Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESSAY | Doli nga shtypi: "Fatmir Terziu, krijues dhe studiues i risive artistike"

Doli nga shtypi: "Fatmir Terziu, krijues dhe studiues i risive artistike"

Font size: Decrease font Enlarge font
image "Fatmir Terziu, krijues dhe studiues i risive artistike"

Doli nga shtypi, nga shtëpia botuese "Milosao" përmbledhja me shkrime të bashkëkohësve me titull: "Fatmir Terziu, krijues dhe studiues i risive artistike" përcjellur për lexuesit nga Prof. Dr. Zyhdi Dervishi. Libri, prej 332 faqe i paraqet lexuesit një sintezë të vlerësimeve nga kritikë, shkrimtarë dhe poetë të njohur, të ndara në kapituj për prozën, për poezinë, për kritikën ndryshe, për personalitetin e Fatmir Terziut, etj.

Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, ndër të tjera, në përcjelljen e tij, "Një skicë për artistin e fjalës dhe studiuesi erudit Fatmir Terziu" nënvizon: "Duke qenë njohës virtuoz i gjuhës shqipe dhe i asaj angleze, aktualisht si gjuha më e përbotëzuar e politikës dhe diplomacisë, e kulturës dhe e shkencës etj., Fatmir Terziu prej dy dhjetëvjeçarësh “funksionon” si antenë me kapacitet të shumëfishuar për difuzimin e ndërsjellë të mjaft elementëve të kulturave të popujve anglishtfolës me kulturën shqiptare. Në këtë proces kompleks kritiku dhe studiuesi i arteve Fatmir Terziu ka përkthyer saktësisht dhe ka përhapur për herë të parë në studimet shqiptare për artin një fond të pasur strukturash teorike, konceptuale të përpunuara nga mendimtarët e shkollave perëndimore, duke dhënë një ndihmesë të veçantë për tejkalimin e prapambetjes së studimeve letrare në shoqërinë shqiptare, për përditësimin e studimeve të tilla me ato të vendeve më të urbanizuara të Perëndimit. Lexuesit e këtij libri do të gjejnë në të një spektër të gjerë faktesh e analizash, karakterizimesh e vlerësimesh për Fatmir Terziun që reflektojnë mbi universin e tij krijues artistik e studimor, portretin altruist e largpamës, sa të përbotëzuar aq edhe tipik shqiptar, përherë në shërbim me kapacitet të plotë në frontin e përparimit të kulturës e të arteve, të dijes dhe të mirësive"

Libri përcjell vlerësimet e dhjetra krijuesve shqiptarë anembanë globit, si Agim Shehu, Dukagjin Hata, Aleko Likaj, Bilall Maliqi, Ermelinda Kashahu, Fatmir Minguli, Faruk Myrtaj, Faslli Haliti, Lazër Stani, Kristaq Turtulli, Kristo Zharkalliu, Murat Aliaj, Përparim Hysi, Rajmonda Moisiu, Ruzhdi Jata, Tahir Bezhani, Timo Mërkuri, Vilhelme Vranari, Vladimir Muça, Sejdi Berisha, Arqile Gjata, Prof. Dr. Eshref Ymeri, Dr Gëzim Alpion e shumë e shumë të tjerë.

Përmbledhja është një homazh për angazhimin e Fatmir Terziut, në aftësinë për evidencimin e vlerave, risinë e kritikës ndryshe dhe krijimtarisë së mirëfilltë në fushën e prozës së gjatë, me romanet që ngërthejnë epoka të ndryshme të jetës me një trajtim postmodernë e filozofikë të ngjarjeve e personazheve, me poezitë e mprehta sociale e problematike.

lexo ME SHUME KETU NDIQ DHE KOMENTET

Comments (22 posted):

Armela Hysi on 27/05/2016 07:22:26
avatar
Ide e shkëlqyer dhe e vlefshme! Në gjithë librat studimor e artistik që mbajnë emrin e Profesor Terziut, edhe ky titull ka një peshë të veçantë. Urime autorit dhe Shtëpisë Botuese dinjitoze - "Milosao"!
Dr. Terziu paçi vetëm të tilla suksese në jetë dhe mbarësi të gjithanëshme!
Respekt!
Sadik Gecaj on 27/05/2016 07:35:23
avatar
Urime dhe suksese profesor i nderuar , ata qe te njohin i dine me mir se gjdo kush tjeter vlerat dhe kontributin tend te palodheshem , eshte nder per mua te ju njoh se sa intelektual jeni dhe qfare vlerash te medha njerzore ne rend te pare mbizotroni si dhe vlerat e nje intelektuali te mirfillt zotri Prof Dr Fatmir Terziu
me respektin me te madh
Sadik Gecaj
Adrian Koçi on 27/05/2016 07:36:12
avatar
Para nesh kemi nje figure te realizuar me permasa te gjera e te thella
E arthmja i perket figurave te tilla !
Vazhdoni rrugetimin tuaj FATMIR TERZIU
Adrian Koçi
Sofje, Bullgari
Qatip Mara on 27/05/2016 07:36:56
avatar
Urime e suksese! Meritoni respekt e mirenjohje per krijimtarine cilesore e shpirtin tuaj atdhedashes.Ju uroj jetegjatesi mik I nderuar Fatmir Terziu!
Qatip Mara
Timo Merkuri on 27/05/2016 07:37:41
avatar
Nje liber qe, me shume se duhet pershendetur, duhet lexuar e rilexuar. Urime autorit dhe botuesit per kete liber me vlere.

Timo Merkuri
Kristaq Turtulli on 27/05/2016 07:38:20
avatar
Urime Fatmir Terziu. Une e kam thene qysh heret fjalen dhe mendimim per ju dhe krijimtarine tuaj. Suksese miku im.
Kristaq Turtulli
Flori Bruqi on 27/05/2016 07:39:30
avatar
Eshte njeri prej studiueseve me te mire ne trojet shqiptare. Urime,shendet, suksese dhe respekt per njeriun qe la gjurme ne letersine kombetare! Me respekt!

Flori Bruqi
Dhimitër Shtëmbari on 27/05/2016 07:40:05
avatar
Me behet qefi, qe kete liber e ka pergatitur miku im i mire. Prof. Dr. Zyhdi Dervishi. Urime Fatmirit, urime edhe Zyhdiut!

Dhimitër Shtëmbari
Begzad Dhe Myrvete Baliu on 27/05/2016 07:40:43
avatar
Pergezimet me te larta autorit dhe perkushtuesit!

Begzad Dhe Myrvete Baliu
Sejdi Berisha on 27/05/2016 07:41:24
avatar
Urime dhe suksese te tjera mik dhe krijues i veçantë,Fatmir Terziu...
Sejdi Berisha

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1