Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Historia ime?

Historia ime?

Font size: Decrease font Enlarge font

Është një poezi, nga ato lloj poezish që cilësoheshin “alarme dhimbjeje nga fronti i luftës” dhe që realizoheshin nga korrespodentë, apo të dërguar specialë të forcave anglo-amerikane në Ballkanin e trazuar të luftërave. Poezia është e panjohur më parë, ajo është shkruar në 26 Shkurt 1886 dhe flet për Ballkanin. Kënga e shoqëron edhe përtej vdekjes një vajzë të rënë në duart e të dashurit të saj në një mulli, ndërsa shkaku citohet nëpër buzë nga i dashuri i saj. Dhe vrasësit janë turqit, të cilët ende kërkonin të mbanin me forcë dhe në këmbë perandorinë e tyre të vjetër. Poezia ka një domethënie të lartë, vlerën e këngës, shpirtin  e lirë, dashurinë dhe forcën që delegohet si mesazh. Emrat Joel, Nell, Harry, apo dhe kolonel Skobeloff, natyrisht sjellin prezencën anglo-amerikane, në një sfond të ngarkuar dimëror dhe borë. E gjitha ndodh në një mulli, në jetëmarrjen e dy të dashuruarve, në Ballkan. Origjinali ka folur i heshtur vite me radhë arkivave... (Dr Fatmir Terziu)

 

Dita ishte e ftohtë, dielli i përfjetë

për shumë orë, përmes borës verbuese,

ne nxitonim kuajt tanë të shpejtë

për takimin e egër të Ballkanit të reptë.

 

A ju kujtohet Joel, Nell? Po, Joe pa dukje?

Djalë trim! Ai ishte krenaria jonë e veçantë.

në mes të një stuhie të kështjellave turke

kur ndiqte kolonelin Skobeloff, kaq e patë.

 

Historia ime? Mirë. “Dëgjoje Harry!

Ç’është? tha Joe. Ç’kishim parë aty

as si cicërrima zogjsh për së mbari,

një vajzë e re këndon. Një e shtënë në mulli.

 

Qëndruam përtej disa pemëve të radha

dhe mjaft shpejt u gjendëm pranë asaj dere,

pamë brenda, mes vrimave të saj të çara,

një vajzë truplehtë, shtrihej në dysheme.

 

I dashuri i saj, i plagosur për vdekje, mërmëriste:

Nga turqit! Ashtu e gjakosur ajo këndonte

këngë e ëmbël e pikëllimit dhe dhimbjes, buçiste

përmes harqeve të mullirit të vjetër alarmonte.

 

S’kisha parë ndonjëherë t’i puqej vdekjes kënga

ai timbër i muzikës të pllakosej drejt qiellit

për një kohë mbeta i trazuar, jo thjesht nga brenda

skena e shpirtit të lirë pluskonte drejt diellit

 

Ne s’folëm gjatë, prodhuam vetëm lotë!

e pamë përveç se të vdekur, si hyri

me sy të ndritshme, ikja e saj nga kjo botë,

arsyeja kishte ikur, kishte ngrirë syri.

 

Nell, unë kurrë s’do ta harroj atë ditë,

hyri në shpirt si një ëndërr trashanike,

do ta dëgjoj të këndojë, shumë larg po të ikë,

ashtu të ftohët si në atë dëborë ballkanike.

Comments (2 posted):

Guri Naimit D on 24/04/2017 17:46:19
avatar
1- Eh...p e n d e s a !
(Reflektim)

Kot m'i derdh sot ato lot
Per ate qe s'e gjen dot,
Lere te qete ne ate Bote..
Sepse ketu nuk e le!
Kisha kohe sa qe gjalle
Ta ngrohie, qofte me fjale,
Mekati s' sherrohet me fjale !
Vecse s'trembet as ne dhe !

2-TE BUKRES se DHEUT!

Sa do ta leme "Te bukren e dheut"
Ca ne te Pashes, ca ne te Beut>!

Sa do t'i leme PASHANE e Bene,
"Be" duke bere per atdhene?!

Si placke tregu po na e shesin
Dhe ne me gisht ne goje, po mbesin.

3- Ah, n o s t l g j i a !

Erdh serish Njembedhejte janari,
Syrin pishe une megimtari.
Ne televizion ne Internet,
Mos dicka per kete, do kete.
Por asgje, terr i plote,
Kurreshtia ime eshte e kote.
Ah, c't'i besh...!?NOSTALGJIA
Sy e veshe nga Shqiperia.
Mos u perseriste ajo; e zeze dite.

4- Oh, p l u m b i...!
( Ma spjegon Lavdosh Feruni)
OH, plumba ne depo, plumba ne prite,
Plumb ne ndotie, ne mbetiet kimike.

Ah, per ne, plumbi "fishek ne paje"!
Ka me kkurriz ate ta mbaje?!
***
5- Dhe ja, e r d h a ...
O more gur ,Guri Naimit,
I shkoi vlerra edhe trimit,
Ca shperndare neper Bote,
Te tjeret ketu; I themi, t'i thote..

Nga Toronto, "Guri Naimit",
A mund ta quajme fjale trimi?!
Kush e do MEMEN shqiperi,
VJEN K E T U , o D E R E Z I !
**
Dhe ja erdhe, mik i dashur,
Sherr lashe e sherr gjeta,
Ca me teper majmur e trashur,
Ca mezi mbahen me tableta...
Erdha pra i dashur mik,
Por c'te shoh, more qyqar?!
Cdo gje, duket fare acik...
Me keq se, dhjete vjet me par.

Nga libri "Ne rruget e jetes"bot 2011.

Pershendetie miku poet CELIK PETRITI.
Faleminderit Pr,i nderuar Fatmir Terziu.

Toronto 24-04-2017 Guri Naimit D.
Guri Naimit D. on 29/04/2017 13:55:25
avatar
Zemra e tij si nje KALA!
(Me Ndue Dodbiben,kudo te jemi)

(Ne vend te nje urimi miqve te mij ne MIRTITE e kudo te ndodhen.)

Krijim i Ndue Gjonit..dashamires.
Na Torontua jua dergoj,si trinitrina per mua,qe larg vendit lengoj...
Me te, pershendes veteranin Ndue Dodbiba,qe na mblodhi ne 83 vjetorin etij tashme i uroj te 88tat mos gaboj.
sot pas 4 vitesh tej oqeanit..
**
Shume pishtare ka lind Mirdita
Me shume vlera e merita,
I nderuar eshte Ndue Dodbiba.

Me tradita mirditore
Trashegim nga t'paret e vet,
Gjaleroj bujqsine e Mirdies
Me kembenguljen e vullnet.

I lartesohet emri Mirdites
Kur del zani i Ndue Dodbibes,
Me vizion,freski mendore
Regjizor n'vepra bujqesore.

Ne cdo rast gjente menyren
E sqaronte ne kohe detyren,
S'flinte gjume as dite as nate
Pa e vleresuar situaten.

Ne halle te shumta ne veshtiresi
Gjithnje ne krah,shoket e tij,
Me konsulltime me gjykime
Per cdo gje, merte vendime.

Nuk i shmangej vapes, furtunes,
Rriti vlerat dites punes,
Zemra e tij si nje KALA
Mbronte femijet e, cdo fukara.

Ndue Dodbiba,cdo dite ngadhnjohet
Vitet ikin e, ai lartesohet,
Puna e tij mbetet kujtese
Per Mirditen, model do mbese.

Shume vlera jo vetem n'bujqesi
I kane dhene koleget e tij,
E nderon dhe qielli e toka
Cfare shkruan per Te Nok NOKA.
***
Nga Tirana ne keq ardjie per mos marien pjese ne ate aktivitet tuajin.

Tirane 02-06-20013 Kolegu Ndue Gjoni.

Nga libri "Ndue Dodbiba na mblodhi ne MIRDITE|"bot 2013( Dh, Xhoga)

Peer ju miqte e mij nga Toronte.

Sot 29-04-2017 Guri Naimit D.(Dh.Xh)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1