| Su | Mo | Tu | We | Th | Fr | Sa |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
7 Marsi pa “Qurkun e Nastradinit” në libra
Sot në Londër ishte ‘Dita Botërore e Librit’. Ajo erdhi si e tillë me dhe (në) fat... Erdhi më 7 Mars! Jo, se kjo ditë, erdhi si e tillë nxitimthi në këtë datë të shënuar për arsimin shqiptar, 7 Marsin, as sepse ‘e dinte’ që pas i vinte një datë tjetër po kaq e dashur “8 Marsi”. Erdhi e zakontë në kalendarin e vitit 2013-të! Me aq ardhje sa vijnë edhe mjaft ditë të tjera të aritmetikës kalendarike, me një ndryshim të vogël në paraarrdhjen e saj mediatike. Ajo erdhi në media, jo radhë siç vijnë ditët festive... Erdhi si ‘Dita Botërore e Librit’ për fëmijët, pasi një ditë tjetër me emrin ‘Dita Botërore e Librit’ shënon një datë tjetër, muajin që vjen. Ideja e përkujtimit të ‘Ditës Botërore të Librit’, asaj tjetrës, që vjen muajin tjetër, e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si ‘Dita Botërore e Librit’ më 15 nëntor të 1995-ës, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor dhe një arsye për të veshur apo zhveshur ‘Qurkun e harresës’ apo edhe ‘Qurkun e Nastradinit’. Një ditë e tillë u shënua, pasi më 23 prill të vitit 1616-të, u nda nga kjo botë shkrimtarët Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor. Pra jo për të prurë fate dhe sigla të ngjashme me “Qurkun e Nastradinit”!
Dhe ndaj jo më kot, sot në Londër, ‘Dita Botërore e Librit’ erdhi me mijëra kopertina librash, që nën sqetull mbante emra të strukur e të shkundur, jetë të ngulura në germa... Erdhi pa “Qurkun” e njohur të podiumeve as edhe me atë që vetë librat ia kanë veshur me qindra herë: Qurkun e Nastradinit”. Sidoqoftë erdhi, pa qetësinë e saj, mes një emri që kap rruzullin: “Dita Botërore e Librit”. Dhe erdhi për të bërë shoun e madh të radhës, nën zhurmërima fletësh të librave që mbajnë qetësinë në udhë të gjata leximesh...
‘Dita Botërore e Librit’ kapi shifrën e më shumë se gjysmë milioni librash të jenë prekur në çdo kënd të botës vetëm për disa orë. Dhe kështu ‘Dita Botërore e Librit’ që na hapi siparin e ndjeshëm të leximit na dha edhe shansin të rikujtojmë vetë librin edhe tek ata që do të vijnë më pas me librat e tyre në këtë ditë.
Mbi gjysmë milion fëmijë nga e gjithë bota u mblodhën për të takuar e festuar bashkë me autorët Francesca Simoni, Anthony Horowitz, dhe Toni Robinson në një ditë që shpalos gëzimin e leximit, në një ditë si ‘Dita Botërore e Librit’, në një ditë që flak tutje “Qurkun e Nastradinit” edhe në letrat dhe fushën e tyre letrare.
Në “Queen Elizabeth Hall në Londër” ora 09:00 e 7 marsit, u transmetua drejtpërdrejt në TV-të nëpër Britani të Madhe, dhe u dha live edhe online. Objektivi: “Leximi i librit, ringjallja e librave në biblioteka, librari, shkolla e gjithandej...” Pra në fokus libri dhe jo “Qurku” që e ka palosur atë mrekulli të transmetimit të vlerave në qoshen e tij të preferuar të rrogës, parlamenteve, kolltuqeve dhe ... prapaskenave në kurriz të librit dhe autorëve të tij pa “Qurkun e tillë”, ndoshta vetëm me ‘”Qurkun e humbur të Nastradinit”.
Edhe pse “Qurku i Nastradinit” e kishte një fat të mirë, kur iu dha mundësia të provonte i pari ‘çorbën e odave me burra’, atëherë kur nga vendi ku hiqeshin këpucët, i dha qoshen e merituar ‘Nastradinit me xhaketë të grisur’, prapë ai ishte dhe mbeti krijim e fletëve të shkruara e të pashkruara, aq sa solli edhe në ditët tona ‘modele’ të reja qyrqesh me e pa kravata ...
Për fat të mirë, ‘Dita Botërore e Librit’ në Londër u festua në një ditë të shënuar për ne shqiptarët: 7 Marsin historik. Gëzuar 7 Marsin!







del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment