Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | A SYNOI KOSOVA TË BËNTE GJUHËN E SAJ LETRARE?

A SYNOI KOSOVA TË BËNTE GJUHËN E SAJ LETRARE?

Font size: Decrease font Enlarge font
image MEHMET KRAJA

 

MEHMET KRAJA nga libri ''IDENTITETI KOSOVAR'

A SYNOI KOSOVA TË BËNTE GJUHËN E SAJ LETRARE?

Roli i Rizes Camajt, Koliqit....

Shqipëria mbetej burimi i vetëm i të gjitha dijeve për këtë fushë. Disa albanologë ose dijetarë të gjuhës, të mbetur në emigracion, si Ernest Koliqi, Krist Maloki, Selman Riza, më vonë Martin Camaj etj. në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore nuk arritën të krijonin ndonjë qendër të studimeve albanologjike jashtë Shqipërisë (Instituti Albanologjik i Prishtinës u hap më 1953 dhe u mbyll 1955) dhe puna e tyre krijuese dhe studimore ishte individuale, pra nuk mund të zëvendësonte atë institucionale, e cila filloi të zhvillohej intensivisht brenda shtetit shqiptar. Unë sot besoj se Jugosllavia e kishte një synim të tillë, që të mblidhte të dëbuarit veriorë nga Shqipëria dhe ta “rivalizonte shtetin shqiptar” në të gjitha fushat, ashtu siç kishte bërë në politikë, duke bërë një qeveri shqiptare në ekzil edhe në Kosovë. Këtij supozimi i jep krah edhe një korrespodencë e Martin Camajt me Krist Malokin, i cili nga Graci synonte të zhvendosej në Beograd, por edhe nga fakti se me Selman Rizën kishin shpenzuar shumë kohë dhe mund, mbase për ta bindur që ta pranonte dhe ta mbështeste një projekt të tillë. Tashmë nuk është fshehtësi se Camaj kishte lidhje të forta me shtetin jugosllav. Ai ishte dhëndër i njërit nga personat e rëndësishëm të sigurimit serb, ndërkohë që mbante lidhje të afërta me Koliqin në Romë. Edhe Koliqi nuk ishte person i panjohur për Jugosllavinë dhe as Jugosllavia nuk ishte e panjohur për të. Në kohën e Zogut, si përkrahës i Nolit në Revolucionin e Qershorit, ai kishte kaluar disa vjet pikërisht në Jugosllavinë e atëhershme, një herë në Mal të Zi dhe më pastaj në Tuzëll të Bosnjës, ku jetonte i mirëmbajtur bashkë një shpurë të tërë shqiptarësh. Për idenë time, tani Camaj mund të paraqitej si koordinator i një projekti të këtillë, vetëm se është Selman Riza ai që del jashtë këtij rrethi dhe jashtë këtij sistemi. Vetëm Riza kishte dije dhe autoritet që ta bënte një qendër studimesh albanologjike dhe me këtë, edhe në punë të gjuhës, ta rivalizonte dhe ta shantazhonte Shqipërinë. Edhe ai, pra Selman Riza, i dorëzuar nga Shqipëria në duart e jugosllavëve, për një kohë duket se i ofrohet mundësia për materializimin e ndonjë ideje subversive kundër Shqipërisë, sepse derisa gjendet në burg, në Prishtinë dhe në Sarajevë, gëzon status të privilegjuar. Në Sarajevë mban burgun, por njëkohësisht është edhe lektor i frëngjishtes në universitet. Mund të supozohet se me idenë e rivalizimit të Shqipërisë hapet edhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, Selman Riza bëhet drejtor, por dy vjet më vonë Instituti mbyllet dhe Selman Riza dëbohet në Shqipëri, sipas gjasës si i pabindur për t’iu kundërvënë Shqipërisë në krijimin dhe aplikimin e një standardi gjuhësor ndryshe nga ai i Tiranës. Për një kohë të gjatë Shqipëria dyshon te Selman Riza, e survejonte hap pas hapi, një herë e internoi në Berat, por nuk e burgos, mbase duke ia njohur meritën për refuzimin dhe konsekuencën që kishte treguar ndaj jugosllavëve. Hetimet rreth tij pezullohen nga organet e sigurimit të shtetit shqiptar disa vjet pas vdekjes. Duket se dështimi i këtij projekti e çon edhe Camajn në Romë, ku edhe për disa vjet vazhdon ta mbajë për grua vajzën e sigurimsit të njohur serb. Së fundmi ndahet edhe prej saj dhe Camaj nga Roma shkon në Mynih. Projekti për t’iu kundërvënë Shqipërisë në punë të gjuhës dështon përfundimisht. Pas prishjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe daljes së saj nga Traktati i Varshavës, Titoja rikonfiguron politikën e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj Kosovës, njëkohësisht.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1