Navigate archive
first first May, 2013 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | REPORTAZHE | Geri Kokalari – misjoner i demokracisë

Geri Kokalari – misjoner i demokracisë

                                        

Më 23 Shkurt  2013 ,  aktivisti i komunitetit  Astrit  Hysaj , më njoftoi në se mund   të isha pjesmarrës në një takim , me amerikano –shqiptarin e famshëm, Geri Kokalari . Unë e kam vlerësuar Gerin  , për patriotizmin e tij  të jashtzakonshëm ,  për erudicjonin  dhe aftësitë gazetareske të të shprehurit qartë dhe bukur . Vetëm kisha lexuar , për të, por nuk e njifnja fizikisht .  E dyta ishte se takimi do të bëhej në restorantin “Opa –Opa “ , një restorant i famshëm  , në rrugën më  komerciale  të Astorias . Këtë restorant e ka blerë, kohët e fundit , shkodrani , Toni .  Nuk është pak një blerje  e tillë  , për komunitetin  tonë të Astorias , që nuk  shquhet për gjëndje të shëndoshë financiare  dhe   veprimtari të organizuar  atdhetare .   Këto dy gëzime provova , në këtë takim , që ka vlera te spikatura   atdhetare  –shoqërore,  të paktën për mua  si veprimtar shoqëror  .

    Në se e vutë  re , Gerin e cilësova , amerikano –shqiptar, nga shqiptaro-amerikan , që jemi mësuar të  cilësojmë njeri tjetrin , ne që kemi ardhur nga Atdheu nënë , në Atdheun , që na bëri njerëz në kuptimin e plotë të fjalës  . Geri jo vetëm ka lindur  dhe është në Amerikë , por  në shkollë ka mësuar , se Shqipërija i përkiste stalinizmit extrem .Kemi dëgjuar jo pak rraste , që emigrantë shqiptarë , mohojnë kombësinë  dhe bashkë me të dhe qumështin e nënës.

 Geri ishte ai , që kishja parë në fotografi .  Djalë i pashëm , me ballë të lartë , sy të shndritshëm  dhe zhbirus . Veshur thjeshtë , bukur dhe pastër , kyj ishte Gerti , që takova midis studentëve shqiptarë , në restorantin  e famshëm “ Opa –Opa “ .  Më anglishten time invalide , u njoha me Gerin tonë shqiptar .  Studentët shqiptaro –amerikanë , i spjeguan Gerit , kush isha  dhe ç’farë ndjeja nga kyj takim.  Gerin e kam vlerësuar  nga shkrimet e tij dhe të tjerve , për të . Jo vetëm , për shkollimin amerikan , por për pasionin , për punën dhe Atdheun , Geri është skalitur në memorien time  si intelektuali teknicjen kohor me veprimtari të gjerë dhe  shumë të dobishnme kombëtare  , për vitet e tranzicionit .

 Geri ka qënë prezent në shtypin shqiptar dhe amerikan  , për të tëra problemet e rëndësishme shtetërore  të tranzicionit shqiptar dhe kosovar .Më rezulton , nga analiza time , se po qe se Qeverritë  e shteteve tona  do të ishin mbështetur në këshillat dhe orientimet e Gerit , tranzicioni ynë do të ishte ndryshe , ose do të kishte përfunduar . Kjo është arsyeja , që isha i ngazëllyer , për ta takuar fizikisht , këtë amerikano –shqiptar të ditur dhe aktiv .  

 Më von , kordinatori Astrit , vijoi të zhvilloi programin  e takimit , nga i cili do të veçoj , cila është ADA e udhëhequr me pasion nga Geri  amerikano –shqiptar . Është organizëm civil , jo politik , që  punon dhe i përket të tërë shqiptarve , pa ngjyrime politike , por aktualisht mbështet idenë  dhe lufton   për rrotacion pushteti , Pretendon limit mandatesh  të posteve të larta  drejtuse dhe  ndan postet drejtuse të pushtetit , nga postet e larta të drejtimit të partive  politike . Pikërisht , këto objektiva i ka vënë vetes  ADA , që drejtohet nga teknicjeni i lartë  amerikano –shqiptar,  Geri Kokalari  .  Ku ka synuar  ndihma  juridiko-  ekonomike e Gerit dhe cila është veprimtarija këshillimore e tij , këto dy dekada ?

  Qysh me fillimet e demokracisë , Geri erdhi për të vizituar Atdheun  stërgjyshor , ose gjysëm prindëror , po të marrësh parasysh , që Nëna i ka lindur në Amerikë  . Shqipërinë nuk e vizitoi si turist  dhe as si indiferent , por në mënyrën më aktive të mundshme , duke  bashkëpunuar me drejtusit kryesor të shtetit të ri  dhe duke ofruar të tërë përvojën ekonomiko –juridike , që e përcillte jo thjesht nga librat , por nga përvoja e zbatimit në teren . Punoi edhe si këshilltar i presidentit Berisha dhe më von , i Kryeministrit , Nano . Këshillat e tij fokusoheshin në konceptet kapitaliste  për pronën , privatizimin , administrimin e biznesit  dhe kontrolli , për  shëndoshjen e shtetit mbi ekonomnë dhe financat , si dhe  për  ndalimin e krimit ekonomik dhe të korrupsionit shtetëror .  Vazhdon të jetë interllokatori më aktiv më  funksionarë të Departamentit të shtetit dhe me teknicjenë të shquar amerikanë .  Dëshira për të promovuar demokracinë  i buronte nga brenda vetes , sepse me këtë ndjenjë ishte edukuar nga familja . Gjyshi dhe Babai i tij , kanë qënë aktivist të” Vatrës  “noliane . Fisi Kokalari është shquar për  veprimtari  shoqërore , në të tëra kohrat . Geri ka rrënjë të përbashkëta me Musinenë .  Nënë Tereza dhe Musineja  janë burim frymëzimi , për të .  Geri  e çoi më tej  trashëgiminë familjare  humane , për të mos jetuar thjesht , për vete . Ai është amerikan  i brumosur me kulturë  të nivelit më të lartë në Amerikën kohore.Simbas parimit bazë të kësaj edukate , të jesh misioner i përparimit dhe shkencës  është  detyrë e universitarit amerikan .

        Shqipërija ka pasur fatin  të njohi dy misionerë të shquar amerikanë , që bënë histori në Shqipëri . Këta janë  Errikson  dhe Fulltz , që u identifikuan si shqiptarë dhe e shkrinë jetën , për përparimin e kombit shqiptar .   Vepra e Gerit  është tërësisht e ngjashme me të dy amerikanët misionerë , me ndryshimin se ka rrënjët  gjenetike shqiptare . Geri u investua i tëri për Shqipërinë dhe vijon të jetë i përkushtuar  jo vetëm me njohuritë dhe kulturën demokratike , por me  të gjithë rrjetin shoqëror  dhe patriotik , të përfshirë në programin ADA .

Vepra patriotike e Gerit nuk është e mbërthyer vetëm brënda programeve të shoqatave  , që nuk mungojnë në  diasporë .  Geri ka vepruar aktivisht , siç është natyra e misjonerve . Ai ka çfrytëzuar të gjitha njohjet , lidhjet shoqërore dhe zyrtare , në Amerikë , për lobim  në instancat amerikane , duke filluar nga bizneset dhe deri në  instancat e larta të Departamentit të shtetit . Qëllimi i lobimit  vazhdon të jetë  rritja e imazhit të kombit shqiptar , si kombi më pro amerikan në botë , si komb i etur për liri dhe demokraci , që ka lidhje  të pa ndara me Amerikën dhe botën demokratike . Ndarja e shqipërisë nga perëndimi demokratik ,  u krye me dhunën komuniste  të Enver Hoxhës . Shqipërija e sotme demokratike , i është kthyer pa as një rezervë traditës properëndimore , që  lidhet me  historinë  e pavarësisë  dhe vetë ekzistencën e kombit shqiptar .

    Këto  të dhëna historike  nuk njiheshin tërësisht nga brezi i ri i politikanve , ekonomistëve dhe bizesmenvë amerikanë . Drejt këtij realiteti , synon , në menyrë permanente lobimi  i Gerit dhe e konsujve të tjerë të nderit , që jetojnë në diasporë .  Lobimi  ka qënë shumë i suksesshëm , kur kemi parasysh  angazhimin e  Amerikës në rrugën diplomatike , ekonomike dhe ushtarake , për krijimin e shtetit të ri demokratik të Kosovës dhe sensibilizimin e Kongresit , për çështjen çame si pjesë e konsolimit të të drejtave të  mohuara të shqiptarve në Ballkanin problematik .

   Veprimtarija e Gerit  është e shtrirë  sa në Amerikë dhe në trojet e orgjinës . Geri ka udhtuar  intesivisht , nëpër Shqipëri . Gjat pështjellimeve  të vitit 1997 dhe  pas vendosjes së shtetit të Kosovës , Geri është marrë me veprimtari të gjerë  ndihmash ekonomike dhe vepra bamirësije , përfshirë dhe nxitjen e investimeve amerikane në Shqipërinë londineze dhe në Kosovën e dalë nga kolonializmi jugosllav dhe nga lufta e përgjakshme , që ju imponua nga Millosheviçi  .

Geri , ndërhyri tek ish Kryeministri Nano , që  kompanija Telecom  të shitej me vlerën e duhur   , që ishte me të vërtet një aset nacjonal shumë i kushtushëm dhe me perspektivë . Në këtë ndërhyrje të argumentuar shkencërisht, Geri u mbështet edhe nga Berisha , që kryesonte opozitën e kohës . Shitja u bë , nga Berisha , kur erdhi në pushtet , po në atë kompani , që pretendonte Nano dhe me çmim më të disfavorshëm . Të tëra kompanitë e sotme të telefonisë dhe të inovacionit teknik e kanë origjinën nga ish Telekomi . Kompanitë e sotme ,  bija të Telekomit  janë kompanitë më të fuqishme ekonomike  në vënd dhe në disa aspekte edhe në rajon , por janë të dirizhuara nga të huajt , që e blene kompaninë amë , me një çmim  të pa arsyshëm , për tregun e kohës.

Me këshillat profesionale juridiko –ekonomike , Geri ka  vijuar të këmbënguli , që të miratoheshin  ligje të studjuara , për pronën  publike  , ushtarake  dhe për funksionimin e biznesit . Këshillat e Gerit  ishin thesht amerikane , sepse ai  nuk kishte përjetuar  sistem tjetër ekonomik , por fatkeqësisht  drejtusit e lartë të Shqipërisë , nuk i vunë në jetë këshillat e tij  dhe siç u bë e qartë më von , qëllimi i tyre ishte , për t’u lenë shtigje aferave korruptive , që lulëzuan , kur pushtetin e morën të dy anët e politikës .

Geri ishte i pari , që denoncoi aferën e tmerrshme të kompanisë amerikane AEY , që nxorri nga buxheti amerikan një shumë prej 300 milion $ dhe në bashkëpunim të hapët me instancat shqiptare , krijuan terrenin korruptiv , për skandalin  e Gërdecit , që mori jetën e 26 shqiptarve , përvç dëmeve materjale të konsiderushme . Njoftimi i Gerit , jo vetëm u publikua në Nvv York times , por u bë objekt investigimi nga gazeta dhe Qeverrija amerikane . Krimi korruptiv i AEY , u dënua në Amerikë , ndërsa në Shqipëri , gjyqet vijojnë të zvarriten  pafundësisht , sepse është instaluar instrumenti i pa ndëshkushmërisë   .I rëndësisë të veçantë është  argumentimi shkencor i taksimit , me prioritet të taksimit progresiv. Për këtë problem , Geri ka argumentuar dhe ka shkruar  disa artikuj , ku ka debatuar me politikanët , që aplikuan taxën e sheshtë, me shumë pasoja  sociale  .

Nuk ka problem të rëndësishëm politik , ekonomik dhe shoqëror , që ka ndodhur në Shqipërinë e tranzicionit dhe të mos ketë thënë fjalën e tij , Geri Kokallari . Këtë e ka bërë me këshilla , kritika  dhe shkrime shumë të thukta në shtypin shqiptar dhe amerikan . Nuk ka përdorur dorashka dhe nuk ka marrë anën e askujt , veç atë të interesave të Shqipërisë . Ideali i tij është misjonar , për të ndërtuar shtetin e të drejtës , me institucjone të pa varura demokratike . Analiza e fakteve tregon haptas , se politikanët e lartë të tranzicionit  shqiptar , i kanë  injoruar këshillat dhe kritikat  parimore dhe teknike të Gerit . Ka ndodhur pikërisht kështu , prandaj gjëndja e demokracisë është kjo , që po përjeton sot populli shqiptar : Polarizim i tejskashëm , zvogëlim i shtresës së mesme shoqërore , rrënimi i ekonomisë ,  brënda një shoqërije ku krimi i organizuar dhe korrupsioni , kanë kapur shtetin , që ndjehet i pa fuqishëm , për të bërë hapin  e duhur përpara.

 Ka  shumë dashamirës të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar , me pozita shtetërore dhe shoqërore  më të larta se Geri , por nuk janë kaq të qartë dhe të drejtpërdrejtë . Ata e duan Shqipërinë demokratike , madje me demokraci të pa deformuar dhe funksionale , por kur vjen puna të prononcohen dhe të ofrojnë zgjidhje , për çështje kapitale , si Gërdeci , 21 Janari , ose të drejtojnë gishtin të njerzit realisht të korruptuar , heshtin dhe nxjerrin turli argumente , për ta shpërndarë përgjegjësinë  si vajt në lakra .Geri demaskoi , qysh në lindje tendencën mafioze , të shitjes së “Albpetrolit “. Tenderi për shitjen e kësaj kompanie jetësore , për ekonominë shqiptare , dështoi  dhe kompanija aktualisht është në pronësi të shqiptarve , jo të mafies se hidrokarbureve . Kritika e Gerit , per kompaninë kosulente Patton Bogs  ishte e plotë dhe në kohën e duhur .

Unë vura re së në mbledhjen e  ADA s , mirrnin pjesë të tërë  brezat  dhe nivelet , që jetojnë në Queens të NY, por predominonin të rinjtë , kryesisht univesitarë .  Kjo të bën me krah . Brezi iri i shkolluar, në Amerikë , është i përfshirë nga  ndjenja patriotike , për ta parë Atdheun mëmë , jo vetëm  të lirë, por me një demokraci të shëndetëshme  dhe funksionale .  Pjesmarrsit diskutuan të tëra problemet  e mëdha , që preokupojnë  kombin . Pranë meje ishte bizesmen i ri , në moshë dhe në bizesnes ,Genti Hoxha  . Ai ka pak kohë , që banon në NY , por menazhon një kompani me  kamjona  transkontinentalë. Flet një anglishte si të gjithë pjesmarrsit universitarë . Argumentonte problemet , si shkencëtar dhe e dinte gjëndjen e atdheut mëmë , sikur të jetonte në mes të Tiranës . Kishte një qartësi politike , sikurse dhe universitarët pjesmarrës në takim.Rinija e sotme nuk gëzon  vetëm  privilegjin e moshës , por  një ideollogji , të pastër  dhe të shëndetëshme  .

          Diskutimet e e universitarve  leida Kapllani dhe ledio Pasha  . Të rinjtë universitarë , janë shprësa e vetme , për të bërë ndryshimin e madh , duke zëvëndësuar këtë klasë politike , që është vjetëruar jo thjesht nga mosh , por nga  trashëgimija komuniste , që  mbart në ndergjegje dhe manifeston në jetë . Shëimbulli patriotik i Geri Kokalarit  është burim frymëzimi , për rininë e diasporës  Shqiptare   ;rini  që shtohet dhe fuqizohet vrullshëm  ,nëpër Botë .

Universitarë  të rinj , që shquhen për patriotizëm , aktualisht gjen jo pak . Gjen në organizatat patriotike , në Diasporë , por dhe në Tiranë . Ata kanë filluar të ngjitin shkallët e karierës . Diktaturës 70 vjeçare , i ka ardhur fundi .

NY , Shkurt 2013      

     

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1