Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | REPORTAZHE | Një festival iso-polifonik ndryshe

Një festival iso-polifonik ndryshe

image Një festival iso-polifonik ndryshe

Një festival iso-polifonik ndryshe

 

Nga Timo Mërkuri

 

Ditët e  25 dhe 26 Maj 2019 në Pilur të Himarës ishin ditë të veçanta. Në qoftë se shprehjen “ditë” do ta konceptojmë si periudhë kohore me aktivitet njerëzor dhe “natën” si periudhë kohore pushimi dhe gjumi, atëherë do të thoshnim se ditët e 25 dhe 26 majit 2019 ishin të gjata sa dyfishi i ditëve të tjera të vitit sepse fillonin herët në mëngez, porsa lindte dielli dhe mbaronin rreth orës 5 të mëngezit pasi bënin harkun  kohor të ditës, për t’ja lënë vendin natës pak orëshe. Dhe nuk ishin ditë të zakonëshme, me rutinën tradicionale të një fshati malor. Punët e zakonëshme të një jete fshati u kryen më së miri, madje edhe më mirë se ditët e tjera qoftë nga cilësia qoftë dhe nga mënyra. Sepse  të gjithë nxitonin drejt sheshit të fshatit ku në çdo orë të ditës e natës  ushtonte kënga iso-polifonike e njerëzve që bashkoheshin vetiu në grupe këngëtarësh.

 

Dhe nuk ishin vetëm banorët e fshatit ata që mblidheshin në këtë shesh të bukur fshati. Banorët e fshatit ishin në minorancë numërike në raport me miqtë e ardhur nga tetë bashki dhe turistët e shumtë që lëvrinin e sodisnin në çdo anë të fshatit.

 

Prania e deputetit Alket Hyseni, prefektit Flamur Manaj, kompozitorit Eno Koço, gazetarëve Arben Bllaci dhe  Erjola Rusi, pedagogia Iris Luarasi, Magjister Albert Habazaj, poetit Petrit Ruka etj të pritur nga Kryetari i Bashkisë Himarë, i mirënjohuri Gjergji Goro dëshmon për një ditë ceremonial.

Prania e grupeve iso-polifonike nga Himara, Nivica, Vranishti, Saranda, Delvina, Lunxhëria, Tërbaçi, Tepelena, Mallakastra dhe sigurisht nga Piluri mikpritës ishin prezantimi i një dite të mbushur me këngë.

 

Legjenda thotë se Piluri lindi nga kënga. Dhe jo nga një këngë dosido por nga një këngë perëndie. Zeuzi i Dodonës dëshironte që ti propozonte Herës por s’dinte si e qysh. Kështu që, duke e ndjekur pas Herën, pak në distancë, si çdo i dashuruar, ariti në Pilur dhe u ul në hijen e lisave. Aty, melankolik siç ishte ja nisi një kënge dashurie drejtuar Herës, e cila ngadalsoi hapin qiellor që ta dëgjonte këngën që i këndohej asaj nga zoti i dashuruar me ‘te.  Flladi që frynte nëpër gjethet e lisave shndrohej në një iso , që e bënte më të bukur këngën e Zeusit. Herës i pëlqeu kënga dhe domosdo edhe këngëtari. Por ajo që ka rëndësi është fakti që i pëlqeu edhe  vendi me pyllin e lisave, gjethet e të cilëve fëshfërijnë si iso e një kënge dashurie. Zeusi u martua me Herën dhe vendit që quhej Piluri i la si dhuratë mirënjohjeje këngën. Kështu shpjegohet që në Pilur, edhe pot ë mos këndosh vetë, këndon era me melodi dashurie.Prandaj janë kaqë të bukura këngët e Pilurit, se janë këngë dashuri-perëndie. Prandaj në Pilur të gjithë banorët këndojnë e vallzojnë.

 

Kjo është arsyeja që Kristo Çipa mendoi që të organizonte në Pilur Festivalin e Parë të Këngës Iso-Polifonike “Netët e Bejkës së Bardhë”. Thëret nipin e tij, gazetarin e mirënjohur Aleksandër Çipa dhe bashkë me të hedhin në letër konturet e nje aktiviteti, i cili qysh në natën e tij të parë, pati jehonën e një aktiviteti kombëtar, të organizuar nga shteti. Ndonëse nga gjeografia pjesmarëse e grupeve ishte një aktivitet rajonal.

 

Këngët ndiqnin njera tjetrën dhe kur e them këtë nuk gabohem.Nuk ishte vetëm koha e konkurimit, koha me këngë. E vërtetë që në skenën konkuruese  ngjiteshin grupet me përbërjen e njohur, por para dhe pas konkurimit në shesh krijoheshin e rikrijoheshin grupe me këngëtarë nga grupe të ndryshme, fshatarë, të ftuar  të cilët nuk konkuronin me ndonjë, në mos sfidonin vetë Zeusin.

 

Koha modern që jetojmë e ka lënë paakëz mënjanë këngën popullore, folkun tradicional shqiptar qoftë me një indiferentizëm qytetar por edhe me një mëënjanim institucional.. Përgjithësisht grupet iso-polifonike pak ose aspak mbështeten nga bashkitë dhe nga shteti.

Është dashuria e artistëve për këngën e vallen, është pasioni i tyre për ta mbajtur gjallë këtë art, janë shpenzimete  tyre personale dhe familjare që e ushqejnë këtë  art nëpërmjet krijimit të grupeve amatore. Dhe gjithë këtë sakrificë ekonomike familjare e bëjnë për ne. Ne krenohemi me punën e tyre, me talentin e tyre. Ne e duartrokasim Kristo Çipën, Erimioni Mërkurin, Ajet Dukën, Elsid Gjokën e Vendim Kapajn, Eleni Priftin e  Rudian Ziai etj për kënaqsinë që na japin me talentin e tyre, por pak mendojmë se sa shumë mund e përpjekje, shpenzime vetiake e sakrifica u është dashur të bëjnë këta artistë dhe shokët e tyre për ta 

mbajtur gjallë dhe për ta ngritur në nivele bashkëkohore, duke e shpëtuar nga vulgarizimi këtë pasuri të popullit. Duartrokitjet që u japim  janë më e pakta. Nuk mund të mjaftohemi vetëm me çmimin “Këngëtarja më e mirë” dhënë Erimioni Mërkurit, “Kthyesi më i mirë “ Ersid Gjokës apo “Hedhësi më i mirë” Vendim Kapajt. . Ata nuk janë zogj që të rojnë me këngën ,por edhe zogu , vetëm me këngën nuk ron .

 

E veçantë e këtij aktiviteti ishte fakti që nuk kufizohej vetëm me këngë e valle. “Festivali i tufave të deleve” ishte pjesë përbërëse e e këtij aktiviteti dhe më kryesorja ishte i veçantë. Vlerësimi i Simo Balës me çmimin “Tufa më e mirë”, çmimet befasuese “Cjapi më i mirë i tufës”dhenë Angjello Belerit, “Dashi më i mirë i tufës” dhënë Jani Buta apo “Bejka me e mirë” dhënë Milto Gjiçalit ishin jo vetëm një vlerësim për punën e tyre, por dhe një ftesë për barinjtë e tjerë për një punë më të mirë.

 

Paraqitja e krijimtarisë letraro-artistike të Timo Mërkurit dhe Kleo Latit ishte një dritare e re e hapur në këtë aktivitet.Në fakt, preznatimi  i krijimtarise letraro artistike-studimore ne Pilur nga Aleksandër Çipa , pikerisht te rrapi i Pilurit ku jane bere kuvende e mare vendime historike ishte tepër emocionues. Te promovohesh ne Pilur eshte teper emocionuese sepse ne kete fshat te gjithe banoret jane njohes te artit dhe levrues te tij, jane bejtexhinj e rapsode me se paku, krahas faktit qe ka poete e shkrimtare, studiues e gazetare dhe sigurisht edhe kengetare e valltare qe dine te vleresojne fjalen artistike dhe thellesine e e mendimit te shprehur ne veper.. Eshte gje e zakoneshme ne Pilur qe te ulesh me nje plak te rrapi dhe befas ai te filloje te te flase per Naimin apo per Bajronin. Eshte fshati qe ka patur bibloteken me mbi 12 mije libra dhe cdo shtepi ka bibloteken e saj. Libri eshte i vleresuar edhe sot dhe ca me teper po te jesh autor bregdetas. Se ne autoreve pilurjote pyetja e pare qe na behet eshte....He, na solle ndonje liber te ri sot? Prandaj ishte teper emocionuese  ky promovim dhe teper tronditese shpirterisht duartrokitjet.. per diskutantet Petrit Ruka, Albert Habazaj, Lefter Cipa , Stavro Merkuri  etj.

 

Këto dy net na krijuan bindjen se djemtë e Pilurit Aleksandër Çipa dhe  Kristo Çipa me grupin “Bejka e Bardhë” do të na japin edhe në të ardhmen emocione të bukura e të fuqishme me festival në Pilur.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1