|
Mengjes shkurti. Ftohte. Ne hollin e hotelit nje qetesi e pergjumur. Degjohej vetem zeri i folesve ne kanali televiziv i parashikimit te motit. Kur folesja tha se priteshin zhvillime bore ktheva koken drejt hyrjes se hotelit. Pertej xhameve te deres se madhe dallova floket e bores qe binin aty, ketu si me pertim. Dhe .... aty tej deres edhe silueta e nje vajze a gruaje. Nga format e prapme dukej se ishte e shendoshe dhe me shtat mesatar. Nje pallto e madhe, e zeze i varej deri ne kembet ku dalloje cizme meshini edhe keto te zeza. Po kjo? Thashe me vete. C'me rri jashte ne kete te ftohte? Perse nuk hyn ne hollin e hotelit. Mendova kete dhe u drejtova nga dera. M'u shfaq nje fytyre e rrumbullakte, mollza perskuqur me dy buze te trasha gjithe tul, ngjyer ne te kuq, paksa trashe. Leshrat e dredhura, te zeza i vareshin supeve. Gjoksi i zbuluar dukshem, madh, i bardhe,mes te ftohtit, te fuste me shume drithma. Tymoste nje cigare me nje pamje ne dukje indiferente.
-Zonje - i thashe-ju mund te hyni brenda. Ne holl eshte ngrohte. Ketu te pret i ftohti.
Ajo buzeqeshi. Buzeqeshja e saj ishte si prej adoleshenteje. A thua thashe dicka te cuditeshme qe ajo po e shperfillte dhe tallte ne kete menyre?!
- Mos u shqetesoni zoteri.
Paksa i prekur ne seder nga shperfillja e saj kembengula me nje pyetje vertet pa takt.
-Prisni taksi?
Ajo, kesaj here i dha nje permase me te madhe e me tallese buzeqeshjes se saj.
-Jo zoteri. Pres nje mikun tim. Me telefonoi ne celular se po vjen nga casti ne cast.
Tjeter histori thashe me vete. C'me duhet mua kjo kembengulje idioteske. Pune e saj. Ja qe pret dike.
Zura vend perseri ne sportelin e hotelit, mbytur krejt nga qetesia pergjumese. Megjithate syte i drejtoja here pas here nga suleta e gruas. Kur ja ne dera nje cast ndaloi nje limuzine. Ah, thashe ja c'priste ajo. Por shoferi zgjati koken nga dritarja, pyeti per dicka gruan dhe nisi me shpejtesi limuzinen. Gruaja vazhdonte te rinte aty. Kurioziteti tek une tani po shtohej. E ka nje gje kjo qe s'do te hyje brenda thashe. Kur ja pa pas pak castesh para saj ndaloj nje burre i gjate me biciklete, veshur me nje xhup te trashe dhe nje kokore ne koke. Dicka shkembyen me njeri, tjetrin dhe pastaj moren rruge ne krahun e majte te hotelit.
C'te jete ky i marre qe udheton ne kete mot shkurti te Chicagos me biciklete?! E lashe sportelin dhe bera nga dera. Ata ecnin ngadale. Ajo ishte mbeshtetur ne njeren ane te tij, ndersa ai me doren e djathte terhiqte bicikleten e madhe te zeze. Befas moren kthese dhe u drejtuan nga dera tjeter e hotelit, ne perendim. Burri nxorri nga xhepi i xhupit celesin e hotelit dhe hapi deren. Te dy u futen brenda. Zura ballin me dore. U kujtova. Mbreme vone ne dhoma 345 bujti pikerisht ku burre i gjate, i pastrehe. Pagoi me leke ne dore, ndihme nga kisha.
U ktheva mendueshem.Eh kjo bote!-thashe me vete.
Tek i hodha nje sy ores shikimi u mberthye ne data. 14 shkurt.
|
Post your comment