Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Ku rridhte gjak e buronte këngë

Ku rridhte gjak e buronte këngë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Timo Merkuri

Honestera e këngës

Ku rridhte gjak e buronte këngë

 

 

Nga Timo Merkuri

…vijim….

5.n-Ndërkohë në Stamboll qysh më  3 Nëntor 1839 ishte shpallur dekreti i reformës së re që qu-hej “Tanzimat”, por duke parë historinë e rezistencës  himarjote në mbrojtje të venomeve, në Bregdet kjo reform u shpall  zyrtarisht në vitin 1845. Sipas Tanzimatit, anulloheshin totalisht autonomitë e  krahinave shqiptare duke vendosur sistemin e taksave, të pronës shtetërore, siste-min e shërbimit të detyrueshëm ushtarak (nizam) 5-7 vjet etj.

Vetkuptohet që kjo reform u prit me kryengritje mbarëpopullore jo vetëm nga krahina e Himarës por edhe Labëria dhe ajo që ka më shumë rëndësi është fakti i bashkimit të forcave dhe organizimi i përbashkët i luftës antiturke. Na erdhën trimat e bregut/Të luftojnë për vatanë/Për xhelep e për nizamë… këndohet për pjesmarjen në “Beslidhje” në Picar të Gjirokastrës më 1846 ndërsa për veprime të përbashkëta këndohet: Vjen hordhia nga Janina/Mbahu Shahin bej Delvina/Ke taraf Bregun e Detit/Parësin e Kurveleshit/ Që luftojn me palla sheshit…ose … Tetëqint  dyzet e shtatë/Për një dit e për një natë/Vjen Himara si rigatë/Me trembëdhjetë bajrakë…

Në vitet 1830-1837 kemi një bashkëveprim të forcave të bregdetit dhe  labërisë nën drejtimin e Tafil Buzit e Zenel Gjolekës me shokë në kryengritjken kundër masave të ndërmara nga sulltani për rritjen e taksave. Luftimet kanë qënë shumë të ashpëra dhe të rënët të shumtë….Rrinte Çobua në Sopot/Rrij e shkruante me shkop/Sa vigje kaluan sot/Njëzet borsh’ e tre fteriotë/ Dhe dy Çorro-Goriciotë…Le të dëgjojmëe vajtimin e një gruaje pilurjote në 1847 pas n jë përleshjeje të kryengritësve himarjotë me ushtarët turq të komanduar nga Mehmet Reshit Pasha, Kryekomandant i Rumelisë…Ç’më ra në kokë sëpata/Se më erdhë dy mandata/Ç’u qaj korba në shtëpi/O dy të zemrës të mi/ Ç’më bëre Reshit i zi/Më prure katastrofi/Më prure zinë në prag/Pa s’do të lë pa marë hak/Këtë që kamte në bark/Do ta rrit si trim të prapë/Të të mbërthejë në çark…

5.p-Në vitin 1878 Sulltan Abdul Hamiti II tentoi të shndronte Sarandën dhe fshatrat e Bregdetit në çiflig të tij. Duke qënë se hasi rezistencë, dërgoi flotën detare për shuarjen e rezistencës, por pa sukses….U mbush deti me karavë/Doli Sulltani Sarandë/Do të bëjë imlaq fshanë… Atëherë sulltani zgjodhi rrugën proceduriale, dërgoi në Sarandë një personalitet ekonomiko-politik të quajtur Korad për të ndaluar tregëtinë e vendasve me ishujt Jonianë dhe për të konfiskuar për llogari të Sullatnit pyllin e Brodanit. Por dhe ky plan dështoi për arsye se Koradit i bëhet atentat  dhe vritet në mes të Sarandës nga një djalë i ri niviciot.

Situata ishte shumë e disfavorëshme për turqinë. Më 3 mars 1878 ishte nënshkruar Traktati i Shën Stefanit (lagje e jashtëme e Stambollit), i cili  i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80% të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Ky vendim cënonte rrëndë edhe Shqipërinë. Si kundërpërgjigje, më 10 qershor 1878 themelohet  Lidhja Shqiptare e Prizerenit e cila bën  të njohur rrezikun që u afrohej territoreve shqiptare nga copëzimi i fqinjëve, në zbatim të Traktatit të Shën Stefanit dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878) dhe  lëshoi kushtrimin për mbrojtjen e tyre edhe me luftë të armatosur, krahas luftës diplomatike..

 Më në 27 Shkurt 1878 ishte zhvilluar lufta e Lëkurësit ku ishte demostruar uniteti i luftëtarëve të krahinave të ndryshme  në mbrojtje të territoreve shqiptare.

6- Por edhe në Turqi situate nuk ishte e qetë.  Në këtë kohë kishte filluar lëvizja e Xhon Turqve, e cila   ishte lëvizje nacionale-borgjeze që lindi në vitet 80 të shek. XIX në Perandorinë Osmane dhe drejtohej kundër absolutizmit të sulltan Abdyl Hamitit II.   Në thelb Xhon Turqit kërkonin ruajtjen e Perandorisë Osmane dhe paprekshmërinë e  dinastisë osmane, me kusht që pushteti i saj arbitrar, absolutist, të shndërrohej në një monarki kushtetuese parlamentare, nëpërmjet rikthimit në fuqi të Kushtetutës Osmane të vitit 1876, të shpallur po prej Sulltan Abdyl Hamitit II më 23 dhjetor 1876 . Duke vlerësuar rolin e kryengritësve shqiptarë, xhonturqit u premtuan edhe mësimin e gjuhës shqipe (neni 16 i programit të xhonturqve).

  23 korrik vitin 1908 sulltani Hamiti II  shpalli Hyrietin (Kushtetutën ) dhe fuqine e morën “turqit e rinjë”, të cilët u mbështetën nga shqiptaret për ardhjen e tyre në pushtet, por me marrjen e pushtetit ata më 15 shtator 1908 paraqitënnë parlament  një ligj për mos kandidimin e jo turqve . Ata gjithashtu vendosën të mbyllnin gjithë shkollat shqipe të hapura dhe  nisën ekspeditën e Turgut Pashës më 1909 e cila u prit kudo me kryengritje.

Sulltan Hamiti II duke parë pakënaqsinë e shqiptarëve, mbështet një revoltë në Stamboll në 27 prill 1909, dështimi i të cilës solli rrëzimin përfundimtar nga froni të tij  dhe fronë-zimin si sulltan të të vëllait, Mehmetin e V, pasi u nxuar më parë nga burgu ku ishte mbajtur i arestuar.

Xhonturqit në 1908 shpallin anullimin e venomeve të Himarës, veprim ky që u prit me kryengritje të popullit të kësaj krahine.

Në mbledhjen e organizuar ne Kalanë e Himarës nga dr Jani Rexho u vendos me unanimitet që do hiqeshin venomet kur te vritej dhe himarioti i fundit.  Doktor Rexhua zgjidhet njëzëri si përfaqësues i Himarës, ku së bashku me një delegacion që përbëhej nga Jani Rexho, Pano Koleka, Konom A. Zoto, Miço Leka, etj  nisen për në Janinë ku i paraqiti Valiut të Janinës (nëntor 1908) peticionin në emër të krahinës së Himarës.

Valiu i Janinës e areston delegacionin himarjot. Ndërhyn konsulli francez për lirimin e tyre.

Në vitin 1910 Turqit nisën një ekspeditë ushtarake kundër Himarës, e cila vijonte të mos paguante taksa…Por le tja lëmë fjalën këngës popullore të ngritur në prill të vitit 1910, kur nisi përpjekja: Nëntëqind e dhjetë viti/Vaftin që shkoi komiti/Than Himara kryengriti/Ndaj u çkul mytesarifi/Asqer nga Preveza ngriti/Dhe Himarës ja vërviti/Kryq e çkryq topat i ngriti/ Himar’ e zeza Himarë/Njëmij’ e dyqint këmbanë/ Çkini këmbana pse s’bini/Apo trëmbi nga veziri/Atë ditë  të xhumanë/Vanë djemt’ e bregut vanë/Dy mijë turq dualë ndanë/Me topa me xhebehanë/Rreth e rreth e bënë  fshanë/Jani Rexhua si astriti/Prrmbi male sokëlliti/Djemt e bregut seç i ngriti/-Ku jeni o leondarë/Merrni sëpat’ e hanxharë/Turkut le ti bëjmë varrë/Se sulltani do na marrë/ Venomet që na i lanë/Ata stërgjyshërit tanë/Ja i mbajm’, ja shkuam e vamë/Aferim o bregu i detit/Sju bëre raja dovletit.

 

Himarjotët rreshtohen në dy fronte, njërin Brenda kalasë me djem himarjotë dhe frontin tjetër  me djem bregas dhe lebër bashkë, u vendosën në shpinë të forcave turke. Pas një rezistence 45 ditëshe , komandanti turk, që udhëhiqte operacionin ftoi përfaqësuesit e Himarës të kryesuar nga Dr.Jani Rexho dhe  duke u komunikuar dekretin e Sulltanit për tërheqjen nga Himara, dhe u kërkoi në mënyrë “simbolike” dy pushkë, për t’ia dorëzuar sulltanit si provë e besnikërisë së himariotëve ndaj padishahut të madh.  Doktor jani Rexho  nxorri nga xhepi i brendshëm i jelekut të tij dy napolona flori dhe i ja zgjat myteserifit turk duke i thënë:

 “Meri këto monedha dhe bli dy armë në treg, mbasi shqiptari nuk e ka zakon që t’i dorëzojë armët e veta të tjerëve, qofshin këta miq apo armiq të tij.”

Sulltani kërkoi takim me një delegacion himarjot në Stamboll, delegacion që e kryesoi dr Jani Rexho dhe që përbëhej nga: Nikolla Milo, Jani Rexho, Pano Koleka.

 Në takimin me Sulltanin, dr Jani Rexho deklaron: “Venomet na i kanë lënë të parët tanë, si të vetmin amanet, brez pas brezi. Për këto ne nuk kursejmë as jetën nga fëmija deri tek më plaku, në krahinën tonë Himarë. Jemi të bindur se Ju në emër të Allahut tuaj do ta respektoni marrëve-shjen të shkruar në bakër që në vitin 1492 nga paraardhësit tuaj. etj” (Jani Kersopoulos: Krono-llogjia shqiptare, Athine 1937).

Kjo ishte epopeja e rezzistencës himarjote nëpër shekuj, në mbrojtje të venomeve, epope që rrodhi gjak e kulloi këngë deri në themelimin e shtetit shqiptar. Por historia e venomeve vazhdoi, Himara krijoi një raport specifik me shtetin e ri shqiptar për të cilin do flasim në vijim.

…vijon…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1