Navigate archive
first first February, 2012 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
Newsletter
Email:
Home | STUDIME | Shkrimi Linear B & Dorianet

Shkrimi Linear B & Dorianet

image Konstantin Qeparoi

Konstantin Qeparoi

Nga Lashtësia 

Tek mjaft autorë të huaj, të thjeshtë dhe studjues, shikon një farë hezitimi për vazhdushmërinë iliro–shqiptare. Miqtë tanë besojnë se ne jemi ilirët, armiqtë tanë, që e kanë edhe penën më të fortë, thonë se ne  nuk jemi ilirët, kurse ka neutralë që  hallakaten ashtu si vetë studjuesit tanë, ose tekstet tona shkollore, që  janë jo shumë të stabilizuara.

         Kush lexon Aristidh Kolën[3] e kupton se, sa më thellë të futesh në  lashtësi, aqë më të qarta bëhen rrënjët tona. Po për  këtë duhet të zotërosh gjuhën helene si burim fillestar, gjuhën angleze për  materiale anësore, direkte ose plotësuese, të njohësh shkrimin linear B, dhe, mundësisht, të bësh krahasime në gjuhët e tjera paralele.

          Në Historinë e Lashtësisë së Universitetit të Kembrixhit [4] gjen shumë elementë, shkëndija shqiptare, kudo nëpër botën e atëherëshme. Duke u nisur nga gjuha jonë e lashtë, pothuajse e tëra me fjalë një rokëshe, sheh se shkrimi linear B (dmth jo shkrimi A qe është përdorur në  Perandorinë Mioniane ), u perdor në  Knosos, në  Mykena, dhe diku-diku në brigjet e Mesdheut, Siri, Palestinë e Egjipt, Babiloni e Japoni.

         Çdo fjalë që deshifrohet sot nuk ka kuptim në asnjë gjuhë të botës, veçse del e përafërt me tonën, që duke hequr evolimet e ndodhura për  mbi 30000 vjet, gjë që e bëjnë dhe ata që bëjnë e besojnë, janë vetëm albanologët (gjuhëtarët e jo diletantët në fushën e gjuhësisë).

Duke lexuar Aristidh Kolën tek Gjuha e Perëndive, tek Orgjina e Helenëve, shikon se me kot Prof. J. Elena Harisoni[5] kërkon të dijë kuptimin e fjalorit të kulteve më të hereshme të njerëzimit. Në  tre librat, Themi, Prolegomena, Epilegomena, ajo i afrohet kuptimit të fjalëve dhe i len ashtu mqs nuk din shqip.

         Civilizimi i parë i shoqërisë njerëzore shkroi me herioglife, shkrimi linear A, që  nuk ka të bëjë asgjë me gjuhën tonë. Shkrimi tjetër 1400-1200 vjet pr.kr. (para krishtit) u quajt shkrimi linear B, që  u shkruajt në  pllaka argjili të papjekura. Ky është shkrimi dialekt i shqipes se vjeter, që  u ruajt deri më sot në sajë të zjarrit që zhduku gjithçka, vetëm pllakat e argjlit i bëri qeramike të pavdekshëm.

         Me alfabetin e sotëm helen shkrojti i pari autor me emrin ‘Ocellus’ (O Qiell),[6] nga i cili morën Hesiodi dhe Platoni më vonë. Hesiodi 800-730 pr.kr., shkroi për   fenë, mitologjinë, kulturën, filozofinë, por ne na interesojnë vetëm termat fetare qi ai përdor në  librin Theogonia. Perënditë e tij ishin Qielli, Toka, Deti. Autorin Ocellus e përcakton si Perëndinë Qielli (përdor po këtë emër).

LEXO TE PLOTE KETU

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1