Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Dështim

Dështim

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Dështim

Dr Fatmir Terziu

 

Ashtu si shumica e njerëzve, autostrada e jetës sime është e mbushur me leximin e rrënojave të dështimeve të shumta. Kur isha i ri, dëgjoja dështimin si një çështje turpi në përballjen reale dhe imagjinare me maskaturën diçitare të tabelës së qitjes, për armikun imagjinar, dhe ndjeja lotë për pendimin për çdo dështim. Ndërkohë që ndonjëherë angazhimi në praktikën e turpshme të zhvendosjes së fajit tek të tjerët, mësova se pranonte edhe mençurinë e Konfucit, domethënë atë kur shigjetari shmangte objektin, pra kur ai duhet të kërkonte kauzën brenda vetes. Ose, pasi kjo shprehet edhe sot në Perëndim, është një mjeshtër i varfër ai që fajëson mjetet e tij. Megjithatë, në orët e letërsisë, apo dhe ato me afërsi politike të kohës që iku, duke dëgjuar predikuesit duke thënë se “dështimi është vetëm një mundësi tjetër për sukses, përveç kur nuk është” nuk ka të njëjtën apel si origjinali.

Predikuesit tanë kanë qenë dhe janë jo-novelistë, jo-poetë, jo-dramaturgë, jo-krijues të filmit dhe të ngjashëm, jo-furnizues të fiksionit, madje të gjithë ata që mbetën njerëz të paqartë, “mashtrues” të detyruar për hir të kotheres së bukës. Të tjerët e duhur, pa “jo”-në para vlerës së profesionit dhe talentit u lanë përtej kapakëve të librave të moshës sime. Ata ishin dhe mbetën, por u tretën… U tretën se të tjerët mbetën, dhe janë ende me gjithë forcën e propagandës “Ata’. Ata ngrihen e ulen. Ata lavdërohen e trumpetohen. Jo ata që kanë fjalën e bukur, bukë të përditshme, jo ata. Jo ata, se Atdheu për ta, është aspirinë, është lodhje në shijet e atyre të tjerëve, që emetojnë dhe imitojnë Tjetrin e lodhur dhe lëshojnë ulërimën e ikjes. Ikje dekade. Ikje letrare. Ikje fetare. Ikje shpirtërore. Ikje për ikje. Në këto dy dekada a më shumë të mijëvjeçarit, kur forcat e së shkuarës së errët ripërtërihen në forcë dhe fuqia gjithëpërfshirëse e tyre bëhet më e “përqafuar” falë mjaft dhe shumë gabimeve në politikë, kur materializmi përpunon zinxhirët e tij të rëndësishëm rreth shpirtit njerëzor, ku duhet të shikojë romani? Romani në përgjithësi, që u kap nga të “shenjtët” e “shërbyesit” e propagandës, shkrimi që u bë ditar poetik i transferuar mes dashurive, lirikave të Partisë dhe atyre të sforcuara e të sfilitura të përditësisë. Duket e qartë se ripërtëritja e fushës së vjetër, bipolares së diskursit, midis të shenjtit dhe profanit, që propozon Michel Foucault, do të jetë me rëndësi qendrore. Madje dhe pa u ndier, pa u duartrokitur si në skenat dhe podiumet e së shkuarës, por me një efekt indicues, më tolerant, më transparent, por mjaft infektues i së tashmes dhe i së ardhmes. Shembulli vjen nga koka kulturore, vjen nga asgjësimi kulturor. Nga Ministria e Kulturës, pa kulturën e duhur. Nga thelbi dhe thepi i ndryshkur i shënjestër së duhur dhe perspektivës Kombëtare. Duket gjithashtu e mundshme që ne mund të shkojmë drejt një bote në të cilën nuk do të ketë alternativë reale për modelin social-liberal kapitalist (përveç, ndoshta, modelit teokratik, themelor të anarkisë).

            Në këtë situatë, kapitalizmi liberal apo demokracia ose bota e lirë do të kërkojnë vëmendjen më të rreptë të romancierëve, do të kërkojnë ri-imagjinimin e pyetjeve dhe dyshimeve si kurrë më parë. Të “përkëdhelurit’ nuk kanë më çfarë të shkruajnë, nuk kanë më me se të merren, por vetëm të rrëmojnë në sëndukët e quajtura “arkiva” për të shfuqizuar e fuqizuar diskursin e anarkisë. E pse jo dhe atë të letrave. Antagonisti ynë është ndihmësi ynë, na ndihmon Edmund Burke, dhe nëse demokracia nuk ka më komunizëm për të ndihmuar në sqarimin, opozitën, idetë e veta, atëherë ndoshta do të duhet të ketë literaturën si kundërshtar. Atëherë a kuptohet qartë tani pse bëhet loja arkivore? Pse sillen në skenë “të përkëdhelurit” e vjetër e të rrinj, ata që krah baballarëve të politikës bënin dhe plotësonin kryetarët dhe sekretarët e Kolegjiumeve të botimeve letrave në gjuhën e Tjetrit?

            Që nga koha e trazimit arkivor për arsye “anarkike’ është bërë një numër i madh i shënimeve “të mëdha” për letërsinë gjatë rrjedhës së kësaj pjese, dhe disa, pak a shumë të deleguarit e duhur të situatës, janë të vetëdijshëm për një ton pak mesianik në pjesën më të madhe të asaj që është shkruar. Aradha e librave dhe shkrimtarëve, nga shkruesit, nuk është asgjë e re, natyrisht. Që në fillim të shekullit të 19-të shkruan Cupitt, shkrimtarët imagjinarë kanë pohuar, kanë gëzuar me të vërtetë, një rol udhëzues dhe përfaqësues në kulturën tonë. Edhe në këtë situatë nuk ka si të ndodhë ndryshe. Shkrimtarët imagjinarë, vërtet janë ata që kërkojnë përtej diskursit. Dhe ata akoma mendojnë të qëndrojnë për vetveten, për romanin, për shkrimin, si racionalë. Dhe kështu ata dhe pena e tyre vetëzgjohen nga diskursi në fjalë, për të shpëtuar romanin dhe letrat shqipe, nga “sakriligjimi” letrar, për të shpëtuar librin, nëse ka kohë ende, nga duart e politikës shkruese, nga politikmbajtësit me “kurban”, “hënë”, “kënetë”, apo dhe sendlloj gjërash. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit, Samuel Beckett, besonte se të gjitha artet dhe shkrimet e tilla duhet të përfundojnë në mënyrë të pashmangshme në dështim.

Comments (1 posted):

Ramadan Ibaj on 09/08/2017 11:56:26
avatar
Me pelqeu. Eshte si kritike histori letersie. Por veçoj...."Të “përkëdhelurit’ nuk kanë më çfarë të shkruajnë, nuk kanë më me se të merren, por vetëm të rrëmojnë në sëndukët e quajtura “arkiva” për të shfuqizuar e fuqizuar diskursin e anarkisë" KA NJE PENGESE TE PERKOHESHME QE MENDOJ SE ESHTE : "Te perkedhelurit" kane ne pronesi te gjitha mjetet e medias. Te pershendes.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1