Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Vlora e letrave në kohën e “ndotjes akustike”, por pranë librit të Vranarit

Vlora e letrave në kohën e “ndotjes akustike”, por pranë librit të Vranarit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Vlora e letrave në kohën e “ndotjes akustike”, por pranë librit të Vranarit

Dr Fatmir Terziu

 

Dukej në atë kërshëri të shpërndarë gjetkë në udhët e mbushura me turistë, pushues e të huaj, se Vlora e letrave shqipe dhe Deti i kryqëzuar në dy-emërsi kishin nënshkruar një memorandum në heshtje që të mbanin pagjumësinë si kryefjalë të pashpallur të njeriut bujtës, më saktë “mik” në atë qytet. Këtë e kishte bërë fakt madje dhe Hoteli ku nata ishte e gjatë, e pagjumë dhe e tëra një troshamë e zhurmshme, e tejndjeshme e një dasme të parallogaritur. Eh, dasëm! Për dasma qoftë. Për dasma shkofshin zhurmërat e durueshme e të padurueshme, që në fakt të huajt fqinjë të dhomës dhe tavolinës sonë, i quajtën në gjuhën e njohur për ne: “Ndotje akustike!”. Ne, të dy, ashtu sikurse jemi në jo pak raste, unë me Luçin, e ndamë këtë “ndotje” në cipalin e veshëve me një shëtitje të gjatë në dy a tre libra, që na u dhanë sapo mbërritëm në Vlorë. Të paktën lexuam gjithë natën, nën atë urdhër të ajrit të fyrom-nxehur, që vinte deri në thellësi të veshëve. E pastaj qetësia dukej se fillonte të shpalosej me hapjen e gojës. E kur ndodh kjo dihet rezultati… 

            Në zgjim, ora nuk kishte më rëndësi. Kishte rëndësi kafeja që ishte vendosur në tavolinën, ku i zoti i hotelit ishte gati të thoshte dhe fjalën e fundit… “Më falni, ju kërkoj ndjesë, ishte… një natë e zhurmshme!” Ne heshtëm, pamë njëri-tjetrin në sy, dhe shtuam “Zhurmë dasmash të kemi gjithnjë!” Ai buzëqeshi dhe pastaj ktheu kokën nga tavolina pas dhe na tha se kafetë ishin të paguara…

Kthyem kokën dhe në atë tryezë njeriu që kishte paguar kafetë kishte lënë vetëm një libër, një letër, një stirolaps dhe … natyrisht të katër karriget bosh. E lexuam emrin në libër dhe normalisht e pamë që ishte ai. Pikërisht, ai vlonjati që ditës tjetër do të vinte, sipas shënimit në letër, pasi i duhej të ikte në spital, për një operim të lehtë. Libri e kishte bërë të vetën. E lexuam, dhe natyrisht dita tjetër ishte më e qetë, më e lehtë për të biseduar me një tjetër të letrave, Luan Çipin, që ndodhej në të njëjtën tavolinë me një tjetër intelektual të dy kohërave, ku natyrshëm biseda ishte dhimbje dhe trishtim, e gjitha një libër më vete. Askush nga të dy nuk kishte lidhje me librin e një dite më parë, por të dy ishin miq të Fjala e Lirë dhe lidhja ishte me librin natyrshëm. 

Ndërsa libri ishte bërë një melodi më vete në atë “ndotje akustike”  pak më lart se Isa Boletini, në detyrën e tij mbi bust, para Skelës, një njeri tjetër i letrave kishte vënë peshën e ndjesisë së tij mbi librat e veta dhe natyrisht në një tezgë të shtrirë sa gjerë e gjatë para lulishtes karshi, librat ishin në sytë e kalimtarëve. U ndala dhe natyrshëm një përshëndetje me autorin e atyre librave. Dhe shihemi, sikurse shihen në “ndotje akustike” sytë dhe veshët dalin jashtë loje. Shkrimtari qëllon në shenjë… “Të njoha, të njoha… je Fatmir Terziu…” Natyrisht që e njihja, madje kisha shkruar pa e njohur për një nga romanet e tij. “Ah, keni ardhur për atë promovimin nesër?”

Me një rrugë e dy punë, ia ktheva dhe e pashë se duhej të bëja më shumë vend për kalimtarët, të cilët nxitonin të kapnin urbanin e Ujit të Ftohtë, që pasonte andej lehtë e qetë në një zvarritje të ngadaltë nga Lungomarrja. Nga aty me një lëvizje të vogël dritat të jepnin një mundësi më të mirë të shihje drejt dhe qartë në atë drejtim ku sytë të mbeteshin në godinën që ka të bëjë me universitetin privat “Pavarësia” në Vlorë. Aty, pikërisht ishte pika ku dhe libri dhe njerëzit e lidhur me librin, natyrisht kishin hapësirën e tyre, kishin më shumë veshë larg “ndotjes akustike”, që e mbyste leximin në mjedisin tjetër. 

Gëzim Llojdia, kolegu im i ditëve të vështira në Atdhe, ishte i pari që na fton në zyrën e tij ku punon. E ndjejmë qetësinë, mikpritjen dhe dëshirën e menjëhershme të na dhurojë…, gati dhe shpirtin e tij bujar. Pastaj, ndihet një zë në korridor dhe ai zë është thuajse i mjaftnjohur në Vlorën e mjediseve të librit, në Vlorën e Kulturës dhe aktiviteteve të tilla. Fitim Haxhiraj të rrok në qafë dhe të fton menjëherë se salla tashmë është plot…

Pankarta e madhe e librit të Vilhelme Vranari Haxhiraj, “Mjeshtre e Madhe”, “Elitat e Mohuara...,Krenari Kombëtare”, binte në sy menjëherë, po sa rrjeshta e plotë të mbushur me të ardhur nga nga Durrësi, Fieri, Mallakastra,Tepelena,Tirana  Berati, Londra dhe USA e gjetkë. Tashmë në universitetin privat “Pavarësia” në Vlorë, e shtuna e datës, 10 gusht, 2019 kishte një kryefjalë, librin dhe krijimtarinë e Vilhelmes, kësaj vlere të papërtuar të shkrimit dhe librit në mjaft zhanre. Ish ministri i kulturës z.Bujar Leskaj, n/kryetari i K.Bashkisë Vlorë z. Agron Gjipali mjeku  i nderuar dr Skënder Allushi,  Prof. dr. Eshref Ymeri(  Akademik & Personaliteti shquar i Labërisë nuk mund të fshehnin atë që ndjenin në atë promovim dhe në atë urim zemrash për Vilhelmen. Kryetari i shoqatës “Petro Marko”, Albert Habazaj  nuk kishte më shumë fjalë në përzgjedhjen e tij, aq sa të tregonte se ajo që po realizohej në atë sallë ishte një produkt i një vlere të pavdekshme, Mjeshtres Haxhiraj. Redaktorja e këtij libri voluminoz, Lejla Gorishti, e fshehur pas modestisë së saj, kulturës dhe respektit, nuk mund të mbetej aq e pazbuluar për një punë aq të madhe që kishte bërë. “Një libër që në 463 faqe, ngërthen 90 figura të shquara kombëtare dhe në asnjë faqe nuk gjen qoftë dhe njëherë të vetme të mos thuhet e vërteta, ajo thuhet ashtu siç është dhe nuk mund të shmangesh prej saj”, do të shkruante vetë redaktorja e librit.

Në atë festë madhështore të librit, natyrisht të dirigjuar nga i palodhuri Fitim, nuk mund të mënjanoje duarshtrëngimet dhe kujtimet në celular me Natasha Fejzaj Limaj, poete, kr/redaktore e revistës “Kanina”, Docent.Odise Çaçi (Pedagog Universiteti), Kadri Tarelli- studiues, analist nga Durrësi e autor i parathënies, poetin me diksion të shkëlqyer nga Durrësi, Agim Bajrami, Fatmir Mingulin, kritik nga Durrësi, Nebil Çikan, Kryetar i Shoqatës së të Persekutuarëve antikomiunistë, Merita Kuçin, poete  nga Durrësi dhe  familjen Vranari e nipin e shkrimtares,   Rainhardin 6- vjeçar, mjalti i mjaltit të gjyshave, që përshëndeti pjesëmarrësit me disa nga vargjet e Naimit kushtuar gjuhës shqipe.

Sakaq Vlora e “ndotjes akustike”, kishte pak hapësirë, madje hapësirë aq të madhe duartrokitjesh dhe qetësie shiprtërore në promovimin e librit të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj. Dhe ndoshta, ndoshta jo vetëm ne e lexuam si të tillë, Vlorën heroike, historike, Vlora e letrave në kohën e “ndotjes akustike”, por e pamë dhe u gëzuam shumë shpirtërisht se ajo ishte pranë librit të Vranarit në të gjitha kuptimet e leximit. 

Comments (1 posted):

Vilhelme vrana haxhiraj on 07/09/2019 15:36:26
avatar
Dr,Fatmiri, Përshëndetje! Ju uroj një vit të mbarë Akademik,Juve, Luçit dhe fëmijëve suksese!
Ju falënderoj për reportazhin, Ju jam mirënjohëse që ishit i pranishëm në përurimin e librit dhe sidomos për paraqitjen elegante të lidhjes shpirtërore të Vlorës me librin tim. Është bukur kur një aktivitet letrar përshkohet përmes kulturës së librit, ku te shkrimi Juaj spikat kontrasti mes Vlorës në verën e zhurmshme,dhe kënaqësisë që të jep një libër i ri , ku shpalosen vlerat e 90 portreteve elitare të kombit...
Dhe këtë e bën vetëm "Mjeshtri i Madh i Penës", Fatmir Terziu.
Faleminderit!
Vilhelme
Vlorë,7.9.2019

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1