Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE

POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Prof. Matteo Mandala

POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE
Lekë Matrënga, i njohur si Luca Matranga,ka lindur më 1567 në fshatin Hora e Arbëreshëvet/Piana degli Albanesi , ka vdekur më 1619 në Palermo.
ishte prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçilia, Itali.
Studoi në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë, themeloi në vendin e lindjes shkollë. Libri i tij me emrin E mbsuame e krështerë, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas "Mesharit" të Gjon Buzukut. Matranga përdori gjuhën shqipe, arbërishten e folur në Piana degli Albanesi, ndryshuar në disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohej edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë.
"E mbsuame e krështerë", e njohur dhe si Dottrina Christiana, u botua në Romë më 1592. 
Lekë Matrënga në këtë vepër sjell poezinë e parë në gjuhën shqipe. Poezia, veç të tjerash, ka rëndësi, se gruan, femrën, e përmend që në vargun e dytë të saj....

Gjithëve thëres, kush do ndëlesë,
të mirë të krështë, burra gra,
mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
se s’ishtë njerii nesh çë mkatë s’kaa;

e lum kush e kujton se ka te vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për bljr të tij e për vëlla.

Po e sjellim në gjuhën e sotme: 

Të gjithve ju thërras, kush do ndjesë,
Ju të mirë të krishterë burra dhe gra
të shihni meshën me fjalën e Zotit tonë 
se asnjeri prej nesh nuk është pa mëkate.

Dhe lum kush e kujton se do të vdesë 
Dhe i bashkuar mendërisht me Zotit tonë 
Krishti në parajsë atij i bën pjesë
e ka për bir dhe për vëlla.

Prof. Matteo Mandala ka bërë një studim mjaft të vlerësuar mbi këtë autor dhe vepër .

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1