Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESSAY | PERTEJ SE FIGURSHMES SE ZINI VESHIT

PERTEJ SE FIGURSHMES SE ZINI VESHIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image PERTEJ SE FIGURSHMES SE ZINI VESHIT

PERTEJ SE FIGURSHMES SE ZINI VESHIT


Mustafa Lamaj*


 Arti nuk shtrihet asnjehere ne vakum sado formal qe te jet ai, kjo eshte e pa mundur, artisti si gjith shoqeria eshte skllav i habitatit te madh, i kazanit te kohes, rrethanave te kohes, por jo domosdoshmerisht qofte dhe ne menyre fare te vagullt ai do ti perdori ato rrethana per ti shfaqur ne artin e tij. 

Te gjithe kur jemi para nje vepre arti gjithmon kerkojme “ta lexojme ate” ose ne rastet me ekstreme te hamendesojme se çfare ka dashur autori te thote, ky eshte me teper lluks i letersise, piktura punon me mekanizma te tjera, ajo eshte me direkte vepron ne shqisa dhe ne sistemin tone nervor, por sidoqofte nje art i vertete eshte pjelle e kohes se vet megjithate ti kerkosh artit qe ti sherbej diçkaje, “apo gjithçkaje tjeter perveç qualitetit estetik do te thote te shtrosh nje pretendim ilegjitim ne art” thot Greenberg. Megjithate edhe ne rastet me ekstreme ne art, si ai i artit formal ose i “artit per art” ne nje far menyre do te reflektohej koha e vet.

Piktura e Zini Veshit ne pamje te pare duket sikur eshte nje klithme e kohes qe ne jetojme, tablote e permasave te medha te mbushura me figura njerezish, nje figureshe apo te reduktuara ne me te shumten e rasteve apo te ngarkuara me figura te mbivendosura njera mbi tjetren qe shpesh here coptohen deri ne pjese me minimale apo integrohen deri ne penelata fare formale ose tinguj ngjyrash qe kercejne jashte penelatave duket sikur shprehin ne menyren me direkte tensionin, stermundimin e individit te pa pranuar e vleresuar jo vetem nga butaforia autoritariane por dhe nga nje shoqeri e degraduar amorfe dhe absurde. 

Ne kete shkrim te shkurter ne menyren me lakonoike une do te doja te hyja specifikisht brenda piktures se ketij artisti, mekanizmave te brendeshme te saje duke ia lene admiruesve te artit anen tjeter, kontekstin, reflektimin e saj social, estetik e tjera.                                                                                                            

Zini Veshi ӫshtӫ njӫ piktor “par xcellence” i figures se njeriut, gjithçka ne oeuvre-n e tij peshtillet rreth saje. Figura (e njeriut) qe ne fillimet e tij ka qene brumi me te cilen ai do te sfilitej ne kontinuited. Ne fillim figura e njeriut ne pikturen e tij do te shfaqej e izoluar si nje figure e vetme, gjurmet akademike te kerkuara me aq force gjate periudhes se formimit do te kompromentoheshin nga kerkime te reja te cilat do te dilnin jashte hapesires se habitatit te kohes ku ai jetonte, kerkime qe intuitivisht do ta shtynin drejt shtigjeve te pa qarta por thellesisht personale.

Nje artist lufton torturueshem me elementet formal per te hyre sa me thelle brenda qenies se tij, dhe kjo zhvillohet ne kohe, jane ato element te cilat do te jene arma e tij me efikase per te shprehur vokacionin e tij. Tradicionalisht ne pikturen moderne kerkimi i ketyre elementeve zhvendoset ne dy skaje te kunderta, e para e cila konsiston ne perjashtimin total te figurshmerise te çon ne kode te pastra optike, kemi ketu parasysh pikturen abstrakte te Mondrian, Kandiski e tjer, ndersa kahu tjeter rezulton pertej se figurshmes, ku figura eshte prezente edhe pa patur asnje element te saj te dukshem ku shembulli me ekselent eshte piktura abstrakt-ekspresioniste.

Piktura e Zini Veshit ne thelbin e saj eshte thellesishte figurative me sakt esencialisht figurative edhe kur figura e njeriut e humbet teresisht prezenca e saj ajo gjithmon ka peshen e saj ne te.

Pikturat e mija, thot Z. Veshi “jane krijuar per te shprehur, artikuluar dhe sjelle ne jete ndjenja te thella, ide dhe impulse qe jane thelbesore ne ekzistencen time”.

Ne planin piktorial piktura e tij shtrihet ne shtresezime te mbivendosura, shpesh here fluide  dhe kaotike, here here duke u reduktuar  deri ne penelata te gjera dhe formale te cilat krijojne “shape” apo konfiguracione kapriçiose por perseri figura ose fragmente te saje ringrihen me evidente tashme te kapura ne gracken e dy eksremiteteve me nje mision final-qe ta  nxjerr figuren nga figuracioni, narrativia, konteksti ilustrativ. 

Piktura e Zini Veshit nuk tregon ngjarje, situata apo subjekte te caktuara, ato nuk shkojne me tej se sa titulli apo emertimi i tyre. Per shembull ne tablone  “An ancient head came to New York shore” titulli i vepres eshte fiktiv, nese do te perdorej nje tjeter titull, ai nuk do ti ndryshonte asgje asaj sepse piktura e tij tenton te shkoj pertej narratives.

Apo ne nje nga punet me te fundit sic eshte “Morning, going to the studio” ku puna jo vetem qe ska agje narrative por  forma ka nje karakter ambiguous,  ku ne pamje te pare spikat sempliciteti koloristik por qe tingellon teper prismatic. Goditjet e permbajtura te bluve reflectojne teper fort dhe e bejn punen enigmatike, fraktura e rende e ngjyres ne pamje te pare monotone ose teper e kursyer ndihmon ne shpalosjen e strucktures gjeometrike, nderkoh puna duket e ngarkuar por tingellon e fresket, me tej nje dore me gjith shpatullen (nese esht dore me shpatullen) funksionon pikerisht per hir te ketij discombobulimi, me pak fjale ne kete rast eshte teper intriguese  nje koncept ne pikpyetje, i pa qarte apo kontradiktor se nje i zbatuar ne menyr rigoroze, gje qe e hap punen, mendimin e ben me te lire e keshtu me rradhe.

Figura ne pikturen e Zini Veshit eshte quintensenca e thelbit te piktures (ekzistenzes) se tije ku ecejaket brenda the pertej se figurshmes apo midis figuratives dhe abstractes jane tentativa te cilat, sipas Frances Bacon “ do te sillnin figurativen pikerisht ne sistemin nervor ne menyren me violente dhe me te pa meshirshme” .

Piktura e tij eshte sa vellimore po aq dhe e shtrire ne siperfaqe, ne nje plan basoreliefi, gjithçka aty zhvillohet ne planin piktorial duke sintetizuar vellimet, thellesine dhe siperfaqen ne nje unitet dekorativo-dramatik. Piktori thot Cezanne “duhet te shikoj pertej peisazhit ne kaosin e tij…te humbas ne te… deri ne ate pike ku nuk shikon me forme apo motive por vetem force, densitet, intensitet”.

Figurat, tashme jo me te vetmuara por masivisht ne grupe qe ne me te shumten e rasteve jane te reduktuara vetem ne koka apo fragmente kokash nuk komunikojne me njera tjetren ato gjenden shpesh te ndara ne seksione, spazmatike qe kerkojne te dalin nga vetvetja te ngecura ne strukturen e pergjithshme te kompozimit. Kjo situate kllapie nuk eshte e perftuar literalisht, ne menyre pershkruese por eshte prodhim piktorial sepse autori nuk e shikon siperfaqen e telajos si hapesire optike pra nuk e shikon ate nepermjet chiaroscuros ku figuracioni eshte konsekuence e tij, e cila e fton shikuesin te hyj brenda saj duke mbajtur gjalle te ashtuquajturin integritet te planit kompozicional ku mbi prezencen e siperfaqes se rrafshte krijon nje iluzion sa me te gjalle te hapesires tre dimensionale, e kunderta ai e shikon ate si nje kolorist i mirrefillte, nepermjet  laboratorit tonal ku marredheniet koloristike prodhojne hapesire “haptice” pra jo iluzive, por shqisore, gjithçka atje eshte e prekshme pra eshte ky lloj efekti apo sencacioni i cili eshte “agjenti i deformacioneve trupore” nese do te perdornim fjalet e Deleuze.

Permasa e telajos eshte nje tjeter element fondamental ne punet e ketij artisti, ate ne pergjithsi e shoqeron formati i madh, une nuk do te thosha qe eshte pikerisht karakteri monumental i puneve qe e kerkon formatin e madh sepse shpesh here piktura monumentale e perjashton piktorialitetin por ne te kundert une mendoj se eshte egzagjerimi piktorial, zhytja ne esence te figures, pertej saj, ajo qe krijon efektin “haptic” te cilat kerkojn permasen e madhe, edhe ne rastet kur ai procedon ne formate te vogla si ne punet ne leter ato perseri jane pjese integrale e nje te tere e cila gjithmon kerkon hapesire, kam parasysh ketu serine “Women” te cilat fillojne e rriten nga “Women 4” ne “Women 6”, 8, 12, dhe me rradhe. 

Sidoqofte nje veper arti del gjithmon jashte caqeve formale shpesh here edhe jashte experiences se vete artistit dhe mendoj se ne vetem e violentojm ate duke e future ne ate structure. 

Mendoj se edhe pse ne menyre fare lakonike tentova te hyj ne esence te piktures se Zini Veshit pa pretenduar te kap thelbin e saj, shpesh gjykimet rreth artit jane subjective dhe per me teper reflektojne formime, kultura dhe shije individuale por mendoj se eshte i nevojshem nganje here ”zberthimi” i punes se nje artisti per arsye qe te zbulohet me mire rreth experiences dhe procesit mundues e te paepur te nje krijusi. Dhe se fundi nuk do ti shmangesha aktualitetit aq kompleks dhe problematik sot ne boten e artit ku situate eshte teper e komplikuar, per mos te thene e deshperuar, nuk eshte se arti sidomos piktura po shkon ne djall, po te ishte keshtu nuk do te ekzistonin sot piktore te niveleve te larta, natyrisht sot pikturohet ndryshe jo vetem per hir te se ashtuquajtures multikulturalizem as per hyrjen me violence ne hapesirat e artit te mediumeve te reja dhe vecanerisht te teknologjise e cila po ecen me hapa marramendese sidoqofte mendoj se ajo vetem e motivon artin te inventoj vetveten, gjithashtu hapesirat ne institucionet e artit jan mbushur me amalgama nga me insinjificative qe si lidh asgje me boten e artit, pa permendur ketu turmat amorfe qe dipllomohen ne institucione ku proklamohet me te madhe “qe te jesh artist nuk eshte e nevojshme te kesh aftesi” gjithashtu  problematik eshte raporti artist-galeri aq me teper ne kete shoqeri konsumeriste, ku dhe muzet po kthehen ne MAPO gjigande. Problemi tjeter eshte se galerite e artit po kalojne on line, ketu eshte kontradita e madhe, arti si natyre eshte “tactile” nuk pranon asnje lloj “virtualitei’. Jam shum optimist se arti i piktures do ta gjej forcen ta kapercej kete situate, gjithmon ai e ka gjetur dhe e ka kapercyer ate, arti ekselent si gjithmon ka vazhduar dhe vazhdon te krijoj edhe ne kete kohe, ky, arti i vertete gjithmon e ka matur dhe e mat vetvehten sic thot Greenberg me “me te miren e se shkuares se saje” sepse arti i mire, arti i ri, ai i verteti vjen pa buje, si me pare, i pakuptueshem dhe papritmas, ashtu sic ka arrdhur gjithmone.


 

*Mustafa Lamaj

Piktor, Dipllomuar ne Pennsylvania Academy of the Fine Arts,

Philadelphia, USA

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1