Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | MBËSHTETJA E PANJOHUR BRITANIKE PËR SHQIPËRINË

MBËSHTETJA E PANJOHUR BRITANIKE PËR SHQIPËRINË

Font size: Decrease font Enlarge font

Duke kërkuar në arkivat britanike për fatet e shqipërisë

 

MBËSHTETJA E PANJOHUR BRITANIKE PËR SHQIPËRINË

 

Dr Fatmir Terziu

 

Shqipëria e viteve 1939-1945 ka një shtrirje të gjerë në mediat britanike. Gazeta të shumta, sidomos “The Times”, por dhe materiale të shumta arkivore e trajtojnë këtë periudhë thuajse dita-ditës.

Një propozim i Janarit të vitit 1939-të do ta detyronte shtatëdhjetë vjet më parë Bashkinë e Elbasanit me kryetar Bashkie,  Qemal   Karosmanin (1875 – 1949), Kryetar Bashkie Prill 1939 – Qershor 1939, që t’i jepte titullin “Qytetar Nderi” gjeneralit Alberto Pariani, shef i stafit gjeneral të Italianëve, që sapo kishin pushtuar Shqipërinë, më 7 Prill të atij viti. Kështu shkruan gazeta “The Times” e asaj kohe në faqen e trembëdhjetë të saj. Gazeta thekson se ky titull i jepej këtij gjenerali me pëlqimin e Kryeministrit të asaj kohe, Shefqet Bej Vërlaci, i cili kishte vizituar ditë më parë Italinë dhe vetë Mbretin e vetëemëruar fashist në Shqipëri, por edhe me miratimin e Ministrit të Jashtëm të asaj kohe, Xhemil Dino. Ndërkohë mësohet sipas materialeve arkivore se gjenrali Alberto Pariani edhe kur u emërua Ambasador i Italisë në Berlin në CV-në e tij kishte shkruar marrjen e titullit “Qytetar Nderi” në Elbasan. Madje në detyrën e re të tij si Ambasador, në shtatorin e vitit 1945-të, thuhet se ai ka pasur dhe një shqiptar me vete në një ceremoni të lehtë të organizuar afër rezidencës diplomatike.  

            I mistershëm mbetet fakti i gjeneral Parianit, jo thjesht si mbijetesë, por si qasje në krahët e diplomacisë mes kundërshtarëve të tij si Guido Rocco që ishte emëruar paralelisht ambasador në Ankara dhe Bastianinit në Londër. Pariani ishte një përfaqësues italian në Konferencën e Paqes në Versajë. Rocco ishte delegat në Konferencën Detare të Londrës në 1930, ndërsa Bastianini ka qenë më në hije. Në të dy rastet kontradiktat mes tyre kanë qenë të mëdha, por lidhjet me territorin shqiptar fort të shtrënguara. I pari dekorohej në Elbasan, i dyti merrte lëvdata dhe garanci diplomatike nga titullarë shqiptarë të kohës në Tiranë. Thuhet se të dy ishin miq të Ministrit të Jashtëm të asaj kohe, Xhemil Dino. Ndërsa lëvizjet diplomatike ndodhnin si pasojë e qasjeve të pas luftës, në Shqipëri emrat e tyre sapo kishin filluar të shënonin rrathë të kuq lidhjesh dhe të shënonin fatet e miqve të tyre shqiptarë nga rregjimi në fuqi i Enver Hoxhës.

            Por funksionet e tyre diplomatike ishin të përkohshëm. Gjykata e Romës menjëherë pas disa muajsh ka dënuar me burgime masive për jetën Alberto Parianin, në një gjyq ku ishin gjeneralë të tjerë si Roatta që më vonë u arratis nga një spital burgu, dhe nuk ishte rigjetur, Fulvio Suvicli, ish ambasador në Uashington, Franco Jakomonit, Gjeneral Paolo Angoiy etj., dhe të gjithë me një lidhje me Shqipërinë. Lidhjet e tyre sikurse dihet gërmuan thellë dhe u pasuan me pushkatime edënime masive të mjaft shqiptarëve të lidhur me ta. Mjaft detaje të tjera për këto dënime janë arkivave dhe dëshmojnë krejt ndryshe nga sa kemi ditur.

Por, ndërsa duke kërkuar më tej në faqet e kësaj gazete britanike, që thuajse përditë ka trajtuar situatën shqiptare të pas-pushtimit fashist, gjendet edhe një artikull me gërma të mëdha e të zeza, që citon nga Kardifi, kryeqendra e Ëellsit, ku thuhet: “u dënua sot më 13 Prill 1939-të, pushtimi barbar i Shqipërisë nga mbledhja e Federatës së Minatorëve të Britanisë së Madhe...” (The Times, faqe 9). Ndërsa Kardifi e quante këtë ‘pushtimi barbar i Shqipërisë’, në një artikull tjetër të datës 12 Prill 1939-të, me titull “Nazistët dhe kriza”, (Nazis and Crisis), Britania e Madhe del hapur në mbrojtje të shteteve të Ballkanit, ndërkohë e quan situatën në Shqipëri si të tendosur dhe shumë të ndërlikuar.

Përpos kësaj situate dhe pakënaqësisë e papajtueshmërisë britanike me çka ndodhte në Shqipëri, në të njëjtën ditë në shenjë proteste jep dorëheqjen edhe i deleguari si komisioner politik i Britanisë së Madhe në Shqipëri, me përqëndrim në Durrës, Sir Charles Petrie. Artikulli i datës 12 Prill 1939-të e shpjegon më së miri këtë fakt nën titullin “Sir Charles Petrie dhe Shqipëria” (The Times, faqe 7). Pastaj në disa analiza dhe komente jepet qëndrimi i prerë britanik në mbështetje të popullit shqiptar dhe fateve shqiptare. Është fakti i zotit Halifax dhe mjaft politikanëve të tjerë që janë në anën e Shqiptarëve.

Gazeta “The Times  në një nga shkrimet e saj shkruan se që në vitin 1927-të, ka qenë ambicja e Benito Musolinit që të bënte Shqipërinë një protekrorat italian. Zogu në ato vite ishte President i Shqipërisë. Ai më pas u shpall Mbret i Shqipërisë. Dhe pas kësaj filluan të përbënin rrezik harxhimet dhe kreditë e mara vjetore nga Italia, ku ajo mbante shumë interes. Kështu vetëm një vit më pas Italia tentoi që të deturonte Shqipërinë në një bashkim doganor me Italinë, si një prelud për aneksim, por menjëherë Anglia dhe Franca, kundërshtuan ( The Time, 16 Janar). Pas kësaj është edhe iniciativa e Zogut që mbylli shkollat italisht duke theksuar se ato ndikonin në asimilim. Kjo i hapi punë edhe me shtetin e Venedikut. Vetë arkipeshku Delia Pietra iku të këshillohej me Papa Piun XI lidhur me këtë vendim të Zogut. Këtu përmendet sërrish Pariani si “Këshilltar Ushtarak në Shqipëri”.

Gazeta “The Times” shkruan edhe për arsyen e lënies së Mbretit Zog të hynte në Angli, pasi ai kishte lënë Turqinë ditë më parë. Është kjo gazetë që për ditë të tëra, duke filluar që nga 27 Janari i vitit 1938-të, të gjendej hap pas hapi mes ngjarjes festive e të gëzueshme të martesës së Mbretit Ahmet Zogu me Konteshën Hungareze, Geraldine Apponyi, vajzë e Kontit Julius Apponyi dhe mbesë e Kontit të fundit Louis Apponyi, që ishte një Marshall i Lartë i Gjyqit Suprem të Hungarisë. Kjo gazetë jepte lajmin e parë, menjëherë pas shkrimit në një gazetë hungareze, ku thuhet: “kontesha Geraldinë niset për në Tiranë e shoqëruar nga halla e saj, Kontesha Adele Apponyi.” Sipas kësaj gazete që gjenden në Arkivin e Librarisë Britanike të Arkivave gazetareske në zonën veriore të Londrës, Mbreti e kishte njohur atë gjatë një vizite në Itali. Dhe ndërsa gazeta shkruan dita-ditës për këtë dasëm, të shtënat me numrin 21 gjatë ceremonisë së martesës përshkruhen si një ritëm simbolik, po aq sa edhe dasma që kryhej sipas ritit mysliman, edhe pse kontesha ishte e besimit roman-katolik dhe po aq edhe festimet në Sheshin “Skënderbej”. “Pas ceremonisë një makinë ka shpënë çiftin në Durrës...”

Sakaq “The Times” me shkrimet e saj historike të asaj periudhe tregon më së miri se historia shqiptare është krejt ndryshe nga ajo që është mësuar e diktuar për gati një gjysëmshekulli. Por, edhe faktet e publikuar pas diktaturës, në fillimet e demokracisë shqiptare, duken disi larg këtij realiteti.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 15/03/2017 19:51:03
avatar
Prurie-"GURESKALITUR",per peshtjellene historise shqiptare-Fatmir Terziu.

Nje erudicion per tu pershendetur i nderuari Dr.Fatmir Terziu.Pruriet tuaja,pasurojne arkivin e Historise shqiptare.Pegezimie.
Gjitnje atdhetarizmi paraprires.
Guri Naimit D

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1