Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Lovett F. Edwards: Një vit pas 1944-ës në burgun shqiptar

Lovett F. Edwards: Një vit pas 1944-ës në burgun shqiptar

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Lovett F. Edwards: Një vit pas 1944-ës në burgun shqiptar

Dr Fatmir Terziu

 

Lovett F. Edwards në pranverën e vitit 1941 u kap dhe u arrestua nga Italianët në Mal të Zi dhe u mbajt në burgim për disa muaj në një burg politik në Tiranë. Në dimrin e vitit 1945 ai vizitoi përsëri burgun në Shqipëri dhe ndoqi situatën e pasluftës “me një sy britanik”. Fill pas kësaj vizite, të cilën ai e realizoi me ndihmën e disa miqve të tij Jugosllavë të asaj kohe, në dimrin e vetëm një viti pas Luftës së Dytë Botërore, ai shkruajti dhe informoi autoritetet britanike për situatën e asaj kohe në Shqipëri. Më pas ai duke bërë publike këtë analizë të tij në shtypin britanik shkroi dhe rrjedhën e asaj situate në një itinerar kohe që ai natyrisht e kishte njohur nga afër. Në analizën e tij reth asaj situate ai shkruan dhe ndan pikëpamjet e tij të bazuara në fakte për gjithë hapësirën shqiptare, duke shkruar për Veriun, Jugun dhe Shqipërinë e Mesme.

Duke u ndalur në pjesën veriore të Shqipërisë ai merr në konsideratë shqiptarët e besimit katolik. Lovett F. Edwards shkruan se “katolikët shqiptarë të Veriut të Shqipërisë janë besnikë ndaj ideve të vjetra që kishin shumë madhështi dhe fisnikëri në ta, Kanunit të lashtë të Lek Dukagjinit me rregullat strikte të mikpritjes dhe hakmarrjes së gjakut”. Më tej në analizën e tij, Lovett F. Edwards thotë për Jugun e Shqipërisë, se ka qenë gjithmonë pjesa më progresive e vendit. Ai shkruan se në këtë zonë, pjesën më të madhe e zënë ortodoksët dhe ka një shije të fortë të kulturës greke dhe ekziston një pakicë e konsiderueshme greke. Por siç e dimë nga historia pas Pushtimit Norman, një infuzion i huaj, infuzion kulturor, shpesh mund të intensifikojë dhe stimulojë një lëvizje kombëtare. Greqia nuk është “Shqiptar”, nuk është as ‘Bijë e Shqiponjës’”. Në ndalesën e tij në Shqipërinë e Mesme, ai zgjedh Elbasanin, si kryeqendrën, jo vetëm shqiptare, por dhe të besimit Bektashi. Për këtë pjesë në zemër të Shqipërisë, Lovett F. Edwards, thekson se “ndër forcat e tjera të fuqishme që vepronin në kohën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishte dhe sekti bektashian, një lloj seksti protestant islam, i cili kishte një ndikim shumë të madh në Shqipëri” (1946: 107).

Sekti Bektashian, të cilin ai e gjen të fuqishëm në Elbasan, e përshkruan se kishte lidhje në të dy anët e tjera shqiptare, sidomos në Jug. Për pushtuesit, bektashinjtë përfaqësonin një traditë islame dhe nacionaliste, ndaj u munduan të përdornin taktikat e tyre për ti manipuluar ata. Dhe në një kohë që u duk se “po gjendej gjuha me këtë grup” ndodhi një rast i paprecedent. Udhëheqësi i tyre, Sali Njazi Dede, u vra më 28 janar 1941, ditën e festës së pavarësisë së Shqipërisë. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar kurrë, por regjimi italian luajti bukur duke organizuar një funeral shtetëror.

Bektashinjtë në formën e tyre të besimit, kishin dhe një faktor tjetër të ndryshëm nga një pjesë tjetër të besimeve, pasi dalloheshin për edukimin e tyre, bejtet e tyre në formën më të avancuar popullore të asaj kohe, dominonin në këngë që mbushnin plot hare dhe gëzime sofrat e gëzimeve shqiptare. Sakaq shkolla e mëvetësishme e bektashinjve ishte dhe një frymëmarrje e lehtë për mjaft që besonin se fjala dhe edukimi kishin udhë të përbashkët tek rrugëtimi përpara. Ata kishin krijuar një lloj të letërsisë bektashiane, të shkruar me alfabet arab në gjirin e tyre, të cilën e kanë quajtur edhe si letërsi e bejtexhinjve, (kjo e fundit u tha dhe u krijua nga kundërshtarët e tyre, pasi nuk shkonte për shtat realitetit, se poezitë e tyre nuk ishin fare të rëndomta, ashtu sikurse tingëllonte kjo lloj nofke). Nga ana tjetër mësohet se bektashinjtë i besonin më së shumti shkollës së kulturës së tyre gojore, të cilën në kushtet e mungesës së shkrim këndimit, mundoheshin ta përhapnin me anë të oratrisë, dhe formave të tjera që vinin nga vetë kulti i tyre. Kështu kjo formë avancoi me poezinë, prozën apo dhe me filozofinë gojore, duke marë si shembull shkollën e vjetër Sokratike, të cilën e kishin synim ta merrnin e jepnin në një masë të gjerë mes bisedave dhe këtu roli i bektashinjve të mëdhenj, profesorëve si Baba Sali Dede, Baba Mustafa Dede apo dhe Baba Mustafa Qazimi i Tetovës kishin siguruar një shtrat të sigurtë në këtë lloj edukimi gojor tek mjaft shtresa të këtij besimi e më gjerë. I gjithë syniimi ishte ndërgjegjësimi, atdhedashuria dhe besimi në të ardhmen.

Lovett F. Edwards duke i ditur të gjitha këto arsye në hyrjen e tij të parë pas Luftës së dytë Botërore në Shqipëri, pati lexuar me kujdes shënimet dhe pikturat e “Shqipërisë” së Edward Lear. Aty ai kishte mësuar fjalën “shejtan” që shpesh notifikonte kundërshtarin, apo atë që nuk shkonte në një rrugë të njtë me njërin apo tjetrin besim, por dhe atë që dukej se kishte një “mision” të dyshimtë në këtë mes. Sidoqoftë, pikturat, skicimet dhe fjalët që ai ndeshi kishin vetëm një fakt, atë që nuk e ndryshonte dot askush bukurinë që i kishte falur Zoti atij vendi të bekuar, Shqipërisë. Dhe këtë e kishte mësuar e dëgjuar më së shumti edhe në një vit pas 1944-ës në burgun shqiptar, ku të burgosurit e asaj kohe besonin pikërisht atë që ai e shkruan me të madhe: “mund të pyesni, çfarë mbetet e Shqipërisë si tokë? A është ende vendi i vjetër piktoresk, që kaq shpesh është përshkruar? Askush nuk mund të ndryshojë, sigurisht, format e maleve dhe grykat e lumenjve. Bukuria natyrore dhe madhështia e tokës nuk mund të zvogëlohen”. Por ai shton për çudi një fakt mjaft interesant, të padëgjuar më parë, ku duket se ka luajtur dhe rolin e një “profeti”, kur thotë hapur, se “vetëm kur të kenë varret këta që sot kanë fuqinë, mund të vijnë ndryshime në këtë vend”.

 

Referenca: “The Geographical Magazine”, korrik 1946, 1/3. Faqe: 104-121.  

Comments (1 posted):

S.Athanasi on 06/01/2018 15:39:38
avatar
Z. TERZIU!
Fatkeqësisht, profetike thënia e F.Edwards, se:
"Vetëm kur të kenë varret, këta që sot kanë fuqinë, mund të vijnë ndryshime në këtë vënd".

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1