Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Shoqata “Peja” zbret babagjyshin në mesin e fëmijëve tek “Poem”

Shoqata “Peja” zbret babagjyshin në mesin e fëmijëve tek “Poem”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shoqata “Peja” zbret babagjyshin në mesin e fëmijëve tek “Poem”

Shoqata “Peja” zbret babagjyshin në mesin e fëmijëve tek “Poem”

 

Ndërsa mjaft të tjerë tashmë janë pranë tryezave duke festuar e argëtuar me të afërmit e tyre, drejtuesit e Shoqatës “Peja” në Londër, me kryetar Nexhat Agollin, kanë vazhduar inisiativën e tyre disa vjeçare me dhuratat dhe festën e Baba Gjyshit të Vitit të Ri 2019. Në ambientet falas të Restaurant Bar-Grill “Poem” të pronarit nga Peja, Ilir Beqiri tradita ishte festë dhe kulturë, ishte edukim dhe mesazh. Këtë e bënë të gjithë së bashku, ku ra në sy festivja, bukuria dhe larmishmëria e fetsës. Fëmijët u bënë gati të besojnë tek figura e babagjyshit. 

Të besosh te figura e babagjyshit dhe te dhuratat që ai sjell në ambiente të tilla, sikurse ishte “Poem”, ishte emocioni i parë festiv për disa nga fëmijët. Babadimri u mësoi fëmijëve të bëhen të mirë, pas vetëm në këtë mënyrë do të shpërblehen. Por si e përshkruajnë fëmijët babagjyshin? A besojnë tek ai? Ku jeton babagjyshi?

“Po besoj, sepse edhe mësuesja kur kemi qenë të vogla, në kopsht na ka thënë se babagjyshi ekziston dhe u jep dhurata njerëzve kur i meritojnë. Kam dëgjuar se vjen nga poli i veriut”, thotë një vajzë.

“Po, fluturon me drerët dhe vjen, duke hyrë nga oxhaku dhe na vendos lodrën poshtë pemës”, thotë një vajzë tjetër.

“Babagjyshi ecën me drerë. E kam pritur por s’ka ardhur,  e kam parë në një festë”, thotë një tjetër fëmijë.

“Babagjyshi sjell dhurata”.

“Babagjyshi vjen me slitën me drerë, por nuk e shoh se jam në gjumë”

Çfarë të ka sjellë babagjyshi i Vitit të Ri ty?

-Lodra.

Ku jeton babagjyshi?

-Lart, te bora.

Beson te babagjyshi i Vitit të Ri? Ku jeton babagjyshi i Vitit të Ri?

“Përjashta, në borë, ditën zgjohet, merr dhuratat dhe i shpërndanë”.

“Po, edhe pse jam e madhe, në polin e veriut, mami thotë se po nuk fjete nuk i sjell dhuratat”.

“Prandaj i thonë babagjysh, se është i madh dhe siguron gjithçka”.

“Po, besoj, sjell dhurata për fëmijët”.

“Kur sillen mirë fëmijët u sjell dhurata. Babagjyshi vjen me slitë”.

Ku jeton babagjyshi i Vitit të Ri?

-Shumë larg. Sjell dhurata për fëmijët që i dëgjojnë mamit.

-Babagjyshi i Vitit të Ri jeton në qiell.

-Çfarë bën babagjyshi i Vitit të Ri gjatë pjesës tjetër të vitit?

-Nuk bën asgjë.

-Unë mendoj që fëmijët duhet të sillen mirë, të marrin nota të mira dhe të mësojnë në shkollë që të marrin dhurata.

-Fle gjumë ky babagjyshi i Vitit të Ri, është shumë gjumash, si mendon ti?

-Po është shumë gjumash.

Babagjyshi i Vitit të Ri është lezeti i festave të fundvitit, por sa besojnë të rriturit te babagjyshi?

“Besoj te babagjyshi i Vitit të Ri, ai punon gjithë vitin për të mbledhur dhurata për fëmijët e vegjël dhe kur vjen ora 12 e natës vjen për të sjellë dhuratat”, thotë një e moshuar.

-Po, besojmë.

-Në zemrat tona është i fiksuar dhe ne e festojmë vit për vit.

-Babagjyshi është lart në qiell, në një yll shumë të largët, është për të gjithë fëmijët e mirë që sillen mirë dhe që mësojnë. Ai gjatë gjithë vitit sheh sjelljen e fëmijëve, nëse sillen mirë për tu çuar dhuratat

-Besoj.

- Si u thua fëmijëve, nipërve dhe mbesave?

-Erdhi babagjyshi, u ka sjellë lodra.

-Po besoj. Babagjyshi është një figurë simbolike i cili duhet të jetojë në vendet e ftohta.

Por ka edhe prindër të cilët kanë ndalur së besuari te babagjyshi dhe këtë frymë ju a kanë përcjellë edhe fëmijëve të tyre, kur ka ndodhur kjo?

-Jo që kur kam qenë e vogël, më pas u rrita dhe e kuptova vetë që babagjyshi është thjesht diçka e trilluar.

-Jo, prindërit e mi sjellin dhuratat dhe i vendosin poshtë pemës, sikur i ka vendosur babagjyshi.

-Jo, mi sjellin prindërit.

-Ndonjëherë besoj, ndonjëherë jo. Disa thonë që është e vërtetë dhe disa jo, por nuk e di kë të zgjedh. Fëmijët mendojnë se prindërit në darkë i lënë dhuratat te pema, por disa të tjerë mendojnë se i ka lënë babagjyshi.

Në fund të fundit a nuk është e vërtetë? Babagjyshi vërtetë që na i bën zemrat të na gufojnë nga padurimi dhe emocionet, nuk është ai që jeton në polin e veriut e që natën e Krishtlindjeve niset prej andej me slitën, kaprollët dhe elfët e tij të dashur për të çuar dhurata pa fund në shtëpitë e njerëzve të mirë, por ai jeton brenda nesh, është ajo pjesë e vetes që prej vështirësive dhe problemeve të jetës ndonjëherë nuk e shohim, ama kur ulemi të reflektojmë ja dëgjojmë zërin dhe e shohim të na shtyjë përpara, e kur e kemi bërë këtë në një natë me dëborë apo breshër, të nesërmen ndihemi më mirë, më të guximshëm,më pak mëkatarë, më shumë qiellor si ky babaxhan që mbajmë në zemra. Gëzuar të gjithëve. Gëzuar dhe fëmijëve e bashkëmoshatarëve të tyre në Pejë, Kosovë e në të gjithë mesin e shqiptarisë. 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D.(Dh Xh) on 05/01/2019 20:50:34
avatar
Urime dhe pergezime shoqates "PEJA"dhe atyre femijve te shkelqyer artiste,qe festojne e gezojne me"Plakun"e Vitit te Ri.Gezuar-Gezuar-Gezuar dhe faliminderti shoqates "PEJA"!
Guri Naimit D.(Dh Xhoga)
me;Pasuesit Veteran-Toronto.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1