Newsletter
Email:
Poll: ROMAN APO NOVELE?
A DUHET QE EDHE NE GJUHEN SHQIPE TE KETE VETEM NJE EMER?
Home | STUDIME | Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire

Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire

Font size: Decrease font Enlarge font



Komuniteti shqiptar ne Amerike duhet ta ndihmoje Kombin, jo si dikur qe kishte nevoje per mbeshtetje nga sulmet e te huajve, per perfaqesi ne ngjarjet nderkombetare, per mos percarje etj, por ne stabilizmin e demokracise.

Per kete kemi pregatite temen ;

             Parimet per ndertimin e nje shoqerie te lire

Mendojme se me kete teme ne dobi te Tiranes e Prishtines, ju japim njekohesisht intelektualeve shqiptare, armen per te marre pjese aktive ne ndertimin e demokracise, kaqe shume te pritur, por shume te vonuar. Me temen prezantojme vlerat e diaspores, ( ndonse jashte Vatres ), duke treguar se si duhet te jete  “Nje Shoqeri e Lire” per te funksionuar Demokracia. Kushdo ka nevoje ti dije keto parime edhe ai qe kujton se i di, le ti rishikoje ndonse kujtojme se i dime.

 

1.    Shoqëria civile

Në se njeriu shkon drejt cvilizimit, arti i  bashkëpunimit

 duhet të rritet në të njëjtën shkallë me barazinë.”

                                                         Alexis de Tocqueville.

          Shoqërinë civile e përbëjnë të gjitha organizatat që egzistojnë midis individit dhe shtetit, si familja, kisha, klubet e sportit, muzikës dhe ato bamirëse. Ideja e shoqërisë civile është produkt i civilizimit. Tocqueville e quan artin e bashkëpunimit si rezultat të praktikës moderne të njeriut të kooperojë me të tjerët, pa pengesa. Kjo nuk ka egzistuar tek të parët tanë, sepse ata e njihnin njeri tjetrin brenda një komuniteti.

          Me rritjen e ndarjes se punës dhe krijimin e shoqërise me ligje, njerëzit që të përdorin pasuritë e tyre për qëllime të veçanta, ju duhej arti i bashkëpunimit, që u bë baza e paqes dhe progresit midis tyre. Koncepti i shoqërise së lirë është i pandashëm nga ideja e lirisë. Ështe gabim të mendohet se një njeri do të jetë i lirë në se do të mungojë kontrolli. Teoria e shoqërisë së lirë na tregon, se në një shtet të lirë, kontrolli bëhet nëpërmjet shoqatave që  bashkëpunojnë me njëra tjetrën.

           Shoqëri e lirë ka kuptim vetëm në botën moderne ku individi ka influencë. Liria ishte në drejtim të bashkëveprimit me njëri tjetrin në  lashtësi, ndërsa tani është në drejtim të pjesëmarrjes në pushtet.Tocqueville thotë : Progresi është produkt i kooperimit midis njerëzve në  një shoqëri të lirë, që drejtohet nga një qeveri nëpërmjet ligjit dhe jo nga një njeri. Filozofi irlandez Edmond Burke është i mendimit se rol të madh lozin grupimet e vogla, që nga familja e kisha deri në shoqata. Janë shoqatat e vogla të cilat na mbrojnë nga shteti personalitetin dhe na mbajnë të lidhur.

 

Krijimi i lidhjeve.

         Krijimi i shoqatave, sipas filozofit Michael Oakeshott, përbën tullat e ndërtimit të shoqërisë. Nëpërmjet tyre ne ushqehemi me të mirat dhe ndihmojmë që shoqëria të egzistojë, ato janë element ngjitës formues në  një shoqëri. Shoqata ruan trashëgimin, interesin e përbashkët dhe e bën shoqërinë të ndërgjegjshme e të fortë.

Një shoqëri civile është humane, me ndjenja dhe simpati për njeri tjetrin.

 

Shteti në  shoqërinë civile.

          Armiku i shoqërisë civile nuk është liria personale, por shteti. Ai me fuqinë e tij, me centralizimin e burimeve mban kontakte me shoqërinë, duke ndërhyrë në kohën, në xhepin e saj. Për t’i rezistuar ne duhet të investojmë për njeri tjetrin, me krijimin e sa më shumë shoqatave, që vullnetarisht dalin në mbrojtje të shoqërisë. Sa më të lidhura të jenë shoqatat aq me sigurtë dhe më shpejt lulëzon një shoqëri. Shteti krijon vazhdimisht barriera që arrijnë deri në totalitarizmin e gjithçkaje duke sjellë fundin e shoqërisë së lirë.

          Pa krijimin e shoqatave të shumta dhe të larmishme, nuk do të kemi bashkim, do të humbasim veten, lidhjet me atdheun, dhe kulturën lokale, që  është baza e identitetit të një komuniteti.

       Tregtia, është timoni që të çon në shoqëri civile. Ajo prodhon civilizim. Montesquieu krijoi shoqëri civile në Evropën Veriore të quajtur barbarë nga Romakët. Tregëtia kërkon besimin dhe koefidencën midis tregëtarëve. Sipas Fukuyama tregëtia dhe shkëmbimi kanë krijuar besimin që lejon një shoqëri të zhvillohet.

 

LEXO TE PLOTE KETU

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1