Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | GJONPEPAJ - SHKOLLA E PARË SHQIPE NË TROPOJË

GJONPEPAJ - SHKOLLA E PARË SHQIPE NË TROPOJË

Font size: Decrease font Enlarge font
image NË KUADËR TË 100-VJETORIT

 

NË KUADËR TË 100-VJETORIT

 

hollësi do gjeni librin tim

"Rrugëtim arsimdashës i Tropojës", Tiranë 2015

 

Frymëzuar edhe nga  ngjarjet  e kohës,   Nikaj-Mërtur,  me  kërkesën    e    atdhetarëve    vendas,    Sokol    Basha, Tunxh Miftari, Bek Selimi, Syl Martini, Murrec Sadria, Ukë Çuni, Fetë Sadiku, Myftar Alia, Çun Kola, Met Sokoli, Mark Alia,  Marash Uka etj.. qysh nëvitet1915e1916 (madje edhe shumë kohë parë) organizohej mësim mjediset e kishave ku direkt  apo  indirekt  mësonin  edhe  disa  prej frymëzuesve  e nismëtarëve.

Largësia e madhe nga qendrat administrative dhe mungesa

e mjeteve të komunikimit, ka sjellë mungesë dokumentacioni e kjo nuk na lejon t’i quajmë shkolla në kuptimin klasik, megjithëse ishin të tilla.

Në zonat e pushtuara nga austro-hungarezët që shtriheshin nga Veriu deri në lumin Vjosë e pjesën e sipërme Shkumbinit, iu lejua shqiptarëve një autonomi kulturore e arsimore. Drejtoria e rgjithshme e Arsimit ndodhej Shkodër. E gjithë zona kishte 3 drejtori arsimore: Shkodër, Tiranë, Berat dhe 6 bezirke (qarqe) administrative. Tropoja në fillim të vitit 1917 nuk e kishte më qendrën në Shkodër, por Zhuri, i cili ndodhet mes Prizrenit e Kukësit.

Siç thamë edhe lart, kërkesat e nikaj-mërturasve për shkollë, të përkrahur e nxitur edhe nga priftërinjtë përparimtarë, u shtuan shumë. Kërkesat adresoheshin edhe në Drejtorinë e rgjithshme në Shkodër, por edhe bezirkun e dytë Zhuri nga varej administrativisht.

Emri i Luigj Gurakuqit krye asaj Drejtorie ishte një vlerë e madhe për kombin. Ky patriot i madh e gjenerator i fuqishëm, ishte pasionant e i palodhur r ngritjen e përhapjen e arsimit shqip. Kjo duket qysh në marrjen e detyrës se re. Që në vitin 1916 ai ka bërë një studim paraprak për hapje shkollash në Veri të cilin ia ka paraqitur Kryekomandës M.e.R te XIX Trup Ushtrie në Shkodër. Përsëri, më 5.2.1917, i rgon një raport tjetër konkret kësaj Komande ku shprehte argumentet e mundësitë r hapje shkollash. Komanda austriake i kërkon të rgojë një inspektor r të njohur

gjendjen, por ai i sqaron se ka marrë lajme edhe prej priftërinjve disa katundeve (gatishmërinë për mësim) dhe prej Zotit Hpt. Wimner.

Gurakuqi u shprehej organeve eprore se nuk ishte nevoja të prisnin më. Ai konkretizonte katundet e Bezirkut II ku mund të hapeshin shkolla duke i lënë në dorë të famullitarëve, të cilët do t’i mblidhnin  nxënësit  nëpër qelat e tyre  duke saktësuar:

1- Mgulla (edhe per Gjoan, Plan e Kir, Pog, Shosh e Prekal).

2- Palcë e Mërturit (edhe për Salcë, Brisë e Kotec).

3- Gjonpepaj (edhe për Peraj, Nik-Prendaj, Kapit).

Ai vazhdon përcaktojë edhe masat organizative: “Në këto katunde shkolla do të rrijë hapet prej marsi deri në marim të oktobrit, pasi në muajtë e tjerë nuk mund të ndjekin shkollën nga shkaku i dimrit e rrugëve të këqia.1)

Mendon të bisedojë e t’i marrë leje peshkopit të Pultit, Bernardin Shllakut, r formalitetin e emërimit famullitarëve si mësues. “Kur të marr të gjitha hollësirat prej tij do t’ju baj propozimet për emërimet. Për katundet e tjerë të këtij Bezirku ku duhen mësues laik do t’ju baj propozime të tjera në qoftë se gjaj për së shpejti mësuesit e nevojshëm”2)

Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua pasi ai ndodhej r inspektim në Bezirkun e VI. Me

5.5.1917 u rgua z. Ndue Paluca, inspektor i kësaj Drejtorie.

 

 

Luigj Gurakuqi me shumë preokupim e ndjenjë rgjegjësie r punën, i rgon Ndue Paluces më datë

4.4.1917 një letër jo fort gjatë, por ngjeshur me detyra e porosi:

r një udhëtim në Zonat e Bezirkut I e VI duke i specifikuar edhe vendet: Koplik, Gjoan, Shosh (Bezirku i parë).

Bezirkun e VI: Palcë e Mërturit e Gjonpepaj, (por ai, siç duket, me iniciativën e tij, inspektoi gjithë Malësinë e Gjakovës, shën. im).

Të mblidhen lajmet e nevojshme r themelimin e shkollave ato vise.

A mund të bëjnë 3 orë mësim në ditë famullitarët, domethënë 15 orë në javë e me marrë një dëftese të shkrueme prej tyne mbi këto çashtje.

Mësimi a do jepet ne qelë z. Famullitarit a ndonjë shtëpi tjetër, sa do të paguhet qiraja?

qoftë se merret shtëpi me qira, sa kohë dhe sa holla do të lypen me u ndrequn dhe a mund të gjenden usta?

A mund bahen vend orenditë shkollore? 3)

Ai kërkoi një studim detajuar me fakte konkrete e gjëra të mundshme e të domosdoshme r hapjen e shkollave.

Duket qartë se me sa humanizëm, seriozitet, realizëm dhe

profesionalizëm flitet këtë letër. Por edhe kuptimi i saj ka po kaq seriozitet dhe devotshmëri për detyrën, pa shprehur asnjë ngurrim me gjithë kushtet shumë rënda për udhëtim, ushqim e fjetje këto malësi. një shënim nga Gurakuqi po të kësaj letre shohim se Ndue Paluca ishte nisur qysh të nesërmen dt. 5.04.1917, bile më datë 6 dërgon nga Prekali një telegram me një shkrim special për t’u admiruar nga çdo lexues apo letërshkrues.


lexo te plote ketu

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1