Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Një shëtitje përmes mbrekullive të Tiranës

Një shëtitje përmes mbrekullive të Tiranës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sejdo Harka

Një shëtitje përmes mbrekullive të Tiranës

-Reportazh -

Nga Sejdo Harka

Sapo dëgjon vargjet brilante të këngës qytetare tiranase “Ku ka si Tirana…”,para sysh,si në një ekran gjigand, të shpalosen konturet e një qyteti, sa të lashtë ,aq dhe të ri, me një bukuri mahnitëse.Ky qytet  është Tirana,kryeqendra e ekonomisë dhe zhvillimit,e kulturës dhe arsimit, promotorja e zhvillimit të gjithanshëm të Shqipërisë.Mjafton vetëm pyetja retorike pohuese:”Ku ka si Tirana”,për të kuptuar se në vendin tonë, nuk ka qytet tjetër të dytë si ai.Tirana është e papërsëritshme,jo vetëm për pozicionin  gjeografik,por edhe për infrastrukturën e saj dhe gjelbërimin,për arkitekturën dhe bukurinë e saj të papërsëritshme.Tirana,ose siç quhet  ndryshe,zemra e Shqipërisë,e shtrirë në Ultësirën Perëndimore të vendit tonë,gati e baraslarguar nga të katër pikat e e horizontit të hartës së saj,kufizohet me Durrësin dhe Elbasanin,me malin e Dajtit dhe gjerdanin e kodrave të bukura të Kamzës dhe Yzberishtit,të Vaqarit dhe Saukut,të cilat i rrinë  asaj mbi krye  si kurorë e artë,nga kreshtat e të cilave  të fanepsen majat e kalave të lashta mesjetare, si ajo e Petrelës dhe e Prezës,e Dorëzit, Përsqopit dhe e Tujanit.Po ta vështrosh Tiranën nga lartësitë e Dajtit , herë i ngjan nje cope qielli shumëngjyrësh,i zbritur si me dorë nga vetë Zoti,dhe herë,sidomos mëngjeseve,si një pus i frikshëm,mbuluar me re të zeza smogu, si frut i hidhur    njeriut të papërgjegjshëm dhe” vetvrasës”.Tirana,ky qytet i bukurive përrallore,njëkohësisht  është dhe vendi i diferencave dhe kontrasteve  të mëdha ekonomike dhe shoqërore ,politike dhe social-kulturore,fatkeqësisht me një trend thellimi,gjithnjë e më të madh,gjë që ndikon ndjeshëm për thellimin e mëtejshëm të polarizimit  shoqëror dhe politik të vendit.Ajo është qyteti i lirisë dhe i ëndrrave,i luftës dhe barrikadave,qyteti i rrëmujës dhe i rrëmetit,i stresit dhe i qejfit;qyteti, ku njerëzit e punës,siç thuhet dhe në vargjet e një parodie qytetare “shtypen nga mashtruesit e mercenarët/prokurorët dhe gjyqtarët”dhe“Qeveritë që s’bien nga froni”.Tirana është, sa e qetë dhe e dlirë, aq dhe “e çmendur dhe e mpirë”.E megjithatë,tiranasit nuk e ndërrojnë atë me asnjë qytet tjetër.Ndaj i këndojnë asaj me vargun brilant e kuptimplotë :”Si do që të jesh ,ti je e jona”.

-Në gjurmët e Tiranës së hershme

Për Tiranën janë thurur jo vetëm qindra  këngë e poezi,por  janë shkruar e botuar edhe shumë libra e studimenga studjues e publicistë të spikatur si Kristo Frashëri,Osman Myderizi,…dhe gazetarja Rezarta Delisula, e cila kohët e fundit ka botuar albumin”Tirana mahni”.Sipas Kristo Frashërit dëshmitë e ekzistencës  së shoqërisë njerëzore në këtë trevë i tokojnë  Paliolitit të vonë.Themeluesi i Tiranës së hershme është Sulejman Pashë Bargjini,me orgjinë nga Mulleti,që në vitin 1614.Por emri Tiranë,për herë të parë është përmendur në dokumentat e Venedikut, që në vitin 1408.Versionet e prejardhjes  etimologjike të emrit të këtij qyteti janë disa,por ne po përmendim vetëm  dy prej  tyre.Sipas gojdhënave ,emri “ Tiranë” ,mund të ketë ardhur nga emri  i pijeshitësit Tyrhan,i cili në vitet 1460-70,menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut,shiste pijet e tij të preferuara për banorët e këtyre anëve.Versioni  i dytë është se emri i kryeqytetit tonë të sotëm mund të ketë ardhur nga emri i kështjellës mesjetare Tyrhanos,emër që me kohë ka evoluar në”Tiranë”.Si qendër e madhe tregëtare e Shqipërisë ,Tirana,e atyre viteve,do të bëhej mollë  sherri midis sundimtarëve më të zëshëm të kohës, siç ishin Ibrahim Pashë Bushati dhe toptanasit e Krujës,të cilët,sidomos këta të fundit ,i sollën Tiranës një zhvillim të kënaqshëm për kohën.Ky zhvillim do të marte një hov të ri ,veçanrisht në fillimin e viteve 1900 .Që në vitin i905, Pazari i Vjetër i Tiranës kishte 480 dyqane të rikonstruktuar.Në këtë qytet,më 26 Nëntor të vitit 1912 u ngrit Flamuri i Pavarsisë,dy ditë para se të ngrihej në Vlorë.Më 21 Janar 1920,Kongresi i Lushnjes e shpalli Tiranën kryeqytet të përkohshëm të Shqipërisë,ndërsa më 11Shtator të vitit 1820, Asambleja Kushtetuese  e shpalli atë kryeëytet të përhershëm,ku do të vendosej  për gjithnjë edhe selia e qeverisë së Sulejman Delvinës.Si rezultat i marrdhenjeve të mira, që kjo qeveri krijoi me Italinët, infrastruktura e Tiranës,pësoi transformime të madha,me frymëmarrje të thellë evropjane.Vitet 1925-40,ishin vitet e ndërtimit të  kompleksit të ministrive dhe i kryeministrisë,ndërtimi i godinave të Presidencës dhe Akademisë së Shkencave,me një arkitekturë moderrne .Që në ato vite Tirana kishte 3 gjimnaze dhe rreth 130 mijë banorë.

Me bukurinë  dhe pastërtinë e rrallë të Tiranës,të huajët janë mahnitur,që kur ajo hidhte hapat e para të qytetërimit.-Kur u nisa për në Tiranë-trgon një turist i huaj, në vitin 1850- mendoja se do të shihja një çerdhe të errët ,të mbuluar me papastërti,por në fakt,vazhdon ai, gjeta një qytet të pastër,të shtrirë në një fushë plot kopshte e pemë,ku askush nuk vuante për bukë.Është vërtet një çudi e rrallë, që Shqipqria e viteve 30,paskësh patur fatin të bëhej protagonist i Librit Gines për numrin e madh të aerodromeve, jo vetëm në Tiranë,por dhe në shumë qytete të tjera të vendit.Edhe pse kjo ka ndodhur për shkak të mungesës  së mundësive të tjera për trasportin e udhëtarëve,është një mbrekullie rrallë të mendosh se shqiptarët kanë mundur të fluturojnë kaq shpejt me aeroplan ,jo vetëm brenda  vendit,por dhe jashtë tij.Rrugën e ndriçimit elektrik,Tirana e ka nisur që në vitin 1927, me një central  të vogël,për të bërë një rrugë të gjatë drejt ditëve tona me centrale e hidrocentrale moderrne.Hapa të vrullshme janë bërë në drejtim të zhvillimit të  të medjes së shkruar dhe të folur.Nga radioja e parë,që e nisi udhën e gjatë me transmentimin e fjalimit të parë të Mbretit ,sot kemi një mori radiosh dhe televizionesh shtetërore dhe private me teknikën më moderrne të transmetimit të programeve të shumllojshme e cilësore,por që jo rrallë vuajnë nga pragmatizmi e politizimi i tepëruar.  

 -Mbrekullitë e Tiranës.

Rruga e Tiranës, nga lashtësia deri në ditët e sotme, ka qenë sa e gjatë,aq dhe e vështirë.Në këtë udhëtim të pandalshëm ajo i ngjan një “varke” që duke u vozitur në një det të trazuar nga stuhitë,jo vetëm nuk mbytet e thërmohet,por rritet e forcohet,duke u tjetërsuar në një ” anie” moderrne ,plot fuqi e vrull,për të çarë drejt deteve dhe oqeaneve të botës,pa iu trembur syri.Tirana,nga një fushë e mbushur plot me ferra e gjemba,mbi shtatin e së cilës nisi udhëtimin e gjatë e të vështirë një qendërpazar  i hapur javor,ku fshatarët e këtyre anëve shisnin dhe trgëtonin prodhimet e tyre,sot është tjetërsuarnë një qytet moderrn evropjan.Popullsia e Tiranës gjatë viteve ka pësuar  luhatje të dukshme.Një rritje të madhe pësoi kjo popullsi, sidomos  pas vitit 1990.Si rezultat i lëvizjes së lirë të qytetarëve,ajo sot ka arritur rreth 1milion banorë.Përzgjedhja e këtij qyteti  si kryeqendra e Shqipërisë ,do të ndikonte  jo vetëm për rritjen e ndjeshme të popullsisë ,por dhe për zhvillimin e gjithanëm të  tij.Tiranën ,do të mundnin ta bënin të konkurueshëm me disa qytete e kryeqytete të Evropës,mbrekollitë e shumta, të krijuara ,për një kohë  të gjatë, nga mendja e dora   shumë brezave njerëzish. Po cilat janë këto mjedise të këndshme dhe resurse me vlera ië mëdha turistike e argëtuese ,jo vetëm për tiranasit e gjithë shqiptarët,por edhe për turistët e vizitorët e shumtë që vinë nga të katra anët e botës.Ato,që ne na pëlqen t’i quajmë mbrekulli të Tiranës ,janë të shumta,por në pamundësi për t’i përmendur të gjitha,po ndalemi në disa prej tyre.

Ai që i pret i pari mystafiirët e Tiranës është Sheshi Skënderbej,i cili,edhe pse për vite e dekada me radhë është bërë objekt i ndryshimeve të mëdha ,për ta përshtatur me ngjyrat e sistemeve dhe të partive në pushtet,sot ai,me pamjen e tij të mbrekullueshme  konkuron me sheshet  e qyteteve më të përparuara të Evropës.Këtë ndjesi shprehin  për këtë shesh ,jo vetëm emigrantët shqiptarë që rikthehen për ta shijuar këtë bukuri të rrallë,por dhe shumë turistë të huaj.Projekti  i tij i parë është bërë që në vitet 20 nga arkitekti italjan Armando Brasini.Ndërsa emrin”Skënder Bej”ky shesh e mori më 27 Nëntor 1937.Që nga projekti i parë e deri tek ky i fundit,i projektuar  nga një arkitekt francez,ndryshimet janë të dukshme.Nëse  gjatë sistemit monist,deri në vitin 1967,në qendër të tij bënte hije monumenti i Stalinit,më pas u vendos,njëherë e përgjithmonë monomementi i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut,vepër e skulptorit tonë të madh Odise Paskali.Ky shesh sot është një mbrekulli e vërtetë multifunksionale, me frymëmarrje të gjerë.Ai është konceptuar si një pedonale me bimësi e gurë të shumllojshëm ,që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria.

Një mbrekulli tjetër e Tiranës është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.Ai ,për herë të parë u projektua dhe ndërtua nga italjanët,në vitin 1930 ,projekt,që më von u pasua nga zinxhiri i artë i ndërtimeve të tjera,si Pallati Presidencial,Hotel “Dajti”,Sheshi”Nënë Tereza”dhe konpleksi universitar.Këtij zinxhiri të artë ,në vitin 1960,do t’I japin frymëmarrje të re,Parku Rinia,Piramida  dhe dy kullat binjake shumëkatëshe.Bulevardi Zogu i Parë dhe zgjatimi i tij,drejt Paskuqanit,që ka marë emrin e bukur Bulevardi i Ri,është një tjetër mbrekulli,që e ndan Tiranën gati në dy pjesë të barabarta,siç ndan thika, një mollë të artë.Rhugët  e saj të gjera e plot dritë,si ajo e Durrësit dhe e Kavajës,Rruga e Barikadave dhe Qemal Stafa,Rruga Fortuzi dhe ajo e Dibrës…,të cilat kohët e fundit,janë të shoqëruara edhe nga korsitë e biçikletave,dalin nga qendra e Sheshit Skënderbej,si rreze  që dalin nga qendra e një rrethi koncentrik.Akoma më të bukur e kanë bërë Tiranën,rrugët dhe Komplekset e ndërtimeve që janë bërë në zonën e Komunës së Parisit.Nga një vend,ku dikur shtriheshin konturet e një kooperative ,sot,kjo zonë është kthyer në një mbrekulli me komplekse të mëdha banimi e lulishte,me qendra të mëdha tregëtare,arsimore, kulturore  e sportive postmoderrniste.Trendi i projekteve të reja, tregojnë se Komuna e Parisit, brenda vitit 2022,do të bëhet ndoshta zona më e bukur  dhe më e lakmuar e kryeqytetit tonë.Ai që i dha frymëmarrje të re turizmit të Tiranës, është ndërtimi i teleferikut”Dajt- Ekspres”,i cili është quajtur si  një nga teleferikët më të mëdhenj të Ballkanit.Ishte filantropi Muhamet Malaj,që këtë mbrekulli,të ëndërruar që në vitin 1982,ta bënte realitet në vitin 2005.Një tjetër mbrekulli e Tiranës është xhamia e Et’hem Beut,ndërtuar nga Mulla Beu, që në fillimet e shk.XVlll.Ajo ka qenë dhe do të mbetet, jo vetëm një nga monumentet më të lashta kulturore të Tiranës,por dhe simbol i bashkëjetesës fetare në vendin tonë.Si pjesë e asamblit të bukur arkitektonik të qendrës së Tiranës, janë dhe Pallati i Kulturës(1959-63),tullat a para të të cilit i vendosi Hrushovi,Muzeu Historik Kombëtar(1981),i ndarë në disa pavione,si Lashtësia,Mesieta,Rilindja,Pavarsia,Ikonografia,Lufta Antifashiste,Gjenocidi Komunist,si dhe Teatri i Kukullave,Hotel Tirana ,Kompleksi Toptani,Varri i Kapllan Beut dhe Kulla Shumëkatëshe,që si duket sundon mbi të gjitha.Zinxhiri i mbrekullive  të lashta të Tiranës  vazhdon me Kalanë e Tiranës,ndërtuar në gjysmën e dytë të Shk.XVlll nga Sulejman e Ahmet Pashë Bargjini,e cila në vitin 1973 është shpallur Monoment Kulture i kategorisë së parë.Një tjetër dëshmi e Tiranës së hershme është Ura e Tabakëve,ndërtuar mes shekujve XVll-XVlll,e cila dallohet për harqet e bukura dhe kalldrëmet e gurta.Aty ,ku dikur shtrihej  Pazari i Vjetër,sot ndodhet  Pazari i Ri ,rikostruktuar ,përsëri në vitin 2017,si një atraksion tjetër i rrallë turistik për Tiranën.Krahas mjediseve e asortimenteve tradicionale,janë ndërtuar dhe restorante moderrne,në të cilat serviren jo vetëm gjellë e  pije të traditës,por dhe fruta ,perime mjaltë,vaj ulliri dhe produkte të tjera karakteristike për Tiranën.Aty ,pranë rrugës”Naim Frashëri”,ndodhet një vilë e hershme,që daton  në shekullin e dytë pas lindjes së Krishtit.Ajo që të tërheq vëmendjen në këtë vilë janë zbukurimet  e saj mjedisore, me motive e forma gjeometrike tipike të kohës, të cilat janë pagëzuar me emrin e rrallë “Mozaiku i Tiranës”.Buzë bulevardit të madh është ngritur memoriali “Post -Bllok”. Pjesë e këtij ansambli të rrallë arktiektonik , ku harmonizohen bukur ndjesia e frikës me atë të argeëimit , të ideuar nga Fatos Lubonja e Ardian Isufi, janë bërë “Bunkeri”, simbol i perskutimit të shqiptarëve dhe një copë nga” Muri i Berlinit, i dhuruar nga bashkia e Berlinit.Vlera të papërsëritshme memoriale do të ruajnë për shqiptarët veçanrisht dy Bunk Artete  .Buk Arti 1, që i dedikohet  ushtrisë shqipatare të sistemit diktatorial, ndërtuar në rrëzë të Dajtit në vitin 1978, të impresionon me arkitetkurën e çuditshme dhe objetket interesante, që të futin në botën e mistershme të atij sistemi të egër.Edhe më i çuditshëm është Bunk  Arti 2, i cili ndodhet në qëndër të Tiranëns, pranë bashkisë. Ai i ngjan Pallatit të Ëndrrave, që ka fiksuar kohën e dhimbshme të përndjekjes dhe perskutimit fizik e shpirtëror të shqiaptarëve të dashuraur me lirinë. Një nga mjediset më të frishkme të këtij Bunk Arti është “Shtëpia e Gjetheve”.vendi ku bëheshin kontrolle e përgjime, tortura e internime si dhe dënime të egra, deri ne vdekje, të njerëzve të pafajshëm. Mrekullia më e rrallë e Tiranës është Parku i Liqenit Artificial, ose siç quhet ndryshe “mushkëritë e Tiranës. Kjo bukuri e rrallë e nisi udhëtimin e saj nga fundi i viteve 50 me punë vullnetare. Sot ajo është bërë një qendër e madhe shlodhëse, me një sipërfaqe të gjerë, në mes të së cilës ndodhet një liqen prej  mbi 550 m katrore. Bukurinë dhe freskinë ia shtojnë,jo vetëm Liqeni i Thatë ,kurora e gjelbërt, që rritet nga viti në vit, Kopshti Botanik e Zoologjik, por edhe mjedise të këndshme argëtuese e sportive si Amfitetri Natyral , këndi i lojrave për fëmijë, qendra multisportive , pista e biçkletave, etj.

 Së fundi mund të themi se,e gjithë Tirana është dhe do të mbetet një mbrekulli e rralë .Ajo, në të ardhshmen do të bëhet edhe më e bukur,por nëse nuk do të” kafshohet” nga ndërtimet pa leje , apo nga rrënimi i munumenteve, mbrekullive dhe  i vlerave të krijuara nga brezat,dhe mbi gjithçka,në se projektet  për zhvillimin e saj do t’u shpëtojnë lojërave politike e luftës cinike  për poshtet e para midis“kokorozëve” të ngujuar në llogoret  diametralikisht të kundërta të politikës.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1