Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Jo thjesht “burimi” por dhe “shtama” i duhet letërsisë

Jo thjesht “burimi” por dhe “shtama” i duhet letërsisë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Jo thjesht “burimi” por dhe “shtama” i duhet letërsisë

Dr Fatmir Terziu

Problemi dhe procesi i të shkruarit dhe të botuarit “letërsi” në mesin e shqiptarëve, brenda vendit dhe në mesin e atyre që shkruajnë në kondita të tjera jashtë Atdheut, apo jashtë territoreve ku banohen me shqiptarë, po rritet me shpejtësi. Kjo rritje ka theksuar nevojën për të ofruar një listë gjithëpërfshirëse të termave dhe definicioneve të shkrim-leximit për përdorim nga njerëzit që janë përfshirë vetvetiu, falë talentit, falë dëshirave për të sprovuar veten, apo dhe falë mjaft shtysave të tjera për të bërë “letërsi” me botime librash, me paraqitje në rrjetet sociale, me angazhime të tjera, me dëshira për të qenë “dikushi” mes një armate të madhe shkruesish dhe vetëbotuesish të kontrolluar e të pakontrolluar.

Ky burim është përpjekja e parë në këtë mes apo në këtë kategori të territorit të quajtur “letërsi” në mesin e shqiptarëve për të krijuar një kuptim të përbashkët të terminologjive dhe termave që i duhen dhe i nguten apriori sot shkrimit dhe sidomos fushës së letrave shqipe.

Kjo përfaqëson një pikë fillimi në përcaktimin e kuptimeve dhe përdorimeve të këtyre termave. Ajo, si një ndërhyrje imediate, gjithashtu mbështet diskutimin dhe debatin për të zhvilluar dhe zgjeruar hapësirën dhe fjalorin domethënës në letërsi, në një fushë që sot ka bërë të thuhet mjaft lehtë se është aq lehtë sa “të hedhësh një zarr dhe të del para një shkrimtar”. Petrit Ruka, para disa ditëve, nga vetë këndi i tij i njohur i poetit e ndjeu të arsyeshme të thoshte se humori ka tejkaluar anën vizuale dhe shkrimin, kur citonte se humori i kësaj fjalie “fotografia ishte fantastike poshtë poezisë”, gjë që sillte në vëmendje se gjuha e fotos kishte një dimension kundërshtie ditë-natë me “talentin dhe terminologjinë e krijimit të shkruesit letrar. Ndaj për këtë duhet medoemos dhe terminologjia e panjohur, ajo që do të ndajë dilentantët e shkrimit dhe njohësit e shkruesit e vërtetë. Burimi bashkon termat e shkrim-leximit dhe përkufizimet lidhur me mësimin e shkrim-leximit në gjuhën e bukur shqipe dhe shkon përtej huazimeve nga gjuhët më të përparuar në këtë fushë, sidomos nga anglishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja.

Këto terma përfshijnë fjalë të përbashkëta gjuhësore (të tilla si ndalesa të plota dhe ndalesa të mëdha) dhe gjuhë më komplekse mes termave (të tilla si lidhjet dhe morfemat) si dhe fjalë specifike që përdoren gjerësisht në shkrim-lexim (të tilla si shkathtësia e integruar dhe konteksti). Për këtë nga studimet paraprake, që kanë kushtuar vite të tëra angazhimesh, shihet një listë gjithëpërfshirëse e termave kyç të shkrim-leximit dhe përkufizimeve, në fakt kjo është një risi që është e organizuar alfabetikisht, por edhe e detajuar sipas një aspektualiteti më të detajuar të efikasitetit përdorues në mesin e letrave dhe të shkrimit letrar, kur ky në fakt është i tillë, që në zanafillë, e që në “damarë”, pasi letërsia lind në zemër dhe fuqizohet me emulacionin e trurit, duke shkathtësuar tërë lëvizjet trupore si në një aktivitet të pandashëm retinor. Një kuptim është dhënë kohë më parë nga mjaft studiues për një tërësi të tillë, por në kategorizimin e sotëm, për secilën termilogjo, apo për secilin term, ka pasur një mangësi, si për shkruesit e sotëm, ashtu dhe për shkrimtarët e mjaft më tepër për studentët. Ndaj jepet më e detajuar dhe kur është e nevojshme jepet e siguruar deri në detaje me një shembull. Të gjithë shembujt janë në italikë me nënvizim se ku duhet të përqëndrohet theksimi është i nevojshëm. Kur një hyrje ka më shumë se një komponent (p.sh artikulim i caktuar dhe i pacaktuar), fjalët kyçe janë të theksuara. Referencat e kryqëzuara janë të përkufizuara në përkufizim aty ku është e rëndësishme ose në fund të tyre, papërcen tërësisht atë që mund të anashkalohet si një hyrje ndjesore në terminologjinë letrare të domosdoshme sot dhe për tërë ndyshesën e mëtejshme letrare të shkrimit letrar. Natyrisht duke shkuar më në thellësi të kësaj tematike, përveç kësaj, një listë me akronime të përdorura zakonisht në tërësinë e shkrimit letrar është munduar për të përfshirë edhe aspektualitete të qëllimshme që qasen nga fakte dhe burime. Të tillë tendenca lindin nga qasje të thjeshta të shkrimeve të dedikuara shkurt dhe me një respekt humori didaktik, ku fjala e Pëllumb Kullës, tek “kopsat e xhaketës”, apo enigma e Lazër Stanit tek “Kohë për nuse”, apo e Faruk Myrtas tek “Dritat e Italisë” ndjeshëm sjellin abrevacione, terma dhe definicione që ngjasojnë domosdoshmërisht me shkurtimin e një versioni të shkurtuar të një fjale ose fjalije.

Në mjaft shkrime dhe krijime të tjera, sidomos tek Zija Çela dhe “Ora e Zooparkut” të tij emrat abstrakt kanë një koncept ose ide më të avancuar, jo thjesht p.sh. dashuri, trishtim, por një kompleksitet të stiluar me riskun e fjalës së bukur, që përcjell dualitet mesazhi. Po kështu leximi i Vasil Vasilit tek “Katër kostumet dhe pardesyja”, Noke Abilekajt tek “Të fala Ezopit dhe La Fontenit”, kapërcen një akronim, një fjalë të përbërë nga shkronjat e para të fjalëve të tjera, dhe hyn me koloritin e mesazhit në filozofi të skajshme. Ndoshta, jo në Ditët e Panairit të Librit, që pështjell qofte me kapakë librash, ndoshta jo në hapësirën e komercializuar të një feste të librit, as dhe në tryezat me breshka dhe me koleksione shallesh të mëndafshta, kjo formë e përparuar e shkrimit të letrave, nuk mund të qaset, jo, por në një mjedis që e do letërsinë, që bën më shumë për të se sa për ekranin e ftohtë, ku flitet me alegoritë e Dante Aligerit në tymnajën e vitit 2017-të, apo në mollëndarjen letrare, ku jo skjashëm si tek “apple” i kafshuar që bën shkencë, në një mollëndarje të letërsisë shqiptare, ku mungojnë imediatet e terminologjisë së sotme  më të përparuar, molla letrare shqiptare e ka më shumë se një arsye të mbetet ose e kalbur, ose me tre krimba letrarë të trashëguar nga e djeshmja. Në detaj mungon dhe akrostika.

Akrostika, që është një lloj misteri, dhe që jo pak herë përdoret si një mjet mësimor në zhvillimin e fjalorit në të cilën linjat ​​janë rregulluar në mënyrë të atillë që fjalët, frazat ose fjalitë të formohen kur letra të caktuara nga secila linjë përdoren në një sekuencë të caktuar, të udhërrëfyer e ndihmuar nga aktualitetit, strategjia, madhësia, thelbësorja, hapësira, fazat, marrja mesazhore, dukshëmëria, risia dhe teknikat. Tek shkrimet e sotme, në mjaft botime, në mjaft nivele “madje të vlerësuara si letrësia më e mirë e vitit”, ajo shkon përtej me nivelin e njohurive të tyre ekzistuese, shkon deri në një kapje të letrësisë me një “veting” të padukshëm, ku mëkati është më i madh se ai krimi i trafikantëve, më i dëmshëm dhe më i rrezikshëm për kulturën e gjerë letrare shqiptare e më tej, ku ajo sado e vogël, tashmë në një hapësirë të tillë, nuk mund të konsiderohet më e ndarë dhe me tendenca provinciale.

Në një kohë që mungon “i mësuari aktiv”, dukshëm është e domosdoshme një qasje që angazhohet me një risi të avancuar dhe të balancuar ku kërkohet që duke i përshtatur dijet për interesat e të kuptuarit dhe nivelet e zhvillimit të shkojnë disi më afër realitetit të njohjes së termave letrare, gjë që ndihmon dhe në faktorëzimin e sotëm të shkrimit, por dhe në dallesën që duhet të ketë fusha e letrave, jashtë atyre dërmimeve dhe trysnive akrobatike të instancave. Kjo nuk duhet thënë thjesht se duhet e mund të përfshijë aktivitete dytësore ose autentike, por të ketë vetë instancën e duhur e të kualifikuar, jo një rrjesht “jurish” apo “enigmatësh” që ende kanë largërendin e gjërave letrare në kokë e në mosdijen e tyre ravijëzohet vetëm ëndërra e të qenit parësor, didaktë e profilaktikë.

Letërsia shqiptare me domosdoshmëri duhet të bëjë atë që në një mesazh të hershëm dhe në shkrimet e tij të qarta i dedikon Murat Aliaj, pra në atë të shkrimit që përkon me procesin e dëgjimit aktiv për marrjen e informacionit, jo thjesht nga një auditor, duke u kushtuar vëmendje gjuhëve, këndeve dhe formateve të ndryshme, duke u përqëndruar në informacionin dhe duke iu përgjigjur, e madje duke përmbledhur, parafrazuar etj. Vetë ato linja frymëzuese që të shpien tek modeli i leximit aktiv. Sakaq në këtë aspekt leximi dhe komentet e Ramiz Gjinit, Sadik Bejkos, Thani Naqos, Vangjush Zikos, Pandeli Koçit, Vangjush Saros, Ibrahim Kadriut, e më së shumti destinacioni i avancuar kulturologjik i Zyhdi Dervishit kanë një fondacion të tërë Interaktiv, ku duhet të përqëndrohet strategjia e rrugë-shkrim-nxënies për të rritur kuptueshmërinë duke inkurajuar lexuesit të ndërtojnë kuptimin në tekst. Ilirian Zhupa, në jo pak raste Agim Gjakova, Luljeta Lleshanaku, Skënder Rusi, Luan Rama, Frederik Reshpja, Ali Podrimja, Miftar Spahija – Thaçi, Izet Duraku, Lida Lazaj, Rudolf Marku, Fatime Kulli, Roland Gjoza, Prec Zogaj, Faslli Haliti, Grigor Jovani, Irena Gjoni shkruajnë që të promovojnë jo thjesht me tekst, por me një tis të hollë perceptimi dhe mbështetjeje me tërësinë që mbart kuptimin dhe të menduarit kritik.

Kjo mënyrë e të shkruarit e ndeshur tek të tjerë si Iliriana Sulkuqi, Nase Jani, Vizar Zhiti, Vilhelme Vranari e disa të tjerë përfshin tri faza të aktivitetit, që pasojnë ato të tjerat para, gjatë dhe pas leximit të krijimit. Gjithashtu i njohur si modeli i leximit interaktiv ky lloj shkrimi zë formën më aktive, pra duhet qartësuar se aty zë vend një fjali ku subjekti kryen veprimin dhe ku fjalia e thjeshtë e bën vetë modelin e leximit letrar, qoftë në prozë, apo dhe poezi e forma të tjera shkrimi. Format aktive të shkrimi, frazat adekuate ku një grup fjalësh që funksionon si një mbiemër për të modifikuar një emër kërkon të hyjë në aspektualitein e domethënies natyrisht ka një rëndësi të veçantë dhe lehtëson parimet që filozofia i udhëheq mes mesazhit të qashtër të shkrimit letrar.

Ndërsa procesi i kapërcimit të barierave të së djeshmes, madje dhe definimi i strukturave të përparuara ka nisur të zhvillohet, ka nevojë që të standardizojnë kuptimin dhe përdorimin e termave dhe përkufizimeve të shkrim-leximit. Termat dhe përkufizimet e një modeli të parashtruar si një nismë, për sa u citua më lart, janë të dizajnuara për këdo që është i interesuar në një kënd të shëndoshë krijues dhe letrar bashkëkohor, për këdo që synon të masë veten dhe krijimin e Tjetrit. Termat dhe ndikimet e tilla janë përpjekjet për të krijuar një kuptim të përbashkët të termave të shkrim-leximit, si një shkas për kohën, vendin dhe hapësirën në të cilën shkrimi shqiptar po mundohet të bëjë shtrat me gjuhën e tij të bukur shqipe, por dhe në një mjedis ku gjuhët kanë një arsye pikëtakimi leximin letrar. Termat dhe përkufizimet e shkrim-leximit nuk paraqesin thjesht një pikënisje në përcaktimin e kuptimit dhe përdorimin e këtyre termave, por lehtësojnë udhën e shkrimit letrar, nëse duam të jetë i tillë e të jetojë gjatë, jo thjesht për të zënë vend diku në qoshen letrare, apo në barrikadat e uniformitetit. Kështu mund ta themi dhe brenda një debati të gjerë, se rrjedha e letrësisë së sotme shqiptare kërkon jo thjesht dhe vetëm “burimin”, por edhe “shtamën” e saj letrare. Natyrisht e thjeshtë, e bukur, tradicionale, e moderuar, e përfshirë në familjen e madhe me stimulin dhe traditën e bukur shqiptare që ia jep një gjuhë, që të gjitha Kombet do ta kishin zili. 

Comments (2 posted):

on 16/11/2017 17:16:23
avatar
I nderuar Miku ynë,Dr.Fatmiri! E lexove me një frymë dhe me ëndje studimin tuaj letrar.Unë ju vlerësoj dhe ju falënderoj si letrar bashkohor,edhe pse në moshë shumë më të madhe se ju apo brezi juaj, por fati e solli, të japin vlera edhe të harruarit dhe të mohuarit e kohës së egër.
Ju përgëzoj për analizën studimore në fushën e letërsisë të pas viteve'90. Eh sikur të gjithë përfaqësuesit e artit, të kulturës, veçanërisht të letërsisë, t'i shihnin botimet e këtyre viteve me syrin që i shihni dhe me ndërgjegjen që i vlerësoni Ju, atëherë kombi ynë do të ishte ndryshe. Pse?
1-Sepse letërsia ndikon pozitivisht në rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare.
2-Sepse këta emra letrarë që ju i merrni në analitzë si rezultat i një studimi shumëvjeçar, një studim dhe zhbirim i paanshëm, që për fat institucionet e Kulturës as që i marrin në konsideratë. Me këtë studim Ju jo vetëm i jepni një shuplakë Ministrisë së Kulturës, Bibliotekës Kombëtare, Lidhjes së Botuesve dhe kritikës me mendësi mesjetare të socrealizmit,që bëjnë vlerësime të padrejta. Çmimet nuk duhet të jepen një ditë para çeljes së Panairit, por pas një viti kur botimet nga panairi në panair të jenë lexuar nga një komision,i përbërë nga kritikë dhe njohës të mirë të letërsisë. Për sa kohë që letërsia reale, moderne e bashkëkohore,do të jetë në vartësi të politikës,do ngelet një letërsi e shpërfillur ku antivlera do të ngrihet në piedestal.Ndaj ka nevojë për analiza studimore të tilla që t'i shkundin nga letargjia përfaqësuesit e mykur të Kulturës kombëtare.
Urime,shumë Urime, miku im, Fatmir!
Të buroftë pena ar, o "Mjeshtër i Madh i Penës"!
me konsideratë!
Vilhelme
Vlorë- 16-11-2017
Guri Naimit D(Dh Xh) on 19/11/2017 22:34:58
avatar
Me Vilhelmen-MJESHTERE..
per Mjeshterin-Fatmir Terziu.

Faleminderit,Mjeshtre e Madhe Vilhelme Vronari Haxhiraj,qe me dole si gjitnje ne ndihme.Thene cmendoja per te madhin; "Mjeshter i madh i Penes" Fatmir Terziu.
Gej rasti tiu falenderoj te DYVE-Vilhelme dhe Fatmir,krye-PENA ne "FJALEN e LIRE",sa misionet qe drejtoni.
Me konsiderate 81 vjecari-mesues.
Dhimiter Xhoga(Guri Naimit D)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1