Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Neper guvat prrallore te Lureit

Neper guvat prrallore te Lureit

Font size: Decrease font Enlarge font
image ​Fiqri Shahinllari

Nga  ​Fiqri Shahinllari

 

 
   Para 5-6 vjeteve m’u dha rasti qe nje dite, e shtune ka qene,ta kaloja duke vizituar nje nder shpellat me popullore te Amerikes, me destinacion turistik nderkombetar. Dhe ja, kete te shtune te dates 24 Nentor te vitit 2018 e vizitova perseri. Shkak u bene mbesa dhe nipi im i vogel, te cilet deshen ta vizitonin kete vend fantastik, sipas tregimit te gjyshit te tyre.. Quhet Caverns Luray dhe ndodhet ne Valley Shenandoah te shtetit Virxhina. Qe kur djali im Andi me bashkeshorten vet amerikane  Elisha me shqiptuan kete vend para 5-6 vjeteve une ndjeva tingullin e dy emrave shume te njohur per veshet e mij e te cdo shqiptari. Lurei me solli ne vesh emrin e Lures sone te famshme dhe Shenandoah emrin Shen Anou mbi Lac. Sa me pyeten per deshiren time une nuk e bera te gjate: Nisemi-thashe. Dhe, keshtu, per gati 2 ore udhetimi me makine neper Luginen e Shenandoah-ut, ne “skuadra” prej kater vetesh, se me ne erdhi edhe bashkeshortaj ime, Nadina, arritem ne Guvat e Lureit. Lugina ka kodra dhe male, ka  fusha qe preheshin atehere ne qetesi duke pritur pranveren qe po trokiste per t’u mbushur me gjelberim e tani ne fund te vjeshtes se trete kur po binte shi papushim. Ne te dy krahet e rruges shikon bujtina e  shtepi fshatrash dhe qytetesh te vegjel, shikon toka te fermave ku kullosin lope e kuaj, maqineri bujqesore. Luginen e kane quajtur: “Bija e yjeve”, “Shporta e bukes e konfederates”, “Lugina Big”. Ultesira malore e saj eshte 250 milje.
 
   Dhe ja tek arritem ne Guve. Ate e kane zbuluar 140 vjet me pare, me 13 gusht te  vitit 1878, nje teneqepunues dhe nje fotograf te cilet pandehen se ne ate guve do te kishte florinj. Per kete shkak me qirinj ne dore ata kishin  germuar per kater ore ne shkembinj te lirshem. Pastaj teneqexhiu Campbell me nipin e tij Kuinti 13 vjecar, u lidhen me litar dhe shkuan poshte. Fotografi Benton Stebbins priste siper. Ata qe zbriten poshte nuk e besonin ate qe pane. Kishin zbuluar serine me te madhe te shpellave ne lndje te Amerikes, ne nje siperfaqe prej tre hektaresh, nje bote te frikeshme me stalaktite dhe stalakmite te pare nen driten e qiririt. Te frikesar kishin dale jashte…
…Pasi preme  bileta dhjetedollareshe secila, pritem radhen sa te dilte grupi para nesh i turisteve dhe te fillonte viziten grupi yne. U futem ne guven e ndricuar me sistemin me modern te kohes. Ecem ca duke pare stalaktitet dhe stalakmitet, keto  mrekulli te natyres qe nuk ka dore skulpori t’i gdhende kaq habitshem! Pasatj zbritem 68 shkalle poshte. Vazhdojme rrugen. Stalaktitet rriten nga tavani qe ne mjaft  vende lartesia  shkon deri ne 10 metra e zgjaten poshte ndersa stalakmitet rriten nga “dyshemeja” e ngjiten lart. Po sa eshte kjo rritje? Nje inç kub ne 120 vjet! Kur degjon nga ciceroni  se keto krijime te habiteshme te natyres jane produkt i kombinimeve te ujit me shtresa te sedimenteve te kafsheve detare te fosilizuara dhe gureve gelqerore, me karbonate e me elemente te tjere kimike prandaj nuk duhen prekur me dore se demtohen dhe mund te maresh ndonje infeksion dhe, se kjo shpelle e moshws 400 milon vjecare  eshte Monument natyror i SHBA qe vizitohet cdo vit nga gjysem milion turiste nga e gjith bota, i thua vetes : “Luaj vendit dhe mos prek!” Kjo guve eshte vizituar nga turnete studentore  me shume se cdo shpelle tjeter ne bote. Kjo mrekulli kishte mare shkak nga ndarja e Kontinentit Amerikan prej Evropes dhe Afrikes 600 milion vjet me pare. Me vone, para 400 milion vjetve uji i Oqeanit ishte larguar dhe kishte lene si “lekure” a “fole” te tij kete guve me dhoma te medha te mbushura me kolona madheshtore, mrekullisht te habiteshme sepse disa dukeshin si qirinj gjigande, ca si “fantazma e Plutonit” (keshtu quhej), si kafshe prehistorke, si qen madheshtor. Vende vende shikon edhe “liqene” te vegjel me uje krejtesisht te tejdukshem, qelibar, si kristal. Atje reflektohedhin stalaktitet gjigande dhe dukej sikur puthnin njeri tjetrin.Une dalldisa nga kenaqesia kur shikoja mbesen time Eliza 11 vjecare qe filmonte kete mrekulli. Nipi, Illai, 5 vjecar harroi te kerkonte uje si disa caste me pare  sepse  edhe ai po mahnitej nga pamja...Ne mundeshi lexues te nderuar, shikoni videon bashkangjitur me titull:"Luray Caverns" Nje nga keto shpella uji per vizitoret ishte shndrruar si Fonatan Di Trevi ne Rome. Ne nuk na u ndodhen monedha metalike por Andi nxori nje kartmonedhe pesedollareshe dhe e la jo ne uje por afer siperfaqes se tij. Me paret e shumta qe mblidheshin aty meremetohet ndonje pjese e demtuar e guves.
   Zbritja vazhdonte neper rruge dredha derdha te shtruara  me pllaka te vogla drejtkendeshe  si ato te bulevardit “Deshmoret e Kombit” ne Tirane por me ngjyre tulle. Ciceroni beri nje shaka: “Ky stalaktit gjigand qe shikoni ketu u shkeput nga tavani para tre muaj me pare. Peshon 180 ton!” Dikush u shtang. Ai e kuptoi dhe vazhdoi: “Vertet besuat se para tre mujave ra ky shkemb gjigand? Dhe qeshi. “Shkeputja ka ndodhur dhjetra mije vjet me pare!” Ne ishim futur ne nje bote te cilen per ta kuptuar drejt duhet ta coje veten miliona vjet me pare. Te shkonin mendime nga me te cuditeshmet kur degjoje se ne nje vend aty kishin gjetur kockat e nje vajze. Si kishte ndodhur?..Nuk ka shpjegim te qarte. Mbrritem deri ne thellesine 100 metra poshte siperfaqes se tokes, ne “Katedralen” e fameshme me tavan 10 metra te larte. Nje vend fantastik nentokesor ku qe nga viti 1900 e ketej organizohen ceremoni martesore (deri sot mbi 450 te tilla) te shoqeruara me muzike te prodhuara nga instrumenti me i madh muzikor ne bote-Organi i Madh Stalaptite. Ne pame ca tela dhe disa vegla te tjera te vendosura neper stalaktitet gjithandej qe me nje komande (buton) bente muzike te kualitetit te koncerteve kishtare ne raste dasmash por  ne kete wonderland nentokesor degjon edhe “ Rocks Sing”
   Me beri pershtypje edhe ajri i paster dhe i shendeteshem i nentokes, Ky ajer eshte i filtruar sepse permes gelqeroreve jane thithur bakteriet e pa kondicionura, pluhuri dhe poleni dhe eshte krijuar nje ajer perfekt sidomos per ata qe vuajne nga oraganet e frymemarjes.  
   E lame Guven Lurei pas afo nje ore e gjysem duke bere keshtu 2 kilometra shetitje neper kete bote te nendheshme plot magji e madheshti. Por kureshtja jone ishte e pangopur per te vizituar, aty prane edhe Muzeun e makinave dhe mjeteve te tjera te transportit. Qe nga viti 1957, kur ky muze u krijua, eshte pare nga miliona vizitore. Eshte nje nga ekspozitat me te shquara te Amerikes me automjete te rralla, me koleksione nga makinat e autoveturat e vjetra qe bejne historine 200 vjecare  te udhetimit me keto mjete. Format e para te karrocave mbreterore e makinave gjermane, angleze, amerikane, franceze, karrocat portugeze, franceze i gjen aty.
   Kopshti Maze ishte nje surprise tjeter ne ate mjedis, rreth portes hyrese te guves. Duke filluar nga viti 2000 vizitoret jane kenaqur me misterin e labirinthit brenda kopshtit dekorativ ne Caverns Laury. Rrenjosur ne mit, mazes kane ekzistuar prej shekujsh ne forma te panumerta ne vende te ndryshme te botes. Ato jane projektuar per argetim, jane art ne fakt qe te shkaktojne magji dhe meditim. Kopshti eshte tete metra i gjate dhe kater metra i gjere, ku pershkohet nje rruge prej gjysem milje te gjate i vshur me nje vel mjegulle. Ne 40 pike nisjeje kandidati duhet te zgjedhe nje drejtim per te zbuluar enigmen dhe per te dale nga labirinthi.
   U larguam te kenaqur nga Caverns Luray, nga ky vend i nendheshem turistik nder me atraktivet ne Amerike..

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1