Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | “Superman”-in e lindi poezia heroike shqiptare

“Superman”-in e lindi poezia heroike shqiptare

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

“Superman”-in e lindi poezia heroike shqiptare

Dr Fatmir Terziu

 

“Superman”- i (Mbinjeriu) ka lindur dhe është frymëzuar nga poezitë epike shqiptare. Këtë fakt të panjohur më parë na e sjell në vëmendje studiuesi M. Tuaites (1952) në një përmbledhje të tij të quajtur “Notebook Poetry”. M. Tuaites në artikullin e tij studimor të botuar në Melbourne, pikërisht në gazetën australiane “The Age” (13 Dhjetor 1952) në faqen dymbëdhjetë të saj, shkruan se “Superman nuk është as një shpikje modem dhe as krijim i filozofëve gjermanë të shekullit të 19-të.” Kulti i tij ka variacione të ndryshme, por bazën e ka tek “poezia heroike”, që nis me Homerin, burimin e parë të kësaj poezie europiane, dhe tek poezia epike shqiptare.” Për këtë në studimin e tij Sër Mauricie Boura përforcon mendimin e burimit të fjalës. Vëllimi i tij prej mëse 600 faqesh është vetë kulti me variacione të pafundme, është me të vërtetë një “tour de force” e gjerë, kompakte e përmbledhur me një pasuri të fuqishme kuotimesh dhe orrigjinash të burimit.

​Duke iu referuar fjalorit, që e solli në vëmendje “Superman”-in përpara se të hynte deri në kinematografi, fjala “mbinjeri” ekzistonte me kuptimin si “një person i kompetencave të jashtëzakonshme ose mbinjerëzore”. “Mbinjeri” ishte një qenie me tipar ideal superior, sikurse ishte i konceptuar nga Niçe. Niçe që e kishte etiketuar si një njeri ideal, deklaronte se “mbinjeri” është ai, i cili arrin lumturinë, dominimin, dhe kreativitetin. Por një “superman” tipologjik i bazuar në fjalor, mund të jetë dhe një qenie superiore e konceptuar, si produkt i evolucionit të njeriut, ai që mbizotëron egon edhe për shkak të të qenit një egoist i pamëshirshëm, për arsye të fuqisë superiore, dinakërisë, dhe forcës së vullnetit. Tashmë, fakti del se oratoria e poezisë heroike nuk qenka thjesht një burim i njohur i heroizmit, ajo qenka dhe një lloj i përgjithshëm i kuptimit, i vazhdueshëm në ndryshesën e saj dhe me shumë variacione, për të prodhuar edhe “mbinjeri”-un. Këtë të paktën na e ka thënë me kohë, Tuaites, ashtu sikurse ka theksuar, se dhe pse nuk ka pasur përkthime të poezisë shqiptare, në kërkimet e tij ka hasur se poezia shqipe i ka dhënë mjaft forcë këtij nocioni.

​Dhe si shembull përforcues për këtë jepet dhe ideja e “Poezisë së lindur” (Inborn poetry). Kjo lloj poezie shfaqet si një model shqiptar në faqet e gazetës së Sidneit, “Chatholic Press” të 23 janarit 1913-të. Kjo lloj poezie e ardhur nga fronti i luftrave shqiptare ka një arsye për të qenë e tillë. Në këtë burim thuhet se këngët shqiptare nga fronti i luftës, duket që rrjedhin natyrshëm nga goja e shqiptarëve. Një ditë pas masakrës në Manastir motra e një prej viktimave ka filluar menjëherë të këndojë mes lotëve, (vajtojë) në vend që të bërtasë, dhe në këtë kontekst formati i “mbinjeri’-ut të lindur nga kënga dhe poezia epike shqiptare vjen si një ndihmë adekuate:

“Trim?”

“Ju ishit fusha jonë me lule,

dhe ju keni qenë batica jonë.

Sytë e tu ishin buzëqeshja e të gjithë njerëzve,

O Abas?,

“Kush i ka vjedhur krahët e tu të dashur!”

“Pistoletën, plumbat, Jataganin, tërë argjendin e derdhur”

“Kush e ka zhveshur jashtë atë jelek,

aq të rëndë me copa prej ari?”

“Kjo është një këngë e thjshtë, por shumë domethënëse për kontekstin, e adresuar prej kujtesës nga gratë e mbetura në shtëpitë bosh, kur ushtari vdiq në fushën e nderit.”, thuhet në analizën e këtij teskti nga burimi i lartcituar. Dhe me një krehje për të plotësuar formatin e duhur vazhdon, duke u kthyer në vetën e ushtarit të rënë në fushë të betejës:

“Unë rashë, o, miqtë e mi”

“Shkoni përshëndetni nënën time prej meje”

“Dhe i thoni asaj qër të shesë bagëtinë nga grazhda”

“Dhe arin e siguruar prej tyre, ta ketë për motrën time të dashur”

“A nuk duhet që ajo të kërkojë fatin,

dhe nëse pyet për mua,

atëherë i thoni se unë jam i martuar "

“Martuar me kë? Do të pyesë ajo,

Dhe ia tregoni asaj gjoksin tim të shpuar...”.

Ashtu sikurse studiuesja shqiptare, Mikra Krasniqi, shprehet se poezia epike nuk është arkaike, e pavlefshme, apo formë inferiore e artit, ajo bazuar dhe në faktin e cituar, është një hartë ose një dokument i një trashëgimi të lashtë kulturor, që ka mbijetuar me shekuj, në një formë apo një tjetër. Kjo trashëgimi e radhë kulturore shqiptare në mesin e kulturave të tjera, që ashtu sikurse është faktuar deri në frymëzimin e autorëve për “superman”-in, përkundër neglizhencës, duhet ngulur këmbë për ta ruajtur si trashëgimi dhe vlerë identitare. Është fakt, që në trojet shqiptare, të moshuarit ende këndojnë këngë epike kushtuar luftëtarëve, por është dhe fakt se mjaft këngë të tilla janë keqpërdorur, falë formave “postmoderne”, ose janë lënë në harresë. Sipas Krasniqit, ndikimet moderne dhe korrupsioni po ndikojnë edhe në këtë art, por tradita duhet mbajtur gjallë, pasi në fakt është një vetëdije në mesin e shqiptarëve në të gjitha viset, se poezia epike është dëshmi e një historie epike e njerëzve që banonin në trojet tona që nga lashtësia. Këto forma epike me një forcë të madhe lindën “mbinjeri”-un për të frymëzuar brezat në qëndrueshmëri e jetëgjatësi identitare, kulturore.  

 

 

 

 

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D.(Dh.Xhoga) on 15/03/2017 19:19:06
avatar
Dr.Fatmir Terziu "supermeni YNE"

Inderuari Dr Fatmir Terziu-SUPERMANI YNE
Ma solle kete TY vertet,lindur POEZIA,
Paste vijimesi ai GENI juaj TERZIU
Qe mendieve marre dhenw; jeni KRYE PENA.
"Trinitrina" per mua,"Fjala e lire"
Krye Saj,"supermeni Une" Fatmir Terziu.
Faleminderit gjithcka qe na ofron
Zoti-dhente shendete-gjithnje ate"FRON"!
-Mua sjelle,nje"syth"ne murin e dijej.
Faleminderit "Supermani Yne",

Toronto 15-03-2017 Guri Naimit D

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1