Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Besimi

Besimi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Besimi

Dr Fatmir Terziu

 

Kur isha i vogël, i vogël thuaj, në të pestat e jetës, shtëpinë tonë e vizitonin, pos të tjerëve dhe një elektriçist, dhe një radiondreqës. Të dy me kurse dyfish, kurse partie dhe kurse zanatçinjsh. Njëri, elektriçisti, trupshkurtër dhe tjetri, radiondreqësi, i thatë, thuajse në të gjitha vizitat, hidhnin ndonjë romuz, andej nga këndi ku unë mbi një tavolinë të vogël jepja e merrja me disa libra. E, de e, sikur ti kishte okllaisur një dorë, do të thoshte xhaxhoica e vjetër e babait. Jo nga trupi, por nga truri. Të dy kishin alergji për librat. “Librat të bëjnë budall…”, shakatonin dreqnit e zanateve që i bënin me xhepat plot, në atë kohë, kur të tjerët treteshin veprave të Socializmit. E për ta jeta pa libra ishte dashuri. Dashuria të udhëhiqte, sipas tyre në jetë. Por, librat shkruanin se dashuria të udhëheq… Ata thoshin se të shpie në përkushtim. Dhe sërish librat shkruanin se “Dashuria mund të të çojë në përkushtim, por përkushtimi i të dashuruarit është ndryshe nga ai i Besimtarit të Vërtetë. Të shpie në atë, pikërisht në atë pamje, që flet dhe tregon me zë e figurë se ai, pra i dashuruari pas librave, nuk është militant. Ata, po ishin militantë! Ishin militantë!

            Unë mund të isha i befasuar edhe i tronditur për të gjetur se ata nuk ndiheshin si unë për një libër të caktuar, ose punë të artit, apo edhe personit që shkruante libra. Mund të përpiqesha t’ua ndryshoj mendjen. Por kot atëherë, fare kot. Ata ishin militantë! Dhe librin e shihnin vetëm për zanat. Vetëm për …, për ta lexuar atë që futej në thonjëza, edhe kur fliste për Bujqësinë, edhe kur ngatërronte parimet me Blegtorinë… edhe…për Armiqtë e Jashtëm e të Brendshëm. Edhe… për dashurinë! Dashuria kërkonte të bëhej e verbër. Besimi, ndoshta në mënyrë të prerë, ishte dhe duhej të ishte hap në errësirë. Besimi i militantit. Besimi?!

            Në Librin 2 të Republikës së Platonit, karakteri i Glaukonit (vëllai i Platonit), i cili është në bisedë me Sokratin, argumenton se shumica e njerëzve janë të padrejtë, por mbajnë një reputacion për virtytin dhe drejtësinë për t’iu shmangur kostove sociale të qenies ose të duken të padrejtë. Por nëse një njeri mund të kapë Ungjillin e Gyges dhe ta bëjë veten të padukshëm, ai me siguri do të sillet padrejtësisht. Askush nuk do t’i mbante duart nga ajo që nuk ishte e tij kur mund të merrte në mënyrë të sigurtë atë që i pëlqente nga tregu, ose të shkonte në shtëpi dhe të gënjejë cilindo që ishte në kënaqësinë e tij, ose të vriste ose lironte nga burgu atë që do të humbiste të gjitha respektet. Të tillët janë si një zot midis njerëzve. Janë militantët e besimit të urdhëruar. Ata sillen kështu gjoja drejtësisht, jo sepse e vlerësojmë drejtësinë, por sepse janë të dobët dhe të frikësuar nga urdhëruesi. Njeriu i tillë, mbetet militant, krejt i padrejtë, është dinak, madje aq sa të duket i drejtë, dhe të marrë më mirë e më lehtë të gjithë dhe gjithçka që gjendet në jetë. Dhe ata e kishin marrë me militantizëm “zanatin”, madje dyfish pa libra. Ndoshta kishin të drejtë për librin(!) Për librin e shtruar në qoshen time, për librin me kapakë të trashë e me ngjyrë vishnje, që ia kishin dhënë dhuratë babait tim nga Ndërmarja për tejkalimin e planit pesëvjeçar. Aty ku strukej besimi. Besimi i qasur në jetën tonë me dhe pa libra… Duke pasur parasysh përhapjen e besimit në jetën tonë, ai vetë, pra besimi, vjen si një surprizë, pasi që ai vetëm pak kohë më parë ka filluar të marrë vëmendjen edhe në filozofi. Dhe pastaj filozofia do të duhet kohë të arnojë mes atij “libri” se a duhet akoma besim i fortë në besueshmërinë, të vërtetën ose aftësinë e dikujt apo diçkaje që erdhi, vjen e do të vijë nga ai “libër”.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1