Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Modeli që vjen nga Shoqata “PEJA” në Angli

Modeli që vjen nga Shoqata “PEJA” në Angli

Font size: Decrease font Enlarge font
image Modeli që vjen nga Shoqata “PEJA” në Angli

Modeli që vjen nga Shoqata “PEJA” në Angli

F.Terziu

 

Shoqata “PEJA” në Angli, që tashmë sipas statutit të kësaj shoqate drejtohet nga Nexhat Agolli, festoi me një organizim të mrekullueshëm 28 Nëntorin e Pavarësisë Kombëtare në një mbrëmje me prezencën e familjarëve, studentëve, mysafirëve të lëmive të ndryshme dhe mjaft të tjerëve në ambientet luksoze të Restaurantit “Poem”, pronë e qytetarit shqiptar nga Peja, Ilir Beqiri. Intonimi i Hymnit Kombëtar ngriti në këmbë në të dy sallat të rrinj e të pranishëm duke kënduar fuqishëm.

Me këtë rast, puna dhe veprimtaria e kësaj shoqate iu prezantua të pranishmëve nga Kryetari, Agolli dhe nga mjaft folës të tjerë. Burim Turjaka, ish kryetar i kësaj shoqate, dhe anëtar i Kryesisë, pasi recitoi mrekullueshëm “Gjuha Shqipe” të Faik Konicës dhe “Lahuta e Malcis” të Gjergj Fishtës, shprehu gatishmërinë në memrë të Kryesisë që “PEJA” të vazhdojë mbështetjen e saj në sfera të caktuara për popullatën e Kosovës.

Ishte një kënaqësi e veçantë që festa e Pavarësisë u festua nga brezat e kësaj shoqate, fill pas disa aktiviteteve të tjera me këtë rast.

Shoqata “PEJA” në Angli është ndër shoqatat më të organizuara dhe me një plan strategji efikas. Roli i saj mbështetës në sferën e fushës sociale është i dalluar tash e një dekadë, sidomos në rajonin e Pejës. Kjo shoqatë gjatë viteve ka ndihmuar projekte infrastrukturore për Pejën, shoqatat me veprimtari humanitare që veprojnë në Dukagjin, si gjellëtorja popullore ‘Jetimat e Ballkanit’, veteranët e invalidët të luftës së UÇK-së etj.

Ndryshe, shoqata “PEJA” mbetet një model në strukturën e saj, ku festat kanë harmoni, mirëvajtje, gëzim dhe mesazh të qartë për të gjithë. Shqiptarët që jetojnë në Londër, kryesisht të lidhur më Shoqatën ‘PEJA’, janë të njohur për shpirtin e madh të solidaritetit në vepër, sikurse janë të gjithë anëtarët e saj. Aktivistët dhe drejtuesit e kësaj shoqate, Lutfi Gashi, Mithat Ibrahimi, kryetari Nexhat Agolli dinë të respektojnë, dinë të mbajnë gjallë shqiptarinë në të gjitha pikat. Kështu Shoqata “PEJA” në Angli është përgëzuar nga vendorët anglezë, nga vendorët dhe drejtues të tjerë të Kosovës. 

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D.(Dh Xh) on 11/12/2018 22:15:29
avatar
Na gezoni i nderuar Fatmir Terziu me kete njoftim te shkelqyer,qe na sillni per festimin e 28 nendorit te PV se atdheut mbareshqiptar,nga PEJAKET ne Londer.Dhe ketu ne Toronto sa ne qytete te tjera te Kanadase,jane zhvilluar mbremje te shkeqqyera,ku ka valuar flamuri Kombetar sa Kostumet kombetare,nga terinje e te reja nxens te shollave ne gjuhen shqipe,me kenget dhe vallet e pa shoqe te trevave mbareshqiptare.
Ne pamunderi per tiu derguar fotot e rastit,nje film te tere mbushur, shikoini ato aktivitete,ne MEDIAN vizive paraqitur Tv"Pasqyra shqiptare" e Ilir Lenes-Toronto.

Pasuesi veteran:
Toronto 11-12-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1