Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | REPORTAZHE | INTELEKTUALË QË PËRCJELLIN DIJE E VLERA QYTETARIE NË SHOQËRI

INTELEKTUALË QË PËRCJELLIN DIJE E VLERA QYTETARIE NË SHOQËRI

image Xhevahir Cirongu

INTELEKTUALË  QË PËRCJELLIN  DIJE E VLERA  QYTETARIE NË SHOQËRI

Portrete nga Xhevahir Cirongu

 

Janë të shumtë ata njerëz të cilët kanë zbritur nga zonat kodrinore e malore  të vendit drejt qyteteve e fshatrave të bregdetit tonë aq të bukur  Jonian e Adriatik. Në këto vite tranzitore migrimi brenda vendit, por edhe jashtë tij nëpër shtetet të ndryshme  të globit,; kudo shqiptarët kanë gjetur veten duke u integruar me  vlerat e kulturën intelektuale, e si rrjedhojë me punën e dijet e tyre kanë shpalosur vlera të mirëfillta integruese  për zhvilinin e  ekonomisë e shoqërisë. Të tillë njerëz janë edhe skraparas, të cilët shpalosin çdo ditë ato vlera intelektuale, që me dijet e tyre e përkushtim  ndaj punës, po pulsojnë fuqishëm  në gjithë fushat e  shkencës e të ekonomisë, duke dhënë vlera nga vetja e tyre në dobi të gjithë shoqërisë sonë. Edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, komuniteti skraparas, i cili renditet i dyti komunitet  më i madh pas atij durrësak , po japin vlera qytetarie integruese në gjithë fushat e jetës të këtij qyteti. Ata e kanë gjetur veten e tyre duke u organizuar edhe në shoqatën ‘’Tomorri’’ dega Durrës, që tashmë  i japin tonin jetës kulturore e atdhetare  mbarë qytetare e kombëtare. Edhe  njerëzit inelektualë të prifesioneve të ndyshme skraparas  kanë dhënë kontribute  e  po japin kontributet e tyre në zhvillimin e çdo fushe të jetës shoqërore të këtij qyteti me vlera historike, ekonomike, arsimore e kulturore.

                 ***

Mësues Engjëll Seferasi, i dashur  me të gjithë….!

-Kë kërkoni, u lutem!-Mësues Engjël Seferasin, iu përgjigja unë. Ishte data 18 korrik 2019, ndonëse ditë pushimesh, në shkollën e mesme profesionale ‘’Beqir Çela’’ gumzhinte nga puna për ndërtimin e ambjenteve të reja të kësaj shkolle, por edhe riparimin e asaj ekzistueses.Aty takojmë jo vetëm mësues Engjllin, por edhe të tjerë mësues e nxënës që punonin në atë shkollë. Gjithë vëmendja e tyre ishte përqëndruar tek mbarvajtja e punumëve, riparimeve e zbukurimin e ambjenteve të jashteme të oborrit të këtij instuticioni deri tek lulishtet e ato çlodhëse. Takojmë mësues Engjëllin. Ai , si gjithmonë i thjeshtë, i qeshur, dashamirës me të gjithë njerëzit. Këto përshtypje për atë i  morëm sapo u përshëndetë në hollin e shkollës me kolegë e nxënës, por nuk munguan edhe puntorët që punonin aty në këto ditë të nxehta korriku.Mësues Engjëll Seferasi është nga fshati Leskovë të Skraparit.Është i datlindjes 1969.

Arsimin e mesëm e mbaroi në vendlindje, kurse arsimin e lartë për matematikë- fizikë e kryen në vitin 1991 në Universitetin ‘’Aleksandër Xhuvani ‘’ në Elbasan. Mbas mbarimit të universitetit fillon punë në arsim në shkollën 8 vjçare Grevë, viti 1993, e më pas në shkollën e mesme ‘’Pelivan Dorozhani’’ Zhepë, viti 1994-1995, i cili ka qenë drjetor shkolle. Por,..lë arsimin e degëdiset siç thotë populli rrugëve të kurbetit për në Greqi, ku punoi 14 vite rresht atje. Lë fshatin  Leskovë e vendoset në vitin 1999 me banim në qytetin e Durrësit. Kështu pas një shkëputje të lodhshme e sakrifice ekonomike,në vitin 2012, rifillon përsëri profesionin aq të dashur të mësuesit në shkollën e mesme profesionale ‘’Beqir Çela’’ Durrës. Ai kujton ato vite të arratisë në emigracion, loton e na buzëqesh sërish, sepse arsimi e mësimdhënia për të tjerët janë pjesë e jetës e profesionit të mësues Engjëllit. Idajet Qorrasi, punëtor e qytetar i këtij qyteti na thotë se mësues Engjëll Seferasi është  njeri i dashur e gëzon respekt tek kolegët, nxënësit e gjithë njerëzit e tjerë…Ne largohemi nga ambjentet e shkollës profesionale’’Beqir Çela’’ duke marrë me vete përshtypjet më të mira si njeri e intelektual për mësues Engjëll Seferasi.    

Të shkosh për tek studio e piktorit Nuri Jaupllari në lagjen 13 Plazh, m’u desh të merrja autobusin e dy linjave, sepse nga Shkozeti është shumë larg. Me të vërtet është larg….(!?) Por më duhej të shkoja vërtet atje, koha ishte shumë e shkurtër, kisha edhe takime të tjera për efekt pune, sepse redaksia e gazetës ‘’Dielli i Tomorrit’’ ishte në pritje të shkrimit tonë….Pas një ore ne mundëm të takojmë piktorin skraparas Nuri Jaupllarin. E gjejmë duke punuar në studjon e tij, ku pikturat na thoshin në heshtje ‘’Mirëse erdhe mik!’’. Nuriu, si gjithnjë miqtë e vizitorët, para se të joshin pikturat i fton ata për të pirë një kafe miqësisht, (pavarsisht se i njeh apo nuk i njihe vizirorët apo klientët) , sepse mikpritjen e kanë në gjak skraparasit. Ata këtë traditë e reflektojnë kudo që ndodhen, si në vendlindjen e tyre por edhe atje ku jetojnë e punojnë. I tillë është edhe piktori Nuri Jaupllari, i cili ka vite që banon e punon familjarisht në lagjen 13 të Plazhit të qytetit Durrës.  

Qysh herët lë fshatin Përenjas të tomorricës e vendoset në qytetin Poloçan. Aty merr për here të pare penelin e pikturon. Sot ai me të drejt mburet si prefesionist në fushën e piktrës, sepse me punën e talenitin ia ka arritur qëllimit të vetes, si rrjedhojë ka arritur rezultate të kënaqshme si Brenda vendit e në  ato ndërkomëtare. Edhe ne si qytetarë kemi seç të themi për këtë njeri punëtor, i dashur e që di të përcjelli kulturë  prifesionale tek njerëzit e tek ambjentet e lagjes të qytetit në lagjen 13 Plazh. Pikturat jo vetëm në telajo, por edhe ato murale që gjenden rrugicave të lagjes 13 të këtij qyteti, janë tërheqëse për vizitorin e qytetarët e tjerë. Nuriu ka 54 vite pune si piktor. Në qytetin e Durrësit ka plot 17 vjet. Aktiviteti i këtij piktori skraparas tashmë është i njohur nga qytetaria Durrsake.   

  Atje në qytetin e Poliçanit, te ‘’Shtëpia e Pionierit’’ merr alfën e ngjyrave të pikturave të gatuar me baltën e ujët e lumit Osum, por edhe me freskinë e qiellit të tomorrit bashkë me kaltërsinë e qiellit plot shkëlqim.Nga dora e piktorit Nuri kanë dalë shumë emra të mirfillt që shquhen në fushën e artit të pkturës. Si: Flamur Kalemi, skluptor ( i pari nxënës) , Arben Kazaferi, Oljana Jaupllari, Artjeta Haliti, piktore, Ledisa Nuredini, Jori Tabaku etj. Nuriu ka hapur 20 eksopzita në shqipëri. Por edhe ndërkombëtare si: Lukseburg, Paris, Zyhri, Strasburg etj. Ai është edhe Anëtar i Akademisë Evropiane të Artit. Këtë vit galleria është pagëzuar me emrin ‘’Tomorri’’, kjo në kuadrin e 10 vjetorit të krijimit të saj. Nga ky autor krijues janë mbi 100 tablo të lëvruara në shumë shtete të ndryshme të botës, dhe kanë marrë vlerësimet e tyre nga ekspertët e artit. Nga piktorët e moshave të vegjël ne shkëputëm emrin e piktores Elsa (Zhonga) Çela nga fshati Kapinovë, e cila ka premise positive për t’u bërë një piktore me emër, na thotë  Nuri Jaupllari. Vlerësimet për krijuesin në fushën e pikturës  për Nuri Jaupllarin ka dhën edhe piktirja me famë botërore gjermania Ollga Myller.

MËSUES FLAMUR ÇELA, ‘’FLAMUR’’ KRENARIE NË FUSHËN E SPORTEVE…

Të shkruash për mësuesin Flamur Çela, sigurisht të duhet një kohë e gjatë pune e interviste. Kishim kohë mendimi më parë që ti kushtonim një shkrim këtij njeriu me plot pasion në fushën e sporteve. Por,ja ashtu si ato rrufetë në qiell, ne po sjellim pak rreshta në këtë shkrim për këtë njeri kurajoz,por edhe guzimtar, sepse me aktin e një njeriu të mençëm, guximtar, intelektual profesionist, theu atë malin e ‘’akullt’’ të antraktidës që kishte prej vitesh që i ishte ngritur brenda shpirtit të tij, dhe vjen një ditë e i thotë ‘’Ndal’’ shtrigës sëmundje e vendos atë plan si një luan për veten e profesionin e mësuesit. Flamuri mbaron fakultetin e Mjeshtërisë Sportive në Tiranë me rezultate të shkëlqyera.     

         

Si mësues fiskulture punon për një fare kohe të shkurtër në shkollën e mesme Zhepë, e prej andej emërohet në Gjerbës të tomorricës. Por ne këtu në këtë shkrim do sjellim faktin se si mposhti sëmundjen e rëndë që iu shfaq kur ishte me banim në qytetin e Lushnjes pas viteve ‘’90 –të….Aty ndërpret marrdhëiet me arsimin …kalon me invaliditet….Ka disa vite që banon në qytetin e Durrësit. Një ditë më thotë mua: do filloj prap në arsim! Si! Po ti je me raport mjekësor!?  Me të qeshur, ashtu duke shfaqur guximin e vendosmërinë ma përsërit prapë: E kam vendosur, do filloj punë në arsim , në zanatin tim! –Epo mbarë ta bëftë zoti o Flamur, i  thashë unë. Dhe me të vërtet, Flamuri kishte fituar portalin, i treti në shkallë republike…dhe ai sot është mësues i edukimit fizik te shkolla ‘’Qemal Mici’’ në qytetin e Durrësit. Vendlindja e Flamurit është fshati  Gostënckë të Skraparit Shpirti guximtar i mësues Flamurit është i bardhë e ka fortësinë e gurëve  të malit të vendlindjes, aty marrin udhë ëndrrat për jetën e profesionin aq të dashur të mësimdhënësit për brezat e djeshëm  e të sotëm, por edhe për ata që do vijnë, sepse shembulli i këtij njeriu profesionist kanë jetëgjatësi! Puna e talenti i mësues Flamurit shkëlqen kudo në edukimin e brezit të ri në fushën e edukimit fizik .Një shembull që duhet të reflektojmë ne të gjithë si qytetareë të këtij vendi. Mësues Flamur Çela meriton më shumë se kaq. Sigurisht, nesër do takohemi prapë me këtë intelektual guximtar!  Tashmë shkolla ‘’Qemal Mici’’  është bërë shembull për gjithë si motrat e saja të qytetit të Durrësit.

 

                   Durrës, 18  korrik 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1