Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Lilian Hayden që zbuloi “një mrekulli shqiptare”

Lilian Hayden që zbuloi “një mrekulli shqiptare”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lilian Hayden që zbuloi “një mrekulli shqiptare”

Lilian Hayden që zbuloi “një mrekulli shqiptare”

Dr Fatmir Terziu

 

 

Lilian Hayden, një misionare katolike, pjesë e dinastisë së kësaj familjeje me emër në SHBA, që kishte përkushtim humanizmin me besimin tek Zoti, udhëtoi në vitin 1929 në Shqipëri dhe aty mbeti e befasuar. Ndryshe nga sa kishte dëgjuar dhe lexuar për këtë vend, ajo pa me sytë e saj se edhe pse “Feja në Shqipëri është një përzierje e çuditshme e Muhamedanizmii dhe krishterimit” kishte një marrëveshje të fshehtë që askund nuk mund ta gjeje. Ajo diktoi se “Shqiptarët janë shumë të zgjuar dhe të gatshëm për të miratuar ide të reja dhe ata e bëjnë qytetarin e shkëlqyer kudo që kanë emigruar.” Për Hayden “Nëse Fuqitë e mëdha me mirësi do ta lënë shqiptarin në paqe dhe pa aneksuar territorin e tij, Shqipëria do të bëhet mjaft mirë, pasi njerëzit janë të guximshëm dhe të dhënë pas pavarësisë, dhe janë të gatshëm për të punuar, pasi janë të drejtë dhe të ndershëm.” Madje në përcaktimin e saj thuhet se vetë shqiptarët janë mes tyre në përkatësi fetare ku “myslimanët kanë gjetur të adhurojnë edhe Virgjëreshën Mari, dhe të krishterët të bëjnë pelegrinazh edhe në Mekë”. Një mrekulli shqiptare!

Dhe natyrisht pena e saj, e mprehur në një Janar të ftohtë të vitit 1929, gjeti mjaft gjëra, të cilat, si kurë ndonjëherë janë shprehur, pasi kanë lirinë, brishtësinë e mendimit dhe qasjen mjaft origjinale. Ajo ka ditur të përshkruajë fatin shqiptar në shekuj. “Formalisht Shqipëria ishte nën sundimin turk për katërqind e pesëdhjetë vjet, dhe fitoi pavarësinë e plotë vetëm në vitin 1912, por gjatë kësaj kohe ajo praktikisht nuk ka qenë në gjendje të vendosë për territorin e saj edhe pse Turqia i detyrohej shumë. Vendi ishte tërësisht subjekt nën Turqi. Ashtu sikurse ishte ai subjekt nën Romë, Venenecia, apo Serbi. Këto vende në kohë të ndryshme gjatë njëzet e pesë shekujve me beteja agresive kanë pushtuar pjesë të vendit, dhe kanë gllabëruar atë. Ky është një vend i lashtë me prejardhje ilire nga i cili rrjedh dhe emri modern shqiptar. Është një nga popujt më të vjetër në Evropë. Zakonet e shqiptarëve, gjuha, ligjet, metodat e jetesës janë të gjitha shumë të lashta. Sistemi feudal ka ekzistuar gjithmonë në mesin e tyre, klanet me një udhëheqës, kanë përveç të tjerave, mbajtur disa pamje të jetës kombëtare,” shkruan Lilian Hayden.

Hayden e cilëson Shqipërinë një vend malor me liqenet që ushqehen nga këto male, por me mungesa të theksuara të hekurudhave dhe pa infrastrukturë rrugore. Edhe shtëpitë private të prijësve janë të fortifikuara për mbrojtjen nga klanet dhe pushtuesit. Pozita e gruas ka qenë

gjithmonë një nga faktet e sigurisë dhe nderit. Femrat, sipas Haydn, “duket se gjithmonë kanë ndarë pushtetin me burrat dhe janë lejuar për të mbajtur pronën dhe edukimin e fëmijëve të tyre”. Ligjet gjithnjë kanë mbrojtur gratë dhe sigurinë e tyre.

“Gjeologjikisht”, siç shprehet Hayden, “Shqipëria është një vend shumë gëlqeror dhe ranor. I pasur në minerale. Shkëmbinjtë e saj ngadalë u formuan nën detet tropikale në kohën kur pjesët e tjera të Evropës ishin lart mbi ujë. Këto shkëmbinj u zbuluan mes përmbysjeve vullkanike. Ka shumë shpella të mëdha dhe bukuri që nuk gjenden as në pjesë të tjera të Evropës. Kjo tokë vetëm doli pak para ardhjes së njerëzve apo ndoshta në të njëjtën kohë, ndërsa disa pjesë të Evropës dolën më vonë.

“Një vend me bukuri”, shkruan Hayden. “Ky është një vend piktoresk dhe i bukur edhe pse i egër dhe i vetmuar. Liqenet shqiptare janë intensivisht blu, malet me majat e tyre janë të mbuluara me borë të përjetshme, pyjet e hershëm pothuajse janë të paprekur nga njeriu. Qyteti i saj bregdetar i Durrësit është pika e fillimit të rrugës së famshme të Romës në Bizant. Korintasit themeluan një koloni këtu më shumë se gjashtëqind vjet para lindjes së Krishtit. Roma kishte ndërtuar një qyetërim mbi atë që ajo e gjeti dhe kjo ka ndihmuar së bashku. Rrënojat e shumta tregojnë qytetërimin e lashtë shumë më të madh sesa tani. Tirana, ku prej kohësh ka qenë vetëm kurorëzuar, është njëzet milje në lindje të Durrësit. Duken xhamitë shumë të bukura turke, dhe mjaft të tjera kryesisht në gërmadha. Durrësi ka qenë me kohë kryeqyteti i të gjithë vendit. Shqipëria Veriore është pjesa më e gurtë dhe më e paarritshme, dhe zakonet e saj, mënyra e jetesës kanë mbijetuar nga kohët e lashta.

Shkodra, apo Scutari, me liqenin me të njëjtin emër, është kryeqyteti i pashpallur i Veriut. Qysh në mesjetë ky qytet ka qenë lakmi e Serbisë, dhe sot gjysma e liqenit të Shkodrës është në territorin serb. Larg në kohë kur ishte nën sundimin e Venedikut, ka mbajtur të gjithë tregtinë e Lindjes në duart e saj. Edhe sot ne gjejmë Luanin e Shën Markut të gdhendur në shumë vende në qytet.” Pazaret e Shkodrës janë më interesante dhe të mrekullueshëm dhe me shumëllojshmëri të mallit të tyre. Ata kanë korsi shumë të ngushta mes rrugëve afër shtëpive. Rrugët janë të shtruara me blloqe të mëdha të rrumbullakëta prej guri. Burrat këtu janë të armatosur dhe gratë e mbuluara. Ngjyra mbizotëruese e xhaketave për meshkuj është në flakë të kuqe brilante e qëndisur shumë me ar. Shqiptarët punojnë mjaft mirë në metal, nëse produkti u takon armëve. Elbasani, Tirana, Kruja, Berati, Korça, janë disa nga qytetet e një rëndësie të madhe. Më i favorshmi për një Kryeqyet është ndoshta Elbasani. Ai është vendosur në një nga lumenjtë më të mëdhenj, Shkumbin, dhe është qyteti më i pastër. Por sipas Hayden, Elbasani ka mjaft gjëra të tjera të planifikuara si i tillë mjaft kohë përpara.

Në këtë përshkrim, kaq real dhe mjaft origjinal për kohën që është shkruar, ndjejmë natyrisht dhe një fakt tjetër, që tregon se shqiptari dallon dhe bie në sy, kur ai zë vendin e tij që i takon. Dhe ashtu sikurse ka cituar hayden, shqiptari dallohet edhe kudo ku ka emigruar. Kjo ka arsye mjaft të forta që diktojnë dhe njëherë se shqiptarët janë mjaft të destinuar të përshtaten dhe të bëjnë jetën e tyre të qetë.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 21/04/2017 13:23:57
avatar
"Mrekullia shqiptare" ka qene e eshte.Ca mjegulla mundohen ta tjatersojne dot.

Ja kjo "MREKULLI" ju duhet shqiptareve; Faleminderit i nderuar Fatmir Terziu.

Dihet tashme si e pi kafene une 81 vjecari,me ju para syve.Ja dhe sot,sa lexuar,shkrimin tuaj MBREKULLOHEM.
Ky eshte pasioni im.MBARESHQIPTARIA pa dallim si e ka ne zemer cdo shqiptar.
Po ku shkrimi i shkelqyer i Te mirenjohures Liljan Hayden,sjelle Ju, me ka kenaqur.sa ju falenderoj Ju i ndeuar Dr Fatmir Terziu, qe na e percillni.
Jane ndjenjat tuaja atdhetare qe ju ju na i percillni. Paci miresi.
Per kohen qe jetojme,ky eshte nje mesim i madh...
Po hane njeri tjetrin;te panginjurit ; rrojtue me gjakun dhe djeresn e te tjereve.
Kryefjala e ketij shkrimi eshte thenie e Vaso Pashes:
"Besa e SHQIPTAREVE eshte SHQIPTARIA"
apo ajo rilindase"
"Myslimane e te krishtere; JEMI NJE more te mjere"!
Le ta shprehim ate ne kohen qe jetojme.

Toronto 21-04-2017 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.67
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1