Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESSAY | NJË ANTOLOGJI HISTORIKE PËR KRIMET E KOMUNISTËVE

NJË ANTOLOGJI HISTORIKE PËR KRIMET E KOMUNISTËVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image “Eliminimi i Grupit Komunist të “Të Rinjve”

NJË ANTOLOGJI HISTORIKE PËR KRIMET E KOMUNISTËVE

Rreth librit të Enver Lepenicës “Eliminimi i Grupit Komunist të “Të Rinjve”

 

Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu

 

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, sapo ka nxjerrë në qarkullim veprën e gjashtëmbëdhjetë të studjuesit Enver Memishaj – Lepenica. Një vepër voluminozë prej 640 faqe te formatit të madh.

Me këtë punim, që është vepra e gjashtëmbëdhjetë e tij, autori ka objekt studimi ngjarje e figura historike të patrajtuara më parë. Duke përdorur të gjitha mënyrat e mjetet e eksplorimit të historisë, dokumentin arkivor, shtypin, kujtimet, folklorin, dëshmitë e mbledhura me shumë kujdes, ai përpiqet të ndërtojë të vërtetën historike për ngjarjet dhe figurat që merr përsipër të hulumtojë.

Tema e preferuar e punimeve të tij është ajo e krimeve të komunistëve të PK të Shqipërisë. Arsyeja është e qartë. Si një Parti Komuniste, e themeluar mbi baza të një ideologjie të huaj, i frymëzoi anëtarët e saj, për të arritur qëllimet nëpërmjet terrorit dhe krimit.

*     *     *

Vepra e gjashtëmbëdhjetë e tij “Eliminimi i Grupit Komunist të Të  Rinjëve”, mund të quhet pa dyshim si “Antologji historike për krimet e komunistëve”, pasi Memishaj ka marrë në analizë eliminimin e këtij Grupi me metoda terroriste. Veçanërisht ai trajton jetën dhe veprën e dy figurave komuniste atë të Sadik Premtes dhe të Neki Ymerit, që krahas Anastas Lulos, u vunë në shënjestër që në themelimin e PKSh, për t’i asgjësuar. Autori bën një parashtrim të situatës politike në Shqipëri, kur depërtuan idetë komuniste deri në

krijimin e Partisë Komuniste. Ai sjell pohime nga burime të ndryshme për të skicuar qartë e bindshëm tiparet e komunistëve, moralin e tyre të përçudnuar, për të mos u ndalur para asnjë pengese apo krimi, për ta arritur qëllimin. Këtë frymë veprimi terroriste dhe organizimi në PKSh e injektuan edhe misionarët jugosllavë Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, që luajtën rolin e arbitrit në marrëdhëniet me komunistët shqiptarë. Autori i librit na tregon se ata përzgjodhën të rinj komunistë, pa arsim dhe përvojë, të cilët siç thotë autori i manipulonin më lehtë, për t’i formatuar sipas dëshirës dhe parametrave të tyre, për t’i përdorur në interes të tyre.

Ndër 166, anëtarë të GK të Të Rinjëve që i evidenton për herë të parë Memishaj, vendin qendror të punimit e zënë figura e Sadik Premtes (Xhepi) dhe Neki Ymerit (Vangjua). Për herë të parë, sipas autorit, trajtohet me të gjitha ndodhitë e peripecitë jetësore portreti historik dhe njerëzor i Sadik Premtes, një nga viktimat e vijës terroriste të PKSh. Nëpërmjet dokumenteve e dëshmive të bashkëkohësve, pasqyrohen pikëpamjet politike të Sadik Premtes si komunist i devotshëm, por që ra ndesh me vijën e udhëheqjes së PKSH pasi, kjo e fundit, ishte kundër organizimit demokratik të PKSh, për luftën çlirimtare.

Siç pasqyrohet edhe në kujtimet e Sadik Premtes, ai kishte krijuar bindjen se “sjellja e Miladinit ishte e tillë, që nën maskën e komunizmit, donte të formonte një klikë, vetëm e vetëm, për t’i sjellë shërbim vendit të tij, Jugosllavisë”.

Në punimin e Memishajt sillen shembuj e fakte të shumtë të terrorizmit individual për asgjësimin e kundërshtarëve brenda partisë. Mënyra e asgjësimit nga vrasja e drejtpërdrejtë si ”tradhtar” e Anastas Lulës, deri në vrasje fshehurazi gjatë natës, për t`i shpallur të nesërmen si heronj me një varrim madhështor, si rasti i Mustafa Gjinishit, apo tetë komunistëve që përshkruan autori në këtë libër, të vrarë me urdhër t ë Hysni Kapos, nga njësitet terroriste të Partisë Komuniste dhe të shpallur pas çlirimit dëshmor.

Episodet dhe ngjarjet tronditëse për vijën terroriste të PKSh pasojnë njëritjetrin. Neki Ymeri (Vangjo) ishte i shpallur si person shumë i kërkuar nga policia fashiste, ndërsa atë e kishte arrestuar për ta pushkatuar shoku tij i idealit, Mehmet Shehu, në Mallakastër. Me të drejtë autori nënvizon se në këtë rast, fashistë e komunistë ishin në një front të vetëm kundër atdhetarëve.

Enver Hoxha i kërkonte Neki Ymerit të shkonte e të vriste bashkëfshatarin dhe kunatin e tij, Sadik Premten. A nuk mund të ngjallte urrejtje ndaj udhëheqësve të PKSH një propozim i tillë i pamoralshëm? Pjesëtarët e fraksionit të Sadik Premtes pranuan bashkëpunimin me nacionalistët pas Marrëveshjes së Mukjes. Pikërisht për këtë u vra Neki Ymeri pabesisht në pritë nga shokët e tij komunistë me urdhër të Hysni Kapos. Ndërsa Sadik Premten e ndoqën edhe në Paris duke i bërë atentat për eliminimin e tij.

 

                                                              *     *     *

Libri i Enver Memishajt përmban një informacion të gjerë të jetës dhe veprimtarisë së personazheve historike të niveleve të ndryshme politike. Ata sjellin dëshmi, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën, duke hedhur dritë mbi të vërtetat historike. Midis tyre ka dhe refleksione bindëse të çliruara nga frika e censurës, që shprehen lirisht për fenomenin se si Partia Komuniste u shndërrua në Parti Terroriste. Në këtë vështrim, informacioni i larmishëm dhe shumëpalësh që sillet në këtë libër, kontribuon në pasurimin e burimeve dokumentare për njohjen e historisë së vërtetë të terrorit dhe të krimit komunist në Shqipëri.

Për herë të parë autori na jep listën e Grupit Komunist të Të Rinjëve, kujtimet e Sadik Premtes, autokritikën e Neki Ymerit, kujtime të luftëtarëve antifashistë si dhe studimin mbi atentanin e parë kundër Sadik Premtes, etj., kështu që vepra e tij “Eliminimi i Grupit Komunist të Të Rinjëve ...”, hedh dritë të plotë mbi ngjarjet e vitit 1943, të të ashtuquajturin nga komunistët, Fraksioni i Vlorës, duke kuptuar lehtë se çka kanë shkruar deri tani historianët komunistë ishte vetëm falsifikim dhe propagandë mashtruese i të vërtetës historike.

Kjo vepër plotëson një boshllëk historik të atyre ngjarjeve tragjike të vitit 1943, që sollën me qindra viktima të pafajshme, kryesisht në Vlorë.

 Mënyra e organizimit të materialeve, me një strukturë të gërshetuar të problematikës, do të mirëpritet që nga lexuesi i thjesht deri tek studiuesi serioz i historisë dhe do t’i japë kënaqësinë e merituar autorit, për kontributin e dhënë prej tij.

 

 

DISA MENDIME TË SHKËPUTURA NGA KY LIBËR

Deviza e Partisë Komuniste:  “Tu hidhet benxinë në shtëpi, duke i djegur edhe fëmijët e vëllezër e ç`kanë në shtëpi që kështu të marrën tmerr të gjith ata që kanë ndërment të bëjnë ndonjë diçka kontra Partis, se mos e kanë paguar ballistat. Jemi në merak Na shkruani, përse ngjau gjith ajo fatkeqësi.

Partia mbi të gjitha. V.F.L.P. Të fala Hasani [Alimerko, nga Tragjasi]”

 *      *     *                                                                                                                                                    “Historiku i “fraksionit” të Vlorës është krejt i deformuar! Ata nuk qenë djaj, siç janë trajtuar deri tani, por komunistë kurajozë, demokratë që donin ta zhvillonin në rrugë të drejtë Partinë Komuniste dhe Luftën Nacionalçlirimtare. E keqja ishte se Partia Komuniste u kontaminua që në fillim nga “shokët” jugosllavë dhe metodat e Partisë Komuniste Jugosllave”. (Prof. Dr. Viron Koka)

*    *    *                                                                                                                               Po të ngjallej Marksi do të habitej se si doktrina e tij kishte rënë në Shqipëri në duart e marangozëve, teneqexhinjëve e terezinjëve. (Anastas Lulo

*     *     *

     “Ata që themeluan P.K.SH.-në me ndonjë përjashtim të rrallë nuk kanë qënë të përgatitur... Siç dihet shumica e tyre ishin zejtarë, ose punëtorë të paarsimuar, këpucarë, marangozë, furxhinj, teneqexhi dhe me një nivel të ulët kulturor”. (Prof. Krist Frashëri)                                                  *     *     * 

     ”Enver Hoxha i veshur me petkun e revolucionarit dhe me manovrimet e tij jo pa rreziqe, i mbështetur edhe nga Miladin Popoviçi dhe duke notuar në injorancën dhe naivitetin politik dhe ideologjik të atyre që e rrethonin, arriti të marrë frenat e Partisë dhe mendoi e punoi për forcim në çdo hap e situatë të pushtetit personal”. (Todi Lubonja)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1