Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Kuvend përurimi, për librin “Kur vjen Sokoli”, të autorit Viron Kona.

Kuvend përurimi, për librin “Kur vjen Sokoli”, të autorit Viron Kona.

Font size: Decrease font Enlarge font
image NGA SUEDIA VJEN SOKOLI, TIRANA, MIQTË I MBLODHI.

 

Kuvend përurimi, për librin “Kur vjen Sokoli”, të autorit Viron Kona.

Këto janë fjalët që rrodhën nxitimthi, në tubimin e organizuar në Tiranë, në “Jolly Hotel”, ditën e mërkurë, më: 26, të Dhjetori, 2018, me rastin e përurimit të librit “Kur vjen Sokoli!”, me autor, shkrimtarin, studiuesin dhe publicistin e njohur Viron Kona. Libër monografi, kushtuar Sokol Demakut atdhetarit mërgimtar nga Drenica e Dardanisë. Për të nderuar këtë kuvend të diturish, pjesëmarrja ishte mjaft e madhe, me personalitete të njohur, si akademikë, pedagogë, sociologë, shkrimtarë, poetë, gazetarë, botues librash, drejtorë shkollash, punonjës biblioteke, mësues, përkthyes, etj. Po përmend: Viron Kona, Sokol Demaku dhe Hamit Gurguri, Gjovalin Shkurtaj, Zyhdi Dervishi, Nuri Dragoj, Sejdo Harka, Bashkim Saliasi, Gëzim Tushi, Shefqet Tigani, Jaho Margjekaj, Caush Kullafi, Afrim Hurdha, Josif Devole, Bujar Poçari, Mal Buçpapaj, Delo Isufi, Kujtim Mateli, Andon Andoni, Pandeli Koci, Petrit Xhaja, etj.

Nga Durrësi, ku Sokoli ka nisur së pari bashkëpunimin me institucionet vendore, Bashki dhe Drejtori Arsimore, bibliotekë, shkolla publike dhe jo publike, QKF, etj, erdhën enkas: Avdyl Buçpapaj, Thoma Shtambari, Fuat Zerdelia, Merita Kuçi Thartori, Teuta Dhima, Gladiola Jorbus, Arjan Jorbus, Berinda Bulku (Busulla) dhe Kadri Tarelli. Ndërsa nga Shkodra: Ardiana Trumshi dhe Anxhelina. Nga Kosova: Nexhat Dedia, Murat Krelani. Të dy nga Mitrovica.

Është një përpjekje serioze e studiuesit Viron Kona, për të vendosur në libër, që unë e quaj “Arka e kujtesës”, figurën e një atdhetari të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare në tërësi, që përpiqet si të gjithë të tjerët të mbijetojë në kushtet e emigrimit, njëkohësisht të tregojë vlerat, si mësues, shkrimtar, gazetar, poet, studiues, përkthyes, veprimtar dhe organizator i dorës së parë. Të gjitha këto “grada”, të merituara dhe më shumë të fituara me punë e mençuri, përkushtim dhe dhunti, njëkohësisht të mirënjohura e të vlerësuara nga bashkëkombasit tanë në Suedi, në mërgatën shqiptare kudo në botë dhe në mbarë trojet Arbërore. 

Ashtu si autor Vironi, Sokolin kam pasur mundësi ta njoh edhe unë, atëherë në rolin e gazetarit, afro dhjetë vjet më parë, kur erdhi në shkollën “Demokracia” në Durrës, bashkë me drejtorin dhe disa mësues të shkollës “Fjardingskolan” nga qyteti Boras në Suedi. Dhe, që atëherë takohemi dhe shkëmbejmë mendime dhe libra, jo më pak se dy herë në vit, sa herë që ai vjen në Shqipëri, vetëm apo me mësues, shkrimtarë shqiptarë dhe suedezë, disa herë edhe me drejtues komune dhe drejtues të arsimit në Suedi. Ndaj sot them, se paskam pasur të drejtë, kur dikur pata shkruar: “Sokoli, për çështjen shqiptare, është një “Ambasador” pa “ferman””. Kadri Tarelli. “Misionarë në udhën e dijes”. Faqe 92. Kështu, që edhe unë pajtohem plotësisht me autorin Kona, kur në librin ”Kur vjen Sokoli”, shkruan:

“E kam njohur nga afër Sokolin, si në vizitat e shpeshta që kam bërë në Suedi, ashtu dhe në vizitat që ai ka bërë në Shqipëri, por njohjen më të plotë e kam krijuar në pjesëmarrjen e përbashkët të shumë veprimtarive kulturore e artistike, që ai ka iniciuar, ka kryer apo ka prezantuar, veçanërisht me shqiptarët e Boråsit, qytetit të njohur për tekstilet në Suedi, ashtu dhe në Shqipëri, Kosovë, me shqiptarët e Maqedonisë dhe të mërgatës”. 

Duke lexuar librin, në këtë shportë të madhe vlerash për Sokolin, ndeshemi edhe me të tjera cilësi, që e nderojnë heroin e librit, por që i bëjnë nder edhe gjithë shqiptarisë: Sokoli është nismëtari i krijimit të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në po qytetin Borås të Suedisë, ideator dhe botues i revistës emër ndritur “Dituria”, i radios “Dituria” dhe i televizionit “Dituria”, organe këto mediatike, në dispozicion të shqiptarëve, që banojnë në Borås. 

Nuk mjafton me kaq, sepse më tej më duhet të shtojmë: Krijimtaria letrare-poetike e Sokolit, ka tërhequr vëmendjen e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Suedisë, të cilët e kanë pranuar anëtar të saj, Sokolin dhe tre mërgimtarët tanë nga Dardania, Hamit Gurguri, Riza Shaqiri dhe Fetah Bahtiri. Ndërkohë që, ai është i aktivizuar edhe në Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, “Papa Klementi XI - Albani” të Suedisë, duke qenë nënkryetar i saj.

Duke parë të gjitha këto punë dhe veprimtari të shumta, secili nga ne, mund të shtrojë pyetjen, që në heshtje duhet t’i përgjigjet po vetë: Ku e gjen Sokoli kohën dhe energjinë, për të përballuar këtë ngarkesë kaq të madhe? Sepse gjithçka përkthehet në kohë, mendim e kulturë, mundim dhe përkushtim, për të nisur e bitisur idetë dhe projektet, sado të thjeshta qofshin ato, përfshirë edhe veprimtaritë me karakter kombëtar e gjithëpërfshirës të komunitetit në Suedi dhe në trojet Arbërore, ku flitet shqip. 

Shkrimtari Kona, veç mjeshtërisë letrare, nuk ka shtuar asgjë më shumë, se ç’ka dhe çfarë meriton Sokoli, sepse ai është ndër ata atdhetarë të shquar, i cili me vepra të shkruara dhe veprimtari të prekshme, konkrete e të përhershme, ka ndihmuar në përhapjen dhe mos harrimin e gjuhës shqipe në mërgatë, njëkohësisht në paraqitjen e kulturës, folklorit dhe të traditave shqiptare. Pa anashkaluar këmbënguljen e tij, për të qenë aktiv në çuarjen e letërsisë shqiptare në Suedi nëpërmjet përkthimeve, ashtu dhe për prurjen e letërsisë suedeze përmes përkthimeve të tij në Shqipëri, Kosovë, në trojet shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, etj. Ndërkaq Sokol Demaku është nismëtar i binjakëzimit të shkollave suedeze me ato shqiptare, duke filluar me Durrësin e më tej në të tjera shkolla, si Tiranë, Kosovë etj. Ai është edhe realizues i organizimit të delegacioneve të ndërsjella kulturore dhe arsimore midis dy vendeve, Shqipëri-Suedi, duke përfshirë edhe takime të nivelit të lartë në Ministrinë e Arsimit, Tiranë. Ka të drejtë dijetari amerikan Bollduin, kur shkruan diku: “Vlera e një populli tregohet te figurat e shquara të tij”. Dhe, Sokoli është njëri prej racës tonë shqiptare.

Këtu i jap të drejtë sociologut Gëzim Tushi, pjesëmarrës në këtë kuvend të diturish, kur thotë: “Kam dëgjuar për Sokolin. Sot po e njoh nga afër dhe po bindem, se ne shqiptarëve na duhen shumë “Sokola”, që jo vetëm t’i tregojmë botës kush jemi, por edhe të ruajmë, të përhapim e të përcjellim ndër breza, rrënjët e kombit Arbëror. Ndaj duhet shkruar për ta, që, jo thjesht t’i vlerësojmë, por t’i kemi edhe si model në mbrojtje të vlerave tona kombëtare”. 

Me të tillë veprimtarë, ne dhe brezat që do të vijnë, duhet të mburremi, sepse siç shprehet shkrimtarja dhe studiuesja Vilhelme Vranari Haxhiraj, me pseudonim “Vivra”: “S’është kombi, që nderon njerëzit e shquar, po janë ‘Ata’, që ia rrisin vlerat dhe nderojnë kombin!”.

Dikush nga të pranishmit u shpreh, se ky libër është një monument që i ngrihet Sokolit. Këtu ka diçka të vërtetë që duhet pranuar, sepse nuk është zmadhim, as fjalë e ngritur në re, pasi aty pasqyrohen ato vepra, ngjarje e veprimtari të ndodhura, të prekshme e të dukshme, pa pasur qëllim zmadhimin i emrit dhe vlerave të tij. E them këtë, pasi në këtë libër është pasqyruar vetëm një pjesë e krijimtarisë dhe veprimtarisë së Sokolit dhe, vetëm për këtë, duhet vlerësuar maksimalisht, pavarësisht modestisë së tij. Kam parasysh, se duhet shkuar edhe më tej, pasi ka edhe shumë shkrime dhe artikuj që janë shkruar enkas për të, duke e lënë shtegun të hapur, për t’i mbledhur në të tjerë libra, në të ardhmen. 

Sidoqoftë, lexuesi do të ndeshet me një libër të mirë dhe të vërtetë, pasi e gjithë përmbajtja është mbështetur mbi çaste të jetuara dhe dokumente të mbledhura  e të shënuara me kujdes, duke i dhënë të drejtë studiuesit Mehmet Elezi, kur shkruan: “Një libër i mirë, s’ka nevojë për koment. Ai është si kroi në mal; mjafton të bësh me shenjë ku ndodhet, i eturi shkon vetë”.

Të shumtë ishin ata që e morën fjalën: së pari Viron Kona, si autor i librit, më pas akademiku Gjovalin Shkurtaj, Sejdo Harka, redaktor i librit Kadri Tarelli, Zyhdi Dervishi, Nuri Dragoj, Gëzim Tushi, Gladiola Jorbus, Teuta Dhima, Merita Kuçi Thartori, Bujar Poçari, Avdyl Buçpapaj, Jaho Margjekaj, Pandeli Koçi, Delo Isufi, Petrit Xhaja, Andon Andoni, Hamit Gurguri dhe vetë Sokol Demaku. Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, miqtë dhe bashkëveprimtarët, që e kanë mbështetur dhe përkrahur në realizimin e projekteve të tij me theks atdhetar, në dobi të edukimit, kulturës, shkëmbimit të vlerave arsimore dhe letrare-artistike, mes dy vendeve Shqipëri-Suedi.

Vlerat dhe bukurinë e këtij kuvendi të diturish, ia shtuan edhe mesazhet e ardhura nga miq e personalitete të letrave, të cilët nuk patën mundësi të jenë të pranishëm, ndaj dërguan përshendetje, si:  Emine S. Hoti nga Norvegjia, Murat Gecaj, Bardhyl Xhama, Mehmet Deliu, Florenc Gordani, Eduart Vathi, Demir Osmani, Muharrem Dardha, Fadil Kepi, Bujar Karoshi, Petrit Malushi, Luan Çipi, Veledin Durmishi, të gjithë nga Tirana.

Në fund, si qershia mbi tortë, Viron Kona, në shenjë nderimi i dhuroi Sokolit një punim artistik, portretin (Pikturë) e vetë Sokol Demakut.

Të gjithë, edhe në bisedat gjatë koktejit, i uruam Sokolit, mikut tonë, atdhetarit krijues dhe veprimtarit të palodhur, jetë, shëndet dhe suksese të mëtejshme, duke admiruar fjalët e të diturit Jakov Milaj, të shprehura aq bukur te “Raca shqiptare”: “Thesari më i çmuar i një vendi, nuk përbëhet prej pasurisë së tokës e të nëntokës së tij dhe prej mundësive të zhvillimit ekonomik, por prej njerëzve, prej gjakut që qarkullon nëpër venat e tyre”. 

Urime edhe autorit Viron Kona, për vepra të tjera po kaq të mira e të arrira, artistikisht dhe shkencërisht! 

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 28, fillim dimri, 2018.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 02/01/2019 13:28:51
avatar
Meju festojme dhe ne ne Toromto.

Eshte kenaqesi qe diten e pare te Vitit te Ri 2019,ta fillosh kuvendin me kolege e emigrante nga mbare shqiptaret ne Toronto te kanadase me kete Bisede per aktivitetin zhvillua ne Tirane, per perurimin e Librit te Viron Kones,pag vitit te Ri.Teper mbresa moren degjuesit e bisedes bere nga une,degjuesit te Lokali"illy" , tashme"Shtepi kulture"ne Toronto,per ne Shqiptaret emigrante.Faleminderit ciftit Alma(Elbasanse)dhe Dhimitris,(ky Kretas)per sa bejne.
Feleminderit i Nderuar Virin Kona sa Kadri tarrelit te kudogjindur PENE,sa percillni.URIME dhe Gezuar Vitin e Ri.

Toronto02-01-2019 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1