Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | GEGNISHT apo GEGËRISHT?

GEGNISHT apo GEGËRISHT?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Aristotel Spiro

GEGNISHT apo GEGËRISHT? 


Më ka bërë përshtypje ligjërimi i disa studiuesve, të cilët, kur i referohen mënyrës së të shprehurit në dialektin gegë, përdorin emrin gegnishte dhe ndajfoljen  gegnisht. Pjesa tjetër e vdekatarëve përdorin, sikundër dhe unë, trajtat gegërishte / gegërisht. Jam i bindur se këto trajta të shqipes standarde përdoruesit e trajtave gegnisht(e) jo vetëm që i dinë mirë, por edhe i kanë përdorur më parë
Por çfarë ka ndërmjetësuar që e kanë braktisur përdorimin e trajtës normative gegërisht dhe kanë parapëlqyer trajtën jonormative gegnisht
Ma do mendja se debati për rishikimin e standardit, me gegërishten mëtuese për të fituar një rol të "privuar", ka favorizuar edhe përdorimin e trajtave të mësipërme gege. 
Por arsyeja kryesore besoj se është ajo etimologjike. Përdoruesit e këtyre trajtave e quajnë të natyrshme që, kur i referohen gegërishtes, ta respektojnë këtë formë gjuhësore dialektore me rëndësi të padiskutueshme historike edhe në pikëpamje semiologjike: duke i mbetur besnikë fjalës në trajtën origjinale gege. 
Por këtu lind një problem parimor shkencor: trajtimi gramatikor i elementeve të sistemit, semantika e të cilëve u referohet sistemeve të tjera / devijuese gjuhësore. 
Emri gegërishte (dhe ndajfolja përkatëse gegërisht) i referohet një dialekti që nuk është në bazë të shqipes standarde. Edhe pse shqipja standarde ka aftësi dhe kushte fonetike e gramatikore për përdorimin e trajtave gege, prapëseprapë ato nuk mund të përdoren, sepse 
1) janë të panevojshme, meqenëse shqipja standarde përdor trajtat sistematike normative gegërishte, gegërisht, Gegëri

2) përdorimi i tyre në shqipen standarde konsiderohet josistematik, për arsye se ato janë trajta josistematike (gegnishte, gegnisht, Gegni).
Përdorimi i tyre mund të shfajësohej në një kuadër më të çlirët komunikues, por kurrsesi në ligjërimin publik. 
Nuk mund të shfajësohet sidomos përdorimi i tyre nga gjuhëtarët. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1