Navigate archive
first first May, 2013 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | REPORTAZHE | KONFERENCË SHKENCORE, KUSHTUAR JETËS DHE VEPRIMTARISË SË PROF. SHEFIK OSMANIT

KONFERENCË SHKENCORE, KUSHTUAR JETËS DHE VEPRIMTARISË SË PROF. SHEFIK OSMANIT

Prof.Dr. Gj.Shkurtaj, duke folur…

Sot paradite, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademia Pedagogjike e Tiranës, Akademia e Shkencave të Edukimit, Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe AIITC, në prag të festës së 7 Marsit, “Ditës së Mësuesit”, organizuan Konferencën Shkencore, kushtuar jetës dhe veprimtarisë, atdhetare, arsimore e pedagogjike, të prof.dr. Shefik Osmanit, “Mësues i merituar” dhe laureat i “Çmimit të Republikës”.

Merrnin pjesë familjarë të tij, akademikë e profesorë, pedagogë e studentë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës etj. Me këtë rast, të pranishmëve iu shpërnda  broshura, e përgatitur nga prof. dr.Musa Kraja, “Prof.dr. Shefik Osmani, pesonaliteti shumëdimensional”. Ajo  është e pajisur me mjaft fotografi, nga puna, veprimtaria dhe jeta e tij e çmuar, në shërbim të Atdheut e të arsimit kombëtar shqiptar.

Veprimtarinë e  hapi  prof.Musa Kraja, i cili foli rreth personalitetit shumëplanësh të prof.dr. Shefik Osmanit. Pas tij, prof.as.dr.Mariana Sinani  u ndal në disa aspekte të punës së bërë nga ai, në fushën e edukimit. Gjithashtu, u lexua edhe kumtesa e prof.dr.Hajrullah Koliqit (Prishtinë), për  ndihmesën e dhënë nga prof. Shefik Osmani, në traditën botërore dhe kombëtare të mendimit pedagogjik. Me interes u ndoq tema e përgatitur nga dr. Ramiz Zekaj, drejtor i AIITC,  për bashkëpunimin me këtë Institut dhe ndihmesën e çmuar të tij, në fushën e studimeve orientalistike. Rreth mendimit didaktik të prof. Shefik Osmanit lexoi punimin e saj, prof.dr. Mimoza Gjokutaj. Ndërsa prof. Murat Gecaj kishte temë të tij, “Publicistika e prof.Shefik Osmanit, sidomos ajo arsimore e pedagogjike”. Prof.as.dr. Mark Vuji, “Mësues i Popullit”, foli  rreth veprës etno-pedagogjike të këtij  didakti të njohur shqiptar. Ai përmendi edhe nismën e vyer të prof. Sh.Osmanit, i cili u kishte dhuruar disa libra të tij, shkollave në rrethin e tyre të Lezhës.

 

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria

Një ndihmesë të çmuar, si praktikisht, por dhe me librat e tij, ku është autor e bashkautor me Urti Osmanin, dha prof. Shefiku për shkollat shqipe në diasporë, si në Zvicër, Suedi, Gjermani etj. Për këtë fushë, në Konferencë foli  Ma.Valentina Çela dhe për vlerat edukative të teksteve të ciklit fillor, doktorantja Adriana Qafa.

Në emër të dikasterit, që përfaqëson, përshëndeti zv.ministri i Arsimit e Shkencës, Ardian Tana. Por kështu, solli kujtimet e tij, për prof. Sh.Osmanin, gjatë punës e njohjes me të, prof.Gjovalin Shkurtajt-Akademik as.  Drejtuesi i Konferencës i njohu të pranishmëit edhe me disa përshëndetje, që kishin dërguar kolegë e miq të  shumtë të prof.Shefik Osmanit, si prof. Kolë Tahri nga Brukseli, prof.Njazi Kazazi nga Shkodra etj.

Bashkëshortja e prof. Shefik Osmani, “Mësuesja e Popullit” Urti Osmani i përshëndeti dhe i falënderoi, si folësit për temat e paraqitura dhe gjithë pjesëmarrësit, në këtë Konferencë. Ajo tregoi edhe një herë bashkëpunimin e tyre shumëvjeçar e të frytshëm, sidomos në përgatitjen dhe botimin e teksteve për shkollat me mësim plotësues, në shërbim të fëmijëve, në diasporën shqiptare.

Në mbyllje të kësaj veprimtarie mbresëlënëse, të ftuarit morën pjesë në një koktej të përbashkët. Në biseda të lira, përsëri ata shprehën nderimin, respektin dhe vlerësimin e tyre: për jetën, punën dhe veprimtarinë e shumanëshme, atdhetare, arsimore e pedagogjike, të prof. Shefik Osmanit, i cili u la brezave të sotëm dhe atyre pasardhës, një pasuri shumë të çmuar.

(Fotot nga: M.Gecaj)

Tiranë, 4 mars 2013

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.50
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1