| Su | Mo | Tu | We | Th | Fr | Sa |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Dyshim
Zhvillimi është ndryshim, është proces, siç është dija që nuk ka fund - ajo kurrë nuk arrihet por vetëm ndiqet. Njeriu ka gjetur fundin e vet - ka humbur - nëse ndalet së zhvilluari - njësoj si kur mendon se di. Eshtë pikërisht kjo fazë amullie, vetë-kënaqësie, ku veset lindin, ushqehen dhe zevendësojnë vyrtytet.
"O sa krenar me qenë....!", ky sllogan i kopjuar qarkullon i shkruar a kënduar nga ata që mendojnë se zotërojnë një popull; ose mburren se dijnë; vjedhin dhe nuk kapen; hedhin themele mbi prona-toka të grabitura; kanë kryer krime - jo vetëm morale - dhe nuk paguajnë. Dhe nëse kryelartësia është ajo që pengon njeriun të kërkojë të falur, atëherë ajo duhet të jetëe burim i shumë të këqiave. "Gjithë koka e sëmurë, gjithë zemra e zbehtë", thotë Dhiata e Vjetër - është ajo që pengon shikimin në të njëjtin nivel me veten, dhe sheshon gjithashtu mendimin me ndjenjën.
Një krahasim me të sotmen do të tregonte verbëri, ndërsa pak më shume se 20 vjet kanë kaluar nga koha diktaturës, e cila rrallëhere dhe kujdesshëm quhet komuniste, - emër që pritet të harrohet pa mbiemer - dhe shërbyesit e saj sot qarkullojnë analogë, kripto e anonimë, me një petk 'moral' që merr kuptim të kundërt.
Pranohet se liria e fjalës ka ndikuar në shumëfishimin e autorëve, krijimeve dhe botimeve. Por faktet flasin se emrat e krijuesve gjatë realizmit socialist, ose të tjerë të edukuar gjatë asaj periudhe të rënduar ideologjikisht, janë ata që kryesisht dëgjohen a ngarkohen me vlerësime, çmime e dhurata. Kjo shtyn të mendohet se;
- realizmi socialist mbizotëron artin sot.
- krijuesit e dikurshëm të librave a skenarëve propagandë kanë përqafuar realizmin invididual.
- periudha e lirisë nuk është në gjendje të prodhojë krijues më të mirë sesa koha e censurës.
- ish shërbyesit e propagandës që mbajtën në këmbë diktaturën më të ashpër në botë deri në minutën e fundit, ende shërbejnë.
- krijuesit e vlerësuar bëjnë pjesë në të njëjtin klan a kripto-shoqëri.
Kjo e fundit mund të jetë më e pranueshme, përderisa të gjithë duket se njohin a janë të lidhur me njëri-tjetrin.







del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment