Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Surprizat e “Big Boss”

Surprizat e “Big Boss”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Surprizat e “Big Boss”

Surprizat e “Big Boss”


Ndërsa “Big Boss”, Kompania tashmë e mirënjohur shqiptare në tregun e ndërtimeve në Britani të Madhe, që drejtohet nga Gazmend Cufaj ishte mbledhur nën përkujdesjen e drejtuesit të saj të festonte nisjen e mabrë të Vitit 2019-të, një surprizë e këndshme ishte realizuar, e cila shpërtheu të pranishmit në urra të gëzuara dhe urime. Të gjithë njëzëri thuajse pas ndezjes së qirrinjve në tortën surprizë për një nga anëtarët e kësaj kompanie, Basri Mani, e uruan dhe 10 të tjera dhe Gëzuar ditëlindjen, plot shëndet e mbarësi. Kjo ishte njëra surprizë që mbajti për disa minuta atmosferën e gëzuar në një nivel të lartë. U ngritën gotat, u pre torta dhe kështu festivja shkoi akoma më shumë në shtratin e saj.

Drejtori i kësaj kompanie, Gazmend Cufaj, natyrisht si gjithnjë me iniciativën e tij model bën dhe këtë takim festiv për të parë rrugën që është projektuar dhe për të ndarë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij atë që pritet të realizohet në të ardhmen. Pa ndonjë ceremoni të madhe dhe të mërzitshme, urimi ishte për të gjithë i përbashkët dhe me një dashuri kolektive të përbashkët. Të gjithë u ndjenë të barabartë, ku spikati fjala e malit, njeriut më të moshuar dhe më profesionalist në këtë fushë, që ka kohë që ka qenë pjesë e “Big Boss”.

Kjo kompani ka një emër të nderuar në këtë treg, në tregun e shërbimeve të ndërtimit në BM dhe ka mjaft reputacion nga klientët me të cilët ka punuar. Po si mund të kuptohet termi shërbim në ndërtim? Termi shërbime ndërtimi mbulon një spektër të gjerë të detyrave dhe përgjegjësive gjatë procesit të ndërtimit. Nga dizajni deri në përfundim, ekziston një bollëk shërbimesh dhe parametrash që duhen marrë përsipër. Për këtë madje Cufaj na thotë se “Edhe pas përfundimit të një projekti, monitorimi i ciklit të jetës së ndërtesës është themelor për cilësinë dhe mirëqenien e banorëve të saj. Për këtë arsye, është gjithnjë e rëndësishme të mbash një plan të saktë dhe të hollësishëm të menaxhimit të projektit.” “Big Boss” operon në këtë mënyrë, që nënkupton se clienti dhe ju mund të jeni të sigurt se çdo gjë proceson sipas orarit dhe se nuk ka gabime ose vonesa të dëmshme operimi. Si kjo, gjithçka do të përfundojë në buxhet dhe kohë. Në një përpjekje për t'u dhënë lexuesve tanë më shumë qartësi mbi llojet e ndryshme të shërbimeve të ndërtimit të “Big Boss”, ne paraqesim gjithnjë dhe në vazhdim gradualisht më të rëndësishmet.

Së pari, duhet thënë se e gjitha fillon me shërbimet para ndërtimit. Sapo të fillojë udhëtimi për një projekt të ri ndërtimi, ka një numër të detyrave dhe pyetjeve që ekipi i “Big Boss” duhet të shikojë. Ta themi thjesht, kjo është koha kur një ide gradualisht shndërrohet në një projekt aktual dhe analizohen aspektet praktike të vizionit në diskutim.

Kështu me këtë moto dhe përkushtim “Big Boss” e Gazmend Cufaj mbetet një arsye më shumë përkushtimi dhe mes festives së kësaj nate të këndshme plot surpriza.

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1