Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Jul Variboba, poeti i vlerësuar nga Arkivat britanike

Jul Variboba, poeti i vlerësuar nga Arkivat britanike

Font size: Decrease font Enlarge font

Jul Variboba, poeti i vlerësuar nga Arkivat britanike

Dr Fatmir Terziu

 

Literatura ka qenë, mbeti dhe ende është shumë borxhlie tek zjarri i bardhë i fesë. Misteret e jetës dhe vdekjes, si dhe problemet e botës tjetër, midis tyre “komplotojnë” një nga format kryesore të stimujve për imagjinatën poetike.

Kësisoj në këtë lidhje ka forma të tjera të fuqishme që tiklojnë orën e poetit, për një gudulisje, gjithnjë metaforike drejt artit të fjalës së bukur.

Për poetin Wordsworth:

“Lulet që shpërthejnë kuturu mund të japin në këtë botë

mendimin që shpesh qëndron shumë thellë në lotë.”

Për poetij tjetër Tennyson:

“Dashuria ka rrëmbyer harpën e Jetës, frutet

dhe i godet në të gjitha kordat me sa mundet.”

Thomas Moore gjen frymëzim në:

“Buzëqeshjet, lotët,

e viteve të fëmijërisë.”

Shoqëria, nderi, dhe dashuria, apo edhe vendlindja, të gjitha luajnë rolin e tyre në nxitjen e flakëve të pavdekshme të poezisë. Por, kur ne marrim në shqyrtim kryevepra të tilla universale si “Mesia” e Klopstockut; “Parajsa e humbur” e Miltonit dhe “Komedia Hyjnore” e Dantes, pa harruar pjesën që është artëzuar në literaturë nga teologë të tillë si Bede, Gregory, Abelard, Thomas Aquinas, Calvin, Luteri, Huss Fenelon, Newman, dhe Kingsley, si edhe kur sjellim në mendje, lirika të tilla qiellore si “Roku i viteve”; “Udhëhiq, mirësine e dritës” dhe “Rri me mua”, ne jemi të detyruar të pranojmë se edhe burimet e letërsisë nuk janë larguar shumë larg nga vendet e fshehta të shpirtit njerëzor.

Ndaj mes kësaj dhurate të madhe të artit Global të letërsisë, ishte që herët dhe një prift, shpirti artist i njeriut, i cili jetoi në Kalabri. Nga fëmijëria e hershme, historia e Virgjëreshës, ia kishte transmetuar në Shkrimet e Shenjta talentin dhe dashurinë për artin e bukur, dhe shkurt e kishte magjepsur atë. Në një frymëzim të tillë arkivat britanike kanë shkruar me kohë mjaft paragrafë të tillë të thjeshtë që ende apelojnë për atë art letrar-poetik, që rritet çdo ditë mes leximit, duke na kujtuar se arti i fjalës së tij të bukur lartësonte mbi çdo gjë, peshonte vlerën në atë pak hamulli jete, që në krahasim me vendin, kohën dhe hapësirën, ai prej kohësh meritoi vendin në rrjedhën e lartcituar të artistëve të kohërave të ndryshme botërore. Edhe dëshirat bazike të prindërve të tij, në këto paragrafë të arkivave britanike, janë në vartësi të jetës së tij, të interesit në jetë. Një ditë ai u dërgua nga babai i tij, si bir i vetëm që ishte, në Napoli, për të zgjedhur më të bukurën vajzë, “sinjorën” më fisnike të pranueshme si lady model, ku ai duhet ta zgjidhte në sy e në zemër e ta kishte gruan e tij. Dhe  ajo të kishte fatin dhe jetën e gjatë të mbante nderin dhe emrin e familjes. Ai shkoi atje dhe pas pak shkroi një letër për prindërit e tij, ku arriti të thotë me pak fjalë dhe mjaft bukur, se ai e kishte gjetur atë, dhe se ai ishte duke e sjellë në shtëpinë e tij, gati për martesë. Dhe të gjithë miqtë e tij në qytetin e vogël të San Giorgio dolën në zell të plotë, kuriozë për të vëzhguar nusen nga qyteti i madh. Por, në vend të një vajze napolitane me sy të errët, ai kishte prodhuar një statujë të bukur të Madonnas, dhe emërtimin e saj e kishte si “sposa Benedetta” (Gruaja Benedetta). Sa arriti para prindërve, ai i vendosi unazën martesore në gishtin prej mermeri, dhe u zotua për atë martesë me besnikëri të përjetshme.

Mjerisht, vërtet ai ishte betim i vdekshëm! Kjo ngjarje, nuk ishte shumë vite para se Giulio Variboba, (Jul Variboba) të kishte ndjerë në zemër forcën e zjarrtë të shërbesës së tij fetare në një kongregacion të zonjave rinore, ku ishte joshur nga sharmi i rrezikshëm i njërës prej tyre, ndaj dhe iu dorëzua tundimit. Mëkati ishte ndoshta më pak i rëndë, për shkak se rrjedha e tij priftërore ishte marrë për bazë mbi atë të riteve ortodokse greke, e cila sikurse dihet lejon që një prift shqiptar të jetë në gjendje për t’u martuar. Por, Jul Variboba, mendonte se ai kishte qenë kështu “i pasinqertë” për angazhimin e tij më solemn, dhe, mbi të gjitha me keqardhje, ai vendosi hartimin e një metode të përshtatshme të ikjes nga mëkati, sikurse e qunte vetë “pabesi e tij”. Në rrethana të tilla, disa do ta kenë quajtur pjesë të një asketizmi të egër, shkruajnë arkivat britanike, por kjo pasi kaloi disa kohë, vite të gjata në një kryqëzatë të palodhur, ndodhi pa ndonjë përulje drejt mishit. Sidoqoftë, ky ishte një prift, dhe kjo ishte veçanërisht njerëzore, ndaj dhe ai zgjodhi metodën e Davidit, duke zgjedhur për të ofruar, si një i sinqertë i pendimit të tij, një poemë të gjatë dhe të bukur drejtuar subjektit të adhurimit të tij.

Variboba, shkruajnë arkivat britanike, ishte nga racë shqiptare, edhe pse vendlindja e tij ishte në tokën italiane. Shkruhet më tej “Vendi i tij kishte shekuj që s’i përkiste askujt, por shqiptarët qysh më 1393, kur u arrit fitorja turke në Napoli, ishin tmerruar, dhe gjithnjë ka pasur një emigrim me shumicë drejt Italisë, dhe kjo, gjithnjë sipas arkivave, ishte ripërtërirë nga koha në kohë. Vendosja ishte në krahinën e Kalabrisë, ku shumica e emigrantëve kishin gjetur një banesë apo një shtëpi. Atje shqiptarët mbajtën të ruajtura zakonet e tyre, traditat e tyre, dhe mbi të gjitha gjuhën e tyre”. Dhe kjo ishte shkruar në gjuhën e fortë shqiptare, që Varibobës në vitin 1782, i dha forcën për të plotësuar poemën e tij të famshme për jetën e Virgjëreshës, ose për ta shqipëruar atë në gjuhën arbëreshë, si dhuratë e tij të dedikuar vendlindjes, “Ghiella e S. Mvnis Virghier”.

Tipar i shquar i kësaj përpjekjeje është aftësia e jashtëzakonshme me të cilën poeti kombinon nderimin e përsosur me familjaritetet ekstreme. Në përkushtimin e tij të hapjes, ai flet sikur adresimi është për një mik personal të njeriut “Mbretëresha e ëndërruar”, ku ajo fillon:

 “Këtë mëngjes unë do të sjell në tryezën tuaj një lloj të ri të frutave /

një që ju nuk e keni shijuar as kur ju keni qenë në Qiell”.

Ai vazhdon të kërkojë falje për aromën e saj, duke e krahasuar atë mënyrë jo të favorshme me flijimet e pasura që kishin gratifikuar altarin e Madonës, por në gjuhë të mësuar bukur nga prindërit dhe mjaft fisnike. “Por, në gjuhën tonë të bukur shqipe, ai vazhdon “se një vajzë nuk mund të matet, me gjatësinë e dhuratës së saj” Kjo thjeshtë, thuajse një ton i shoqërueshëm që shtrihet në këtë poemë, e cila transmeton në vargun e kthjellët të saj tërë historinë e jetës së Virgjëreshës. Personat me frazat solemne janë nga Dhiata e Re, që i referohet këtij subjekti të frymëzuar dhe gjuha e folur.

Fotoja e Jozefit të varfër, dyshimet e tij fillestare, janë tipike. Ai është kaq i shqetësuar se ai troket kokën e tij përballë tryezës, por gruaja e tij e ngushëllon atë, e quan Zot të saj dhe burrin e saj të mirë dhe së shpejti ne shohim pastaj një njeri të drejtë që nxiton për të marrë daltën e tij mjetet e tjera që kishte kur ai ishte duke lënë shtëpinë përgjithmonë.

Kur arrin fëmija, ka disa skena të bukura të dashurisë prej nëne, me puthjet dhe përkëdheljet dhe fjalët tipike nga gjuha shqipe. Kur barinjtë vijnë mes tyre, dhuratat, mishi i viçit dhe dhalla, çdokush mund ti shohë se kanë një kombinim që poeti fikson si pikturë foton e tij nga vendlindja dhe nga fshati kalabrez të cilët, ai i dinte aq mirë. Nga ditët e lumtura të fëmijërisë, historia vazhdon me kulmin tragjik të Kryqit, me një ankesë madhështore, të sinqertë dhe plot pasion dhe të gjallë e me forcë dramatike. Më pas vjen koha më e gëzuar “Canto della Resurrezione” dhe jeta e mëvonshme që shton dhe vdekjen e Madonnas. Pasta shkohet dhe në pritjen e saj në qiell në mes të një procesioni të engjëjve dhe kryeengjëjve, që shihen se  marshonin duke bërë rrokadë me muzikën e luajtur (e të gjitha gjërave), të asaj të violinës dhe të fyellit! Prifti gjenial shkroi pjesë të tjera, kryesisht në italisht, por ai jetoi dhe hyri në historinë e letërsisë, ku ai fuqishëm drejtoi korin shqiptar, nga kjo poemë e lezetshme, kështu forca e njeriut tregoi se është po aq poetike dhe tërësisht e frymëzuar nga një luks hyjnor.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1