Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Totemizmi

Totemizmi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Totemizmi

Dr Fatmir Terziu

 

Gati njëzetë e dy vite më parë, ndoshta një ditë si e sotmja, në ish-Kinemanë e Elbasanit që kishte marë emrin e emetuar me çlirimin e qytetit nga nazi-fashistët, e ashtuquajtura “11 Nëntori” (pasi sot është shembur për të zënë frymën me apartamente të larta, duke shuar disa memorje rinore të qytetit), qëndroja në reshtin e parë të paketuar me njerëz, për të dëgjuar zërin e Abaz Ermenjit, politikan, historian, shkrimtar dhe patriot i shquar shqiptar. Profesori që kishte lënë pas Beratin me Studimet fillore dhe Shkodrën pos studimeve të mesme në gjimnazin e Shkodrës, sillte në atë sallë atë që pasontë rrugëtimin historik të historisë dhe gjuhës së saj, sidomos me atë që kishte nxënë në vitet 1934 – 1938, kur kishte kryer në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë. Ai propozoi tezën se gjuha, jo territori ishte shkaku kryesor i agresionit, sepse një herë gjuha arriti nivelin e sofistikimit në të cilin mund të shprehte koncepte abstrakte, ajo fitoi fuqinë e totemizimit, dhe sapo popujt kishin ngritur toteme, ata do të shkonin për të luftuar për t’i mbrojtur ata.

            Dikush, një emër jo fort i njohur nga salla, as nga intelektualët e asaj kohe, por me një çantë të vogël nën sqetull, duke e prezantuar veten si shkrimtar i sapoardhur nga një vend fqinj, duke u mbështetur ngadalë mbi dorakun e një bastuni të lehtë bambuje të verdhë, u ngrit nga vendi dhe foli: “I kërkoj falje hijes së Ermenjit. Unë jam duke u mbështetur në një kujtesë të vjetër, dhe ky është një sup i pasigurt për të mësuar më nga hijet e dukshme. Ajo hija e padukshme e kohërave me Abaz mitik, thuajse na ka sjellë në këtë sallë. Gjuha që dëgjojmë duket larg, mjaft larg asaj që kishim ndjerë nga hija…”. Sakaq salla ndjeu tronditje. Vërtet totemizmi kishte bërë efekt? Totemizmi që kishte mbirë mes njerëzimit nga fjala “totem”, ku një totem i gatuar nga turqishtja si “Ojibue doodem” është një ndjesi shpirtërore, objekt i shenjtë, ose simbol që shërben si një emblemë i një grupi njerëzish, si një familje, klan, një prejardhje ose një fis, tashmë kapërcente gjuhën dhe mjedisin e saj.

            Profesor Ermenji, i njohur për inteligjencën e tij, nuk u ndikua nga salla, as nga pyetjet e bazuara në një kornizë delikate, por në mbështetje të teorisë së tij, tregoi rreth dy fiseve të majmunëve që jetonin ende. Mendoj, se në fjalën e tij ai tha se një ishte nga ishujt e veriut të Japonisë. Por ajo që duhet shtuar ishte se të dy fiset jetonin në afërsi të pyllit pranë një rryme të dendur uji, ku qëndrimi, jeta ishte jo në mënyrë të pazakontë, e mbështetur në një dietë bananeje. Një nga fiset, megjithatë, kishte zhvilluar zakonin e çuditshëm për ti larë bananet në lumë para se ti hanin ato, ndërsa fisi tjetër vazhdonte të ishte jo-banane-larës. Por për fat të mirë, shoti Ermenji, të dy fiset vazhduan të jetojnë vazhdimisht sipas të vetës, duke pëshpëritur mes vetvetes, se secili ishte në më të mirën e tij. Madje ai që kishte mbetur aty ku bananja kishte dalë, mburrej se me forcat e veta do të mbetej kryevepër e të gjithë banana-eksperimenteve. Dhe pse ndodhte kjo? Ishte kështu sepse gjuha e tyre ishte aq primitive, sa përdorimi i saj, nuk i hynte në punë askujt. Asnjërit! As edhe vetë jetës së Tjetrit!

            Pyetësi me çantën e vogël, nuk duroi dot dhe ripyeti, pa leje sigurisht. Po përse ata nuk u grindën mes vetes, përse nuk plasi lufta? Ermenji, kruajti pak kokën, dhe pastaj me një kthim djathtas, tërësisht djathtas nga salla, u duk sikur tha me të lehtë, se refuzonte t’i përgjigjej një pyetjeje të tillë të shenjës marksiste. De në të tijën, ai ndoshta kishte të drejtë. Ermenji dhe pyetësi i tij flisnin gjuhë të ndryshme, dhe pse flisnin gramatikisht shqip. Dhe gjuhët e tyre ishin në konflikt. Madje dhe mosqasjet e tyre shkonin aq shumë qartazi tek argumentet e Ermenjit. Nëse Ermenji, pos teorisë së tij, mund të quhet banane-larës, dhe pyetësi banane-palarës, gjuha e tyre bëhet më komplekse se sa sjellja dhe shembulli i majmunëve japonez. Dhe natyrisht shkon drejt tek totemizmi.

            Më tej secili prej tyre kishte detyrim të mbronte totemin e vet. Pariteti i Gjuhës, në integralin e Ekonomisë, ku dialogu bëhej i pamundur. Atëherë salla kë duhet të dëgjonte? Ata ishin në luftë!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1