Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Turbullimë letrare

Turbullimë letrare

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Turbullimë letrare

Dr Fatmir Terziu

 

Xhemal Xhepa e quanin. Ishte mësues i Letërsisë. Ishte mësues mjaft i mirë. Të gjithë e quanin ndjeshëm, Profesor Xhemali. Mësues dhe pasionant i letrave. E donin shumë mësuesit edhe njerëzit e letrave në Elbasan. E respektonin, por e kishin “frikë” nxënësit, sidomos ata që kërkonin notën “Dhjetë”! E kishin kështu, se ai gjithnjë kërkonte dhe donte të kishte gati “një pyetje të hapur dhe të keqkuptuar”. E si të thuash një “bluntness” (turbullimë letrare), nëse do ta transferonim në termin e sotëm modern mes letrave. E si ndodhte? Më saktë një shembull:

            Një ditë teksa na sillte shembuj nga Pushkini, Profesor Xhepa e pa se klasa nuk ishte aty me të. Ishte diku larg me mendje. Dhe ai, filloi të fliste me një lloj interpretimi: “Dil moj! Dil Moj! Dil moj!...” Foli kështu ndërsa përsërit “Dil moj!” më shumë se dhjetë herë. Thuajse deri në çmenduri. Dhe ndërsa, “çmenduria” e interpretimit dhe frazës së përsëritur tendosi vëmendjet në klasë, Profesor Xhepa, ashtu qetë e qetë, shtoi fjalinë “… eh, eh, shyqyr që dole moj e uruar, shyqyr…”. Po, teksa klasa gati e kishte përhumbur, pyetja e vetme erdhi nga një nxënëse, babai i së cilës ishte funksionar i lartë i kohës dhe ajo pretendonte të ishte mbitjerëve. “Kush, cila, … doli Profesor?”, pyeti ajo, që pa tendosjen e klasës, detyroi shtysën e heshtjes dhe përqëndrimit. Profesori me një shikim të drejtëpërdrejtë, gati cifëroi menjëherë: “Pordha! Pordha! Ajo doli! Ajo e mundonte Pushkinin, thoni ju?!”

            Ishte koha kur “mosvëmendja” ndaj një krijuesi si Pushkini, kishte bërë të humbiste vëmendja dhe thuajse “propaganda” dhe “lufta e bërrylave” kishin synuar ta shpallnin “nekrologjinë” e veprave të tij për së gjalli, po aq dhe të vetën njëkohësisht. Ishte një “bluntness”, që në fakt mes vetë Pushkinit në atë shesh të madh të Moskës, teksa luante me shakanë e kripur të tij, me “pordhën” ai shpallte se gjithnjë kishte pasur disa vështirësi me pakompromisin rreth këtij njoftimi nekrologjik. Turbullimë letrare. Gjithnjë ka qenë e turbullt për njerëzit e letrave, se puna e letrave është ndryshe nga qeniet njerëzore që lëvrojnë letrat, në atë sens që metohet si arsye dhe ku parsyeshëm e krejt turbullt mund të vdesë njeriu, për të thënë, në atë që mund të vdesë dhe letërsia e tij, krijimi i tij, qoftë dhe në pjesë. Dhe thelbi? Thelbi është tek “vëmendja”, tek vlera që ka ajo në vlerën reale të përkushtimit, tek turbullima për së gjalli e një “vdekjeje” me nekrologji të parashënuar. Flasim për jetën pas kësaj vdekjeje. Flasim në gjuhën e limituar, kontrolluar, brenda sensit dhe sensibilizimit të krijuar mes turbullimës letrare falë surrealizmit, modernizmit dhe mjaft aspekteve të tjera ideologjike, ku vetë Marksi do të thoshte “gjithçka që është e ngurtë, shkrihet në ajër”. Ndoshta dhe me shakanë e Pushkinit, edhe pse era e saj u ndje deri në klasën me maturantë të shkollës së mesme në qytetin e Dhaskal Todhrit e Kostandin Kristoforidhit.

            Domethënë: më “laikët” e autorëve duhet të jenë në gjendje të paraqesin një portret simpatik të një vdekatari të devotshëm. Ose, për ta thënë një mënyrë tjetër: kurrë nuk e kisha ndjerë nevojën për të parë nga afër turbullimën letrare dhe mungesën e besimit tim tek ajo që kisha lexuar gjetkë, dhe kështu ngadalë e ngadalë nisa të bëja atë diçka, atë vogëlsi mes leximit ndryshe, për të shkuar në luftë rreth gazrave të lëshuara në letërsi, rreth turbullimave letrare që ende kanë vështirësinë e tyre të madhe për t’u pastruar. Ndoshta dhe nga “pordhat” letrare, pos mendimeve “të pjekura”.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1