Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | REPORTAZHE | “Mother Tereza- Albanian Union” në mbledhjen e fundvitit

“Mother Tereza- Albanian Union” në mbledhjen e fundvitit

image “Mother Tereza- Albanian Union” në mbledhjen e fundvitit

“Mother Tereza- Albanian Union” në mbledhjen e fundvitit 

                       AGM (Annual General Meeting) 

 

Dr Fatmir Terziu

 

Më pëlqen aktiviteti, festivja. Pjesëmarrja aktive, kontributi, përkatësia vullnetare, aktivizimi, tradita, rizgjimi i traditave, lojërat sportive, tradicionalizmi popullor, folklori, veshjet kulturore tradicionale, shkolla e arsimit plotësues shqip, Gjuha Shqipe, Dr Zamira Ruspi, kryetare dhe drejtuese e “Mother Tereza- Albanian Union” në Londër ndërhyn me pasion. Është një hapësirë që ka të Drejtat e Barabarta. Një vend që ka ligjësi. Një botë që ka liri. Një botë në të cilën ecën edhe i gjithë angazhimi i “Mother Tereza- Albanian Union”. Aty ka emra të angazhimit. Ka një grup në mbarështrim dhe angazhim pa zë, pa mburrje, pa “privilegje”. Nuk ka ndasi. Në të vërtetë qëllimi im është një botë pa kufij. Kjo është një ide e re për të. Mbledhja e “Mother Tereza- Albanian Union” është sikurse njihet si një familje nga të gjitha trevat gjeografike.

Burrat ngrejnë dolli dhe shëndete dhe diskutojnë me nënat që bashkërisht shtojnë mirëqenëse të brezave që rriten në dy gjeografi. Unë them Ju jeni duke punuar natyrshëm, bukur, ndjeshëm, dhe e gjithë puna juaj bashkon dhe respekton, rreh dhe intrigon dilemat rreth skajeve të parashtruara ligjësisht në shtetin ku jetojmë dhe punojmë. Dhe ne të gjithë të ftuarit tek AGM (Annual General Meeting) i “Mother Tereza- Albanian Union” kuptojmë në heshtje dhe me intelektin e sallës se njerëzimi ka “tejkaluar” kapacitetin mbajtës të planetit, edhe ata me punë. Dhe bashkëshortët. Dhe shtëpitë. Megjithatë, është një idil i një mbrëmje të ndjeshme festive, Queens Arms, dy të ftuar specialë të ardhur nga Shqipëria, dheu mëmë, Mësuesi i Matematikës nga një shkollë në Atdhe dhe folkloristi Gjon Frroku, drejtuesi i një emisioni televiziv në një kanal shqiptar, këngëtari dhe arstisti që krijon forma komunikimi mes çiftelisë dhe gjuhës për sallën, të pranishmit dhe situatën. I sigurt ai ka ardhur nga Lezha. Tekstet e këngëve janë pa kornizë, pa gjeografi të caktuar, në gojën e tij dhe në perceptimin që punon enkas vijnë të gjithë dhe të gjitha momentalisht. Dhe bukuria e mesazheve të këngëve duartrokitet nga të gjithë dhe dorovitet nga Tani, Ceni, Shkëlqimi e mjaft të tjerë. 

Fotot e sallës plot, duartrokitjet, gra me rroba të ndryshme, biblikisht duke i mbajtur ritualet dhe kuranisht duke rikujtuar se është Nata e Kadrit në këtë festë të tillë të mirëorganizuar. Ushtria vullnetare, njërëzit zemërmirë, Kryetari i Bordit të “Mother Tereza- Albanian Union”, mësueset e shkollës, drejtueset e shoqatës i gjithë stafi është  jo shumë prapa gjithë këtij angazhimi masiv, duke ndryshuar rolet, të sigurt në angazhimin, msionin, qëllimin, veprimtarinë e tyre në kohë tjetër. Në kohë që flet edhe me gojën dhe vëmendjen e Kryetarit të Forumit dhe drejtuesit të “Ardhmëria” Lutfi Vata. Vata del nga festa ndërsa flasim rreth asaj se si jeta mes nesh dhe rreth nesh tashmë ka ndryshuar dhe rikujton një thënie të torbave tona në krah, tashmë është një “flashback”, është pak e parëndësishme në mesin tonë, ne ecim tashmë përpara. 

Edhe Esat Braçe, nga shoqata e tij sjell urime dhe mesazhe, edhe Alb Uk TV e Helidonit ka detyrën e filmimit dhe mesazhit të tij edhe të tjerët nga salla, Xhavit Gasa reciton një poezi, që i paraprin pastaj asaj që sjell Sami Islami. Është një natë ku nuk mungon prezenca e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, ku nuk mungojnë edhe aktivistë të tjerë si Ruzhdi Jata e mjaft të tjerë. E gërshetuar.  AGM (Annual General Meeting) i “Mother Tereza- Albanian Union” tregon serruga, përkushtimi dhe angazhimi po shkojnë në udhë ungjillore.

Angazhmi dhe angazhuesi i pëlqen direktivat e rastit të AGM (Annual General Meeting) i “Mother Tereza- Albanian Union”, Gjuha e jashtëzakonshme e komunikimit, nuk tregon ndryshe, nga mesazhi njeriu në sallë dhe jashtë saj ndjehet mirë dhe gruaja ime thotë se ai ndoshta është mesazhi më i mirë që na duhet të gjithëve në këto ditë. Një mesazh që tregohet dhe nga Krashi dhe Hasani, dy nga PS dhe PD e Londrës në këtë sallë. 

Askush nuk dikton ndryshe. Ne jemi mesazhi më i mirë. 

Për fat të mirë askush nuk mendon se AGM (Annual General Meeting) i “Mother Tereza- Albanian Union”është thjesht një darkë. Ndjehet mirë agronomi Përparim Muça kur sheh se tashmë gjërat janë në vijë, kur AGM (Annual General Meeting) i “Mother Tereza- Albanian Union” është vërtet për komunitetin dhe jo më në një stad perceptimi. 

Cili është kapaciteti mbajtës i sallës? Dy apo tre breza kanë vlerë integrimi, jo vetëm zëvendësimi dhe pasimi vlerash. Në sallë kërcejnë, flasin dhe sjellin mesazhe vajzat dhe djemtë që u rritën me shoqatën “Mother Tereza- Albanian Union”.  Ndërsa rritet jetëgjatësia dhe standardet, madhësia e familjes zvogëlohet, angazhimi dhe zhvillimi i AGM (Annual General Meeting) i “Mother Tereza- Albanian Union” na bën me dije se rruga e projektuar nga Dr Zamira Përfundi Ruspi dhe stafi i saj që në krye të herës ishte pikërisht i qartë dhe i saktë. 

Ne tërheqim së bashku në sheshe më të gjelbra, më të populluara dhe për festën e 1 Qershorit, të rrethuar nga entuziami dhe angazhimi. Fëmijët e tre brezave tashmë japin ide dhe mesazh të qartë. Mësueset Kristina, Aida, Anila, Dyshja, Shqipja etj japin mesazhin e bukur. 

Dy poete të lashta femra: Enheduanna dhe Safo janë një zbulesë e largët e harruar. Qartësia e ankesave të tyre është ndoshta një pikë loti për të gjithë këta gra në këtë sallë: kemi humbur dashurinë në Atdhe, kemi humbur qytetin, por kemi marë me vete më të mirën e dashurive dhe më të mirën e qytetërimeve për një jetë pa kufij. Ndoshta këtë e mëshon edhe orkestra dhe kitara që pason shqip gjerë e gjatë në këtë natë të AGM (Annual General Meeting) i “Mother Tereza- Albanian Union” këtu në Queens Arms përgjatë Kilburn High Road në Londër, aty ku jo pak herë Ambasadorja e Këngës Globale, Rita Ora, ka ngritur peshë zemrat shqiptare.  

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1