elemntëve femërorë me lule në nderim dhe në respekt të kësaj figure flet qartë dhe saktë, poaq sa dhe mbajtja zi e burrave me veshjet e tyre.

Ajo që duhet shtuar si fakt e asaj që përket në vitin 1906, është se Shkodra ishte dhe nën një ndikim dhe respekt të madh të Kadukëve. Fisi Kaduku, kishte një reputacion të madh dhe ai zanafillte me trëgtinë, dejen, përkushtimin fetar, shëndetësor dhe mjaft drejtime të tjera që kishin arsyen të shtonin mirëkuptimin mes njerëzve dhe besimeve. Shkodra e asaj kohe kishte një tolerancë të madhe, kjo ndoshta ka frymëzuar piktorin britanik të realizojë këtë tabllo domethënëse. Shenjë e tolerancës thuhet nga Dr Genti Kriuja, është edhe një fakt interesant ku revista katolike e kohës “Elçija e Zemrës s’Krishtit”, e vitit 1906 (vjeta XVI, Dhetuer, 1906, nr. 12), boton një reklamë interesante të Hafiz Hasan Kadukut, i cili i fton klientët që të mbushin apo të venë proteza dhëmbësh në klinikën e tij dhe paratë mund t’i paguajnë më vonë, pasi ata të jenë mësuar me protezat apo mbushjet dhe të jenë të kënaqur prej tyre (Kruja). 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1