Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | KUR DËGJOJMË ZËRIN E VOGËLUSHIT ALBION REXHAJ…

KUR DËGJOJMË ZËRIN E VOGËLUSHIT ALBION REXHAJ…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Prof.Murat Gecaj dhe Halil Kopani

KUR DËGJOJMË ZËRIN E VOGËLUSHIT 

                          ALBION REXHAJ…

Nga: Prof.Murat Gecaj

         publicist e studiues

1.

Gjatë jetës sime, në profesionin e gazetarit, më ka takuar shpesh të vizitoj shkolla të ndryshme, në Shqipëri e trojet tjera amtare, por dhe në shtete të  Europës e deri në Amerikë…Është e kuptueshme se, krahas të tjerave, jam njohur me fëmijë të talentuar, si në: vizatim e pikturë, muzikë, sport etj. Por dhe, natyrshëm, jam ndier krenar,kur kam takuar e kam biseduar me fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët e dëshmonin shpirtin e tyre krijues, në shfaqje ose veprimtari të larmishme, kulturore e artistike.

Për sa më sipër, mund të përmendja këtu mjaft raste, nga shkolla të kryeqytetit e më gjerë: nga Kosova, Shkupi, Preshava e Ulqini, por dhe nga diaspora.

Në mendje më kanë mbetur edhe dy fëmijë të talentuar të kryeqytetit tonë. Kështu, vogëlushi Endri Zavalani e nderoi Shqipërinë, në një konkurs ndërkombëtar, me punimin e tij, të përgatitur me boça pishe, që pasqyronte një simbol kombëtar shqiptar. Ndërsa, një vit më parë, isha në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, ku 10-vjeçarja Sibora Huda përuroi librin e tretë me poezi, “Ky shi…”. Ajo u duartrokit nxehtësisht, si për këtë arritje befasuese dhe për recitimet e bukura…

Kam vizituar shkolla fillore, në Itali, Nju Jork e Boras të Suedisë etj. Nga drejtuesit e tyre dhe mësuesit, kam dëgjuar fjalë miradie e krenarie për ne: “Nxënësit shqiptarë i kemi të sjellshëm, të zellshëm në mësime, por dhe të talentuar…”. Atëherë, si të mos e ndiejmë ne veten mirë, në rastë të tillë? Sigurisht që po, kemi të drejtë.

2.

Të më falë lexuesi, se ndoshta u zgjata, pasi kësaj here dëshiroj të tregoj për një vogëlush 12-vjeçar shqiptar, që jeton me familjen në Zvicër dhe atje po e shfaqë talentin e tij të veçantë, në fushën e muzikës. Ai është nga Panorci i Malishevës (Kosovë) dhe quhet Albion Miftar Rexhaj. Bashkatdhetarë tanë të interesuara e të pasionuar pas këngëve, mund ta kenë parë atë në faqe të ndryshme të Intenetit ose në shtypin e shkruar.

Megjithëse në moshë të vogël, ai është mjaft i dashuruar me muzikën, duke u bërë i njohur ndërmjet bashkëmoshatarëve, si dhe nëpër veprimtaritë artistike, që janë organizuar, si në Zvicër dhe në Kosovë. Për herë të parë, doli në skenë që në moshën 6-vjecare Talentin e Albionit për muzikën e vunë re, me kënaqësi, dy prindëërit e tij, Miftar dhe Ardita Rexhaj.

...Ishte viti 2012, kur babai i Albionit, Miftar Rexhaj organizoi një koncert, në Dulliken të Zvicrës. I kushtohej 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë Kombëtare. Atëherë, Albioni ishte vetëm 6 vjeç. Ai kujton dhe tregon, duke buzeqeshur: “Prindërit më thanë: Provo me i mësu dy kangë, “Shqipninë e dua” dhe “Rroka mandolinën”. Që të dyja i mësova shumë shpejt, Pastaj i këndova live, para publikut dhe më duartrokitën nxehtësisht!...”.

Tani Albioni vazhdon mësimet për piano dhe është nxënës shembullor, në klasën e shtatë, në Dulliken të Zvicrës, vandbanimi i tyre familjar. Ai është ftuar në disa manifestime, që organizon Shkolla Shqipe, në Zvicër dhe ka arritur që t’i rrëmbejë zemrat e shikuesve e dëgjuesve, të cilët e kanë shoqëruar me duartrokitje.

Tashmë, edhe pse në këtë moshë të vogël, ka të edituar disa këngë, të shoqëruara me videoklipe. Janë 8 videoklipe të tillë dhe dy këngë të realizuara. Duke shprehur ndjeshmërinë e tij shpirtërore për njerëzit, në vitin 2016, Albioni ia kushtoi vidioklipin e tij, personave të prekur nga sindromi Down, të cilët aty i quan „yje“. Në vazhdim të pasionit  për muzikën e këngën, ai po punon që, sivjet, të përgatisë një vidioklip të ri,

Në vitin 2017,  te TV-21, në emisonin „TOP HOP“, hiti  për fëmijë, me këngën „Gjuha shqipe“  hyri në garë dhe  u votua më shumë, duke e shpallur „Hitt të ditës“ dhe, në vazhdim të konkurrimit, u votua: „Hitt i javës“, „Hitt i muajit“.Por dhe ishte kandidat për „Hitt i vitit“, ku meritoi vendin e dytë, me telefonata, ndërmjet 11 konkurrentëve. Albion Rexhaj është paraqitur edhe në emisione të mediavë kosovare, për festat e fundvitit.

Këngët e Albionit janë transmetuar  në disa televizone shqipetare.Tani ai ka filluar të kendojë edhe muzikë moderne, shqip,  anglisht e gjermanisht, meqenëse ka dashamirë të zëri të tij, gjithandej, në Ballkan e më gjerë, në Europë.

Vërtetë është këngëtar i vogël, por atdhetar dhe shumë krenar. Ai thotë: “Përmes këngës, kam dërguar një mesazh te të rinjtë, në Kosovë dhe diasporë, që ta duan Atdheun, ta duan gjuhën shqipe, t’i duan gjyshërit. Ndihem krenar  edhe kur marr pjesë në organizime të ndryshme në Zvicër...”.

Ky 12-vjecar, përveç prindërve,  ka dy vllezër,  Albanin 18 vjeç dhe Dardanin 19 vjeç, të cilët i don e i respekton shumë edhe për fjalët e këshillat e tyre.

...Në mbyllje të këtyre radhëve, me kënaqësi e dashamirësi, nga larg e urojmë përzemërisht Albionin e vogël e të talentuar në fushën e muzikës, bashkë me gjithë familjen e nderuar të tij! Ai të ketë shëndet të mirë e mbarësi, arritje në mësime dhe këngë sa më të bukura e të pëlqyera, për artdashësit shqiptarë, kudo që ata ndodhen!

Tiranë, 5 janar 2019


Comments (1 posted):

Dh.Xhoga (Guri Naimit D,) on 13/01/2019 19:37:36
avatar
Lokali tereshqiptar"illy"BARKODE";
mes Torontos.

Gjithe te mirat i nderuari Pr.Murat Gecaj,qe na shkruani per femijet emigrante sa ne Suedi deri ne Zvicer. Na gezoni dhe ju faleminderit.
Dhe ne ketu ne Toronto,jemi nje komuniteti mbareshqiptar me unitet per ta patur zili,unitet qe manifstohet ne aktivitete te ndryshme masive,fal dhe shoqatave si ajo "Shqiptaro-Kanadeze apo "KOsova "e "Iliria" ej.
Jemi krenare,femijet toane migrante ne gjithe shkollat apo aktivitet jashte shollore,jane PRIMARE,me ate qe duhet shenuar eshte ruajtia e Gjuhes amtare ,me te cilen paraqitin aktivitetet.
Nxenes dhe studente deri studime pas universitare apo"Doktoratura"si;djali Tiranas,lindur e rritur ne emigracion sot 27 vjecar Jorgo F Kalo,sa mbaroi te gjitha nivelet e shkolles deri dyvjet specializin pas Universitar,Po Mbron "Goltoraturen"per"Pianist"ne Montreal.E motra Ana.(nipi dhe mbesa ime keta)mbaron sivjet Universitetin ne degen "DIETOLLOGE"sa nje jete sa mbaroj gjimnazin,nje gjimnaste klasi qe shetiti me klubin "Kalev"e vleresuar me medalie e cmime.Shoqia e saj korcaria Joana Kita,qe mbaroi per mjeke,i vellai,Niko,nis universitetin per sistemin Kompjuterik.
Tek "Shtepia e shqiptarev",sic e quajne te gjithe nje lokal ku sherben Elbasansia Alma me bashkeshorti Dhimiter nga Kreta(emigracioni lidhur)sa zonja Vasilika,qe vetem shqiptare ka myshterinj te perditshem ne kete loka;me TV.Ne faqet e mureve deri stacione ne SHQIP. Ketu e kane qendren dhe "Pasuesit Veterane" qe e kane krijuar shoqateb,ne shtatorin e 2017tes.Per tu permendur mes antareve te saj,djem e vajza te reja 25-35 vjecare,bij te ish Luftetareve tane. Mes Tyre: Marsel M Jano(Student) Arnold Gezim Salillare,Arben Ibrahimaj Oren Sherif Kasapuli,Loni Naun Plaku, Sul Arben Doci.Elio Kurtiqi e tj.
Ne kete lokal emigrante nga te gjitha moshat e krahinat si:
Vetetei Skenderi nga Frasheri Dangellise Naimjane",Andon Sfeferi e Edmond Bajjaktari, Tiranas, Elbasanasit:Edmond Bajraktari,Edmond Paparisto e Arben Pojani.
Fierrake:Behar Fejzullahu,Sofokli e Santo Dhima, me ando Sota.Djem per ti pire ne kupe.Aty mbidhen si te jene ne klubet e qyteteve te tyre ne atdhe.
Mes tyre:Aldo e Kristaq Janku(atebir)
Rifat Kullolli ne babaxhan burre Cam..
Jamir Kasa nga lagjie"Ali Demi"Tirane,
Gjali Dhimiter Prifti me kostum kombetar.me Kristaq Karafilin e Gezin Sheku...
Me Tyre veteranet:Ahmet Ahmet,Faslli Mici, Spartak Selman Vero, Ervon Ymeri,Kico jani Buta e tj.
Falenderoj ne Toronte Mesuesit ne gjuhen shqipe hapur klasat:Rajmonda Dema,Nikoleta Kostandini, Pavlina Muca,Evgjeni Xhakolli,Marjana Dhima,Astrit Xhemali, Merita Allushi ,Drita Palna e tj.ne vite mesuese me klasat shqip.dy here ne jave.
Si fillim i vitit te Ri 2019 ju uroj te gjithe Gezuar e suksese me amanetin si gjyshe e veteran:
- BJERINI BOTES ane e MBANE po MOS HARRONI-VATANE.

Mesuesi 83 vjecar"Pasuesi veteren"
Toronto 12-01-2019 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1