Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | ELBASANI NUK I KA PËLQYER REVOLUCIONARËT

ELBASANI NUK I KA PËLQYER REVOLUCIONARËT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sir George Renuick

ELBASANI NUK I KA PËLQYER REVOLUCIONARËT SHQIPTARË

 

Dr Fatmir Terziu

 

Dy fakte të rrëndësishme zhbirrojnë termin-togfjalësh  “revolucionarët shqiptarë”, që pushtoi botën mediatike në vitin 1924. Fakti i parë lidhet me zbulimin e Elbasanit si një qytet dhe një qendër të papajtueshme me këtë term-togfjalësh dhe fakti i dytë zbulon faktin real të Fan Stilian Nolit. Elbasani shkruhet në arkivat britanike nuk pajtohej me revolucionarët, dhe uk i pëlqente ata, por ama nuk ngurohet të thuhet në vitet kur ata dolën në skenë me Nolin në krye, se “Revolucionarët shqiptarë janë mjeshtra të situatës në Shqipëri dhe përqëndrohen në bastionin e qeverisë në Elbasan ku janë ngulitur 8000 besnikë të betuar si pro-Perëndimorë”. Për Fan S. Nolin thuhet se nënën e kishte greke dhe babain e kishte bullgar. Fan S. Noli vetë kishte lindur në Thrakë dhe kishte filluar karierën e tij me një kompani teatrale turke.

            Ndërsa Noli ishte aktivizuar me kompaninë teatrale turke ai kishte dhe një pseudonim (nickname: The son of Punch and Judy) “i biri i Punçit dhe Xhudit”. Historia dhe frymëzimi i karaktereve Punçi dhe Xhudi ka rrënjë në komedinë italiane dell'arte të shekullit të 16-të. Figura e Punçit rrjedh nga karakteri napolitan i aksioneve të Pulcinellas, e cila u anglizua më vonë në Punçinello. Ai është një manifestim i figurave të Lordit të Misrules dhe figurës Trickster të mitologjive të rrënjosura thellë. Gruaja e Punç ishte quajtur fillimisht “Joana”. Figura që më vonë u bë zoti Punç bëri paraqitjen e saj të parë të regjistruar në Angli më 9 maj 1662, e cila llogaritet tradicionalisht si ditëlindje e Punç në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo lojë në të gjitha gjetjet arkivore përshkruhet si “një lojë kukull italiane”.

Edhe pse u quajt ose u vetëquajt si një “Thomas Becket shqiptar”, në rastin e arkivave britanike thuhet se ai nuk kishte një lidhje sadopak të tillë. Thomas Becket, gjithashtu i njohur si Shën Thomas i Canterbury, Thomas i Londrës, dhe më vonë Thomas à Becket (21 dhjetor 1119 (ose 1120) - 29 dhjetor 1170) ishte Kryepeshkop i Canterbury nga viti 1162 deri në vrasjen e tij në vitin 1170. Ai u nderua si shenjtor dhe martir nga Kisha Katolike dhe nga Bashkimi Anglican. Ai u angazhua në një konflikt me Henry II, Mbretin e Anglisë, mbi të drejtat dhe privilegjet e Kishës dhe u vra nga pasuesit e mbretit në katedralen e Canterbury-t. Menjëherë pas vdekjes së tij, ai u kanonizua nga Papa Aleksandri III. Pra sikurse shihet emetimi i Nolit me Becket, duket se i bashkon vetëm në një fjalë, në atë të “konfliktit” me Mbretin dhe asgjë më tepër. Thomas Becket nuk ishte revolucionar, ndërsa Noli u quajt i tillë dhe madje dhe revolucionin e tij e quajti pos kësaj.

Sipas arkivave britanike thuhet “Në Amerikë, ai pohoi, se u bë peshkop i kishës ortodokse greke. Me ardhjen e tij në Shqipëri, pretendimi i tij ndaj atij titulli ishte i diskutueshëm, por duke arritur një ndikim të konsiderueshëm politik, duke qenë njeri me influencë në një masë, është vetëm e drejtë të thuhet, për një kulturë në një vend ku është i vogël, ai u rikonceptua nga dy peshkopë, të cilët protestuan me dhunë gjatë ceremonisë.”

Titujt e Tij të tjerë, “Kryepeshkopi Metropolitan i Durrësit, Gorës dhe Shpatit”; “Ekzark i Ilirisë dhe Detit Perëndimor” dhe “Ati, Mjeshtri dhe Zoti i Shqipërisë” janë pak a shumë të supozuara, sipas arkivave britanike. Arkivat sqarojnë dhe bëjnë me fakte të ditura se Fan Noli ishte me influencë Bolshevike të padiskutueshme. Thuhet se në Dhjetorin e parë pas Revolucionit të Qershorit, Noli kishte mjaft takime me konsulët bolshevikë, madje ai ftoi dhe pranoi njërin prej tyre me një staf të madh të vinte në Shqipëri, duke zbuluar kështu se Rusia kishte interes në Shqipëri. Ai vazhdoi flirtimin me bolshevikët, dhe mbështetjen nga Kisha Ruse, deri sa iu vra Ministri i Financave të tij, Karakuçi në Bari të Italisë.

Noli pasi e përshkoi jetën e tij si mësues, gazetar dhe “politikan” në Greqi dhe Egjypt, arriti të merte një diplomë të Harvardit në SHBA. Në një nga shkrimet e tij, që pasonin famën e tij e tij si korespodent lufte, George Renuick, në gazetën britanike “Daily Chronicle” e bën të qartë faktin se përse Elbasani, ky qytet në qendër të Shqipërisë nuk e donte bolshevizmin dhe përse nuk e mbështeste dhe nuk e mbështeti Nolin. Arsyen gjenden në sa u tha më lartë, por dhe në faktin se Elbasani njihej si qytet tregëtarësh dhe zanatçinjsh, kështu që ishte e vështitë që ata të besonin tek revolucionarët shqiptarë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1