Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Arkivat britanike: Elbasani “kryeqytet i tregëtisë dhe ushqimit”

Arkivat britanike: Elbasani “kryeqytet i tregëtisë dhe ushqimit”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Leksi Vini

Arkivat britanike: Elbasani “kryeqytet i tregëtisë dhe ushqimit”

Dr Fatmir Terziu

 

Ushqimi dhe të ushqyerit në Evropë dhe në Azi ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e mjaft studiuesve. Martha Calin dhe Joel T. Rosenthal (1998) janë shprehur se ushqimi dhe pirja janë thelbësore për jetën dhe prandaj me interes të madh janë si për historianin, ashtu dhe për poetin, apo dhe për këngëtarin. Sipas tyre ato janë “si dhe një magjepsje e vërtetë në të drejtën e tyre, të dy aktivitetet janë pjesë përbërëse e historisë sociale dhe ekonomike” (1998). Sidoqoftë, ushqimi dhe pijet, sidomos në mesjetë, kanë marrë më pak vëmendjen e tyre. Esetë e shkruara nga dy autorët në një vëllim të tyre i afrohen subjektit të tyre nga një sërë këndvështrimesh: nga realiteti i urisë dhe mbështetja në “ushqimin e shpejtë” të atyre që nuk kanë objekte gatimi, konsumit të një shtëpie të zonjës angleze dhe karrierës së një kuzhinieri frëng në familjen mbretërore. Në anën tjetër E. N. Anderson (2014) shkruan se “Ushqimi dhe Mjedisi në Kinën e Mesdhetare jep një shpjegim për zhvillimin e sistemeve ushqimore, bujqësinë dhe tregtinë në epokën imperiale të Kinës, duke lidhur ato ushqime me fenomenin global të kuzhinës kineze sot.” Kjo sipas tij ka dhënë një ndikim të hershëm dhe në mjaft kultura të tilla.

Me këto dy kultura të mpleksura e të frymëzuara nga njëra-tjetra në tërë rrugëtimin jetik të njerëzimit kanë ndodhur dhe ndryshime, po aq dhe frymëzime të ndryshme. Shqipëria e ndodhur në një pikë të rrëndësishme të Egnatias, në një lidhje Lindje-Perëndim, me qendër Elbasani, gjithnjë ka pasur një frymëzim të tillë, që është dëgjuar e parë dhe tek mjaft këngë. Ashtu sikurse ndodhi me Venecian, ku erëza dhe tekstile të çmuara, të importuara nga postet tregtare të largëta në Mesdheun lindor, tregjet veneciane në Mesjetë; ndodhi dhe me Elbasanin, ku tregëtarët u zhvilluan shumë. Por tregtarët e Elbasanit sikurse dhe ato të Venecias importuan më shumë se mallra materiale nga Lindja. Ata blenë edhe një mori idesh vizive dhe informacion nga kultura myslimane. Kjo tregohet dhe në cilësimet që arkivat britanike jo pak herë i bëjnë Elbasanit, duke e cilësuar atë si një “kryeqytet të tregëtisë dhe ushqimit”.

Arkivat britanike shqyrtojnë në jo pak raste përvojat e tregtarëve venecianë jashtë shtetit, duke u fokusuar në lidhje me Egjiptin, Sirinë dhe Palestinën, si dhe me Persinë dhe Rrugën e Mëndafshit, që në disa raste e lidhin dhe me Shqipërinë e sidomos me Elbasanin. Thuhet dhe argumentohet se shumë tregëtrarë kkishin fituar njohuri mbi kulturën islame nëpërmjet kontakteve personale me partnerët e tyre muslimanë. Bazuar në një hulumtim të gjerë multidisiplinar, në një nga materialet më interesante të disa mediave të asaj kohe, shqyrtohet dhe mekanizmat që qeverisnin shkëmbimin e kulturës vizuale përgjatë kufijve ideologjikë para epokës së shtypjes. Arkivat eksplorojnë një varg tipesh ndërtimi që pasqyrojnë ndikimin e imazhit islamik, duke i kushtuar vëmendje të veçantë disa ndërtesave tipike të vëzhguara në udhëtimin e Egnatias. Arkivat e konsiderojnë kompleksitetin e importimit të ideve muslimane në një qytet si Elbasani pa mëdyshje, pikërisht në pikën e nisjes për ndërmjetësimin dhe ndihmën e tregëtisë mes Egnatias.

Kjo lidhje mes kulturave, si dhe cilësimi i Elbasanit si kryeqytet i tregëtisë shqiptare dhe ushqimit, ndoshta ka qenë i rrëndësishëm dhe mjaft domethënës të ushqehej nga këngë të cilat kanë ardhur në veshët e brezave nga Aleks Josifi i njohur me emri Leksi Vini. Leksi i ka kënduar më shumë gjellëve të Elbasanit dhe me një detajim ai ka shkuar deri në thellësi dhe imtësi të pasqyrimit të tyre. Një nga këngët e tij më të përhapura dhe të kënduara në rrethe të ngushta festive është dhe ajo që Leksi i kushton pikërisht tërë asaj tradite të bukur e të pasur të ushqimit elbasanas. Bardha Nergjoni e ka vërtetuar këtë në një shkrim të saj, kur thotë se Aleks Josifi e ka përshkruar mes vargjeve dhe artin e të gatuarit ..., dhe pse një kuzhinë e ndikimit turk, gatimet marrin vlera të veçanta pasi disa prej tyre janë unike dhe gatuhen vetëm në Elbasan.

1.Pitet/ ke Lush Piçi jan’ me nâm’.

Çorba/ fërgohet me tëlyn e jo me dhjâm’.

2.Ullinjt’ e regj’/ me uthull e voj,

të çelin miden’ kur i fut në goj’.

3.Dhe qoftet e yftarit/ jan’ me fâm’,

të bâme me ve’ , s’mbesin nër’ dhâm’.

4.Dhe paça/ gjellë e mirë që nuk të velit.

Dhe tava me pestil/, me ynyrë’, nuk të mërzit.

5.Dhe qoftet me kos/ dhe peshku i fërgu’/,

gjell’ të mira, të lehta…për t’u lëvdu’.

6.Dhe mishi me pras/ dhe me spinaq/.

Dhe tava me bamje/ të kënaq.

7.Dhe pashaqoftet/ dhe vorbja me uthull/.

Dhe mish’ i pjek’ me kos e me hudhër/.

8.Kungulli i mush’/, patllixhanat/ dhe mullëza po ashtu/.

Dhe bumari me speca Stamolli’/, për t’u lëvdu’.

9.Dhe zorrët e pjekme/, me mëlçi/,

të lehta janë në verë, për çdo njeri.

10.Dhe brozhollat/, dhe sallata/, nuk përjashtohet;

Dhe djathi i njomë/, e kaçkavall/ lavdërohet.

11.Në daç’ me bâ mish dashi me kos/.

Gjel deti me dollëm/, byrek – koros/.

12.Keq nuk bâhet nji spahi-byrek/,

Laknuri me kos/, në furr’, i mir’, e i pjek’.

13.Âsht nji mal i bukur mush’ me bor’,

kabuni me rrush të thatë/, ta shemësh’ me dor’.

14 Dhe mishi me lakna/ që âsht tue ardh’.

Dhe biba e patës, – shumë e mirë – me lâng të bardhë/.

15.Dhe joprakët me kos/, të mirë jan’.

Dhe llahanâtë që bâhen me mish e me uthull/ të sha’ s’kanë.


Po të shikosh në detaje, dhe mënyrën e shtrimit në vargjet e këngës, përtej traditës që vjen si një mishërim i kulturave, është dhe një domen mjaft i rrëndëishëm që tregon dhe vërteton atë që arkivat britanike e quajnë si Kryeqyteti i tregëtisë dhe ushqimit. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1