Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | ÇGJUM-U SHQIPTAR, ÇGJUM-U!

ÇGJUM-U SHQIPTAR, ÇGJUM-U!

Font size: Decrease font Enlarge font

ÇGJUM-U SHQIPTAR, ÇGJUM-U!

 

Dr Fatmir Terziu

 

Me të sotmen e politikës mes udhës së “Dorëshkrimit të Simonit” dhe “Abecesë së Todhrit” e folmja e qashtër e Elbasanit nxjerr nga sepeti i saj i severgjenit dhe nga moti i rritjes së mardanozit “dy herë në senet” disa fjalë të dëgjuara hershëm, bukur, por sot mjaft radhë. Foljen ndihmëse “Mund” me pjesës mohimi e përdor në trajtën “sun” dhe jo në trajtën e plotë: “s’mund”. Kështu këto fjalë kanë një vlerë mjaft domethënëse dhe sot, sidomos në ditët që kalon politika:

Suneci, (s’mund të ecë)

Sunebai (s’mund ta bëj)

Sunflas (s’mund t’i flasë)

Sunithash (s’munda t’i them)

Por më e forta kur nazalja fundore e kësaj trajte të rrëgjuar bie na del qartë dhe bukur:

SUVI që është e barbartë me SUNVI.

E kështu, e kështu me radhë duke ndërruar bilabialen e tingullit b në p nga BRUM na diktohet PRUM dhe në vend të BRIMË ka gjithkund PRIM. E më në fund për “u rrëzua” thuhet “UCËRRUA” ose “UXËRUA”.

Por Simoni mbahet mend me dorëshkrimin e tij që na dha një fjalë mjaft të bukur, që nuk e kuptoj pse nuk përdoret mjaft, që është në vend të fjalës “ZGJOJ”. Ajo fjalë është “ÇGJUM”

Pra ÇGJUM-U SHQIPTAR, ÇGJUM-U! do të shkonte mjaft për shtat!

Comments (1 posted):

Vasil Vasili on 27/04/2017 14:59:44
avatar
Ndonse më është familjarizuar veshi me të folmen e qashtër të Elbasanit, fjalët që ka sellë Fatmiri për t'u riparë edhe një herë nga një dritë tjetër, më mrekulluan.
Si njerëz jemi ndërtuar nga fjala dhe, sa më thellë të futemi te fjalët aq më tepër kuptojmë vetveten.
Një tezë gjuhësore thotë se: Gjuha imponon zgjedhje arbitrare në rrafshin konfuz të tingujve.
Por fjalët e trevës së Elbasanit flasin për të kundërtën.
Çdo tingull është logjik dhe vepron brenda fjalës faktori i ekonomizmit.
Fjala Sunithash (s'munda t'i them) ka në vatrën e saj gjashtë fjalë (së bashku me dy apastrofat).Përkthimi kuptimor s'mbaron me fjalët përgjegjëse të saj. Asaj mund t'i bësh përkthime... të tjera të përbërrësve tingullorë. Këto fjalë janë manuale fjalëformimi. Ato kanë tretur në trupin e tyre shumë elementë. Këto janë nga ato fjalë që të nxitin përfytyrimin.
Shkurt:Fjalët, që ka sjellë në vëmendje Fatmiri, janë një thesar i vogël, por nga mënyra se si janë ndërtuar ato, janë një pasuri e tërë për gjuhën shqipe.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1