Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Epitafi i Gllavenicës

Epitafi i Gllavenicës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sadik Bejko

Epitafi i Gllavenicës daton që nga viti i largët 1373. Kjo kryevepër, edhe pse më e zbukuruar dhe shume më mjeshterore, është versioni shqiptar i "Qefinit te Shenjte të Torinos". Emri i Epitafit, i dhënë nga dijetari Theofan Popa, bazohet në titullin kishtar të peshkopit Kalist të Gllavenicës së Beratit. Epitafi dikur i përkiste kishës së Gllavenicës, (kishe qe nuk eshte tashme) të qytetit të sotem te Ballshit. Bodrum i një shtëpie të shkatërruar pranë ketij qytetit të vogël e mbajti te fshehur ne shekuj këtë kryevepër.

Historia
Qëndisur në pëlhurë mëndafshi, gjatësia e epitafit është ajo e një varri të zakonshëm, 212 cm gjatesi dhe 114 cm gjerësi. Figura qendrore e epitafit është Krishti i shtrire në varrin e tij. Hapësira përreth tij shenon disa ikona engjëllore, të zbukuruara me fije ari dhe mëndafshi. Murgu Savia shtoi zbukurime argjendi dhe ari me kërkesë të Gjergj Arianitit. Hera e parë që Savia e qëndisi pelhuren per kishen e Gllavenices ishte në vitin 1373. Për vite të tëra, kjo vepër e bukur e artit u ruajt në një shtëpi në Ballsh. Më vonë, katedralja e Shën Marisë së Fjetur, brenda Kalasë së Beratit, e mori epitafin. Së fundi, në vitin 1981, për shkak të rëndësisë së saj, u vendos përgjithmonë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1