Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Dy pika loti

Dy pika loti

Font size: Decrease font Enlarge font
image Refie Bala

Dy pika loti

Nga Bashkim Saliasi

Data shënoi 20 Nëntor 2018, një ditë e veçantë për mësuese Refie Balën. Krenare dhe shumë e përpiktë  në ora 7 e 30 minuta edhe pse nuk ka mësim, por si përherë e shikoj të kaloj portën e shkollës dhe drejtë e te vendi i saj në krye të punës.

Rastësisht hyra në sallë dhe e gjej të zhytur në dosjet e klasave të ndryshme, duke sistemuar punimet e nxënësve. 

-Mirëmëngjesi!- përshëndes kolegët në sallë dhe afrohem pranë tavolinës ku mësuese Refija ngre kokën ngadalë dhe më kthen përgjigje. - Mirëmëngjesi!

-Po ju mësuese Refije sikur dolët në pension, mos vallë ju kanë rikthyer përsëri dhe ju lanë të mbyllni vitin deri në fund?!   

Qesh…

Jo morr burrë, por unë po mundohem që të bëj dorëzimet dhe të gjitha punët që kam bërë nga shtatori deri tani po ua dorëzoj kolegëve të plotësuara që t’i kenë në rregull në vazhdimësi.

Të lumtë mësuese Refija!

Jam e kënaqur zv/ drejtor që e mbylla me nder, por më ardhka keq të ndahem nga nxënësit dhe kolegët, e duke thënë këto fjalë mbi faqe i rrëshqitën dy pika lot…

Pasi  e gjithë shkolla u fut nëpër klasa, mendova të realizoj një intervistë me mësuese Refijen për të cilën, këto katër vjet që punuam së bashku, në çdo mbledhje dhe analizë pune dëgjoja veç fjalë të mira për këtë mësuese model të shkollës, si metodiste dhe veprimtare shoqërore.

  -   Refije, cila ka qenë ëndrra juaj e fëmijërisë?

-Kam lindur në Tiranë, por me origjinë jam nga qyteti i Vlorës. Që në bangat e shkollës, kur mbarova arsimin 8- vjeçar, ëndrra ime ishte të bëhesha mësuese. Dëshira ime u plotësua pas mbarimit të arsimit 8- vjeçar kur përfitova të drejtën e studimit në Shkollën e Mesme të Kulturës në vitin shkollor 1973-1977 në Tiranë.

Të qenit mësuese ishte një dëshirë e imja instiktive, por gjatë kohës e kuptova se ky ishte një profesion i shenjtë, është një investim i rëndësishëm që i bëhet shoqërisë, një kapital i jashtëzakonshëm intelektual, që siç duket rritet në progresion gjeometrik.

Edhe rinia është e papërsëritshme sido dhe në çdo kohë të kesh kaluar atë.

Nuk ka kënaqësi më të madhe kur nxënësit e tu vijnë e ikin për t’u hedhur në valët e jetës, kurse ti, si mësues, mbetesh gjithmonë aty, si Feniks, që digjesh në flakën fisnike të rinisë për t’u ringjallur e përtërirë.

-Në çfarë këndi i shikoje mësueset para se të shkoje të vazhdoje shkollën e kulturës?  

- Unë në atë kohë i shikoja mësuesit ndryshe nga të tjerët. I mendoja ata gati si qenie qiellore, mistike, gjithmonë të përkulur mbi libra, të ditur...

-Kur nise punën për herë të parë si mësuese pas mbarimit të shkollës, çfarë ruan në kujtesë nga vitet që punove nëpër shkollat e ndryshme të Tiranës?

- Pas mbarimit të shkollës së Mesme të Kulturës fillova punë në shkollën 8- vjeçare Vrap. Ishte një zonë e thellë dhe nuk kishim mundësi që të vinim përditë në shtëpi, prandaj Këshilli i atij fshati më strehoi në një familje pranë shkollës. Në fshatin Vrap njerëzit ishin të mrekullueshëm dhe shumë të respektuar. Ajo familje kishte një vajzë që kishte mbaruar studimet e larta, por që tani nuk rron, më trajtonin njësoj si vajzën e tyre.

Një herë në javë vija pranë familjes në Tiranë, kurse gjatë dimrit, kur koha keqësohej nuk kisha mundësi të vija pranë familjes, por qëndroja dhe me javë pa ardhur në shtëpi. Në fshatin Vrap qëndrova një vit dhe më pas u transferova në shkollën 8- vjeçare Qenam. Në këtë shkollë punova tre vjet dhe ktheheshim në familje me autobuzat e Mushqetas. Në  vitin 1998 u transferova në shkollën 8- vjeçare Vëllazërimi Babrru-Fushë, ku mbylla karrierën time si mësuese.

-Çfarë ruan në kujtesë nga vitet e punës në shkollën “Vëllazërimi” në të cilën kalove periudhën më të gjatë të viteve të punës?

-Vitet e para kur u hap shkolla në Babrru-Fushë godina e shkollës ishte një ngrehinë që për shumë vjet kishte qenë objekt i xhenios dhe u adaptua për shkollë. Klasat ishin të vogla, mjetet mungonin, numri i nxënësve erdhi në rritje si pasoj e prurjeve nga zonat rurale, por edhe nga vendalinjtë, kështu ne si staf së bashku me drejtorin Medi Hoxha na u desh që të punojmë shumë për ta sjell shkollën gradualisht në vite në këtë stad që sot punojmë. Shkolla “Vëllazërimi” bëri evolucion në vite dhe tani është një nga shkollat më të mira të ZA Kamzë.

-A ishte pengesë për ju që, një vajzë e lindur dhe e rritur në qytet, që të shkonit të punonit e jetonit në fshat?

-Nuk kisha pretendime për vendin e punës , por isha krenare që mbarova shkollën në profesionin e mësuesisë dhe do të isha pranë fëmijëve. 

Befas sytë plot gjallëri të mësuese Refijes shkuan te fotoja të cilën e ka realizuar në moshën e rinisë. Por, si atëherë, edhe tani, vështrimi i saj është depërtues dhe i gjallë. Ne kolegëve të saj, na duket si çudi që mësuese Refija po del në pension. Na duket se ajo do të jetë vazhdimisht përkrah nesh, e qeshur dhe miqësore me të gjithë, mësues e nxënës. Një mësuese e pandarë dhe e dashuruar pas profesionit të saj të mësuesisë, e cila ka motivuar dhe përqendruar në atë profesion gjithë jetën, ëndrrat dhe pasionet, kurdoherë me përkushtim të rrallë, pa zhurmë e pa bujë, por gjithnjë me thjeshtësi, me shpirt dhe me zemër... 

-Gjatë viteve të punës në arsim a jeni vlerësuar për punën tuaj shembullore?

-Jam vlerësuar vazhdimisht me stimuj moral si: certifikata, çmime me grupin artistik të shkollës “Vëllazërimi”. Një meritë e veçantë që më ka mbështetur dhe qëndruar pranë në të gjitha veprimtaritë që ka konkurruar shkolla jonë ka drejtoresha e shkollës Merita Prenga. Kohët e fundit jam shpërblyer me Certifikatën “Mësuesi im, modeli im”.

-A do mundesh ta ruash këtë pasion për arsimin dhe pse do të dalësh në pension?

-Ky pasion tek unë nuk do të shuhet kurrë. Mbase nuk do të jem më një mësuese aktive para nxënësve, por do të jem një edukatore e mirë për nipërit e mbesat e mia, që kanë shumë nevojë për mua. Pse jo edhe për kolegët e mi të rinj, që nëse kanë nevojë për përvojën time do jem e gatshme në çdo kohë për t’i ndihmuar.

Duke përfunduar shpreh vullnetin e mirë që të gjithë së bashku t’i urojmë mësuese Refije Balës të kalojë në vazhdim vite të lumtura si ato të rinisë, që të gëzohet dhe të lumturohet nga nipërit dhe mbesat, që ashtu sikundër tregon ajo vetë, e duan dhe i do aq shumë.

Mësuese Refija do kujtohet nga kolegët dhe ish nxënësit e saj gjithmonë si një veprimtare e shquar, mësimdhënëse shembullore dhe model i specialistit të zot, të pasionuar e të përkushtuar dhe me vlera të larta njerëzore. 

Urime, veç urime! Kalofshi vite me pranvera sa më të lumtura! Qofsh nga hera e gëzuar...

Comments (1 posted):

Dh.Xhoga (Guri Naimit D,) on 26/11/2018 15:36:39
avatar
C'dhurate?!
_Rirperteritur vitet e Mesuesise.

Faleminderit i nderuar Koleg pasues,
Bashkim Saliasi,qe dhe se tej oqeani, une 83vjecari,sot riprteritem sa lexoj ne shkrimin tuaj"trinirine".
Me Ju e nisa kete dite"BORE"mes Torontos,qe me ndrite;"bora velenxe" mbi rafshin fushor pa fund te Torontos ,prane katarakti Niagares,qe oshetin e na fton,per vizite edhe ne keto dite si te jesh ne Polin e veriut...
Mbi tastiere te komjuterit,ngre koken e ne fakt,jetoj me mjediset e Tiranes Rreth nje jete me nxenesve me prinder dashamires te shkelles,nga Shengjergji e Shenmeria,me tej Vakumonen,nisur punes pergjqgjes Kulturene Lokalitet, ne vitet mes 60tes(Mars 1964),dy vite "Ballsam"ne jeten time,me"vulen"marre ne Vakumone,ai fshat mes malesise lindore te Tiranes,anise,nje muaj,po skalitur ne mendie e zemer.Do te thoja si ai vit i te mires Refie Bala,nisur mesuesine ne zonen e thelle te VRAPIT ,kufi me Peqinin tejTiranen.E kujtoj me nostalgji ate fshat,aty ndoshta ajo ka gjetur Drejtor,(apo mbresat e punes tij)Bashkim Shijakun,ish mesues e drejtues e shkelqyer matematike i Shkolles mesme"Ismail Qemali"Tirane, si nje nga"vullnetaret"mesues te atyre viteve;ai drejtor i sakrificave atje ne Vrap.Une 12 vjet nga Shengjergji ne Zall-Mer e Zall-Dajt Drejto Shkolle , nje jete plot kujtime e mbresa,ani se veshtiresite na shoqeronin.Ishin ata nxenes e kolege dhe,ate fshatare arsimdashes qe na benin te fluturonim me punen dhe arritiet e kohes.
Me rifreskoi mua 83 vjecarin,kjo intervista Juaj,i miri Bashkim edhe ketu tej oqeanit,qe mes femijeve dhe mesuesve shqiptare jetoj me shkollat e mesimit te gjuhes shqipe.Mbi 10 klasa me mga 20-30 nxenes nga mbare trevat shqiptare vazhdojne dy dite ne jave mesimet e gjuhes sa Histori gjeografi te atdheut,pasuar me ato aktivitete te larmishme artistike,si te jene artiste te vertete,deri me kostumet kombatare te larmishme,nga gjihe krahinat mbareshqiptare:Kosova.Cameria,me NENEN Shqiperi-themel.Faleminderit mesuesve te perkushtuar edhe jashte ngarkeses..
Faleminderit zonjes Refie e nderuar MESUESE,dale ne pesion,qe me beri te jetoj vite,ajo pasuese e denje.(Shkolen e Kultures une patur dobesi e mbajtur lidhie.4 Koleget e saj ne vitet 67-68,ber muajin e punes fizike ne zonan e malsise Tiranes.Me kojtohet njera suresh Lena Kristo(Proko) nje jete dhe ajo mesuese pesioniste ne Durres nga Permeti ,bashkeshorti oficer.Perfitoj ngarasti ti pershendes ,(besoj eshte kthyer nga vizita tek Vajza dhe ajo mesuese ne Gjermani.)se ato mesuese e kujtoj me nostalgji-lindur per MESUESE,nje ishte nga Belshi pasion kulturen.( te flai se vit ekaluar e harruar emrin asaj so pa tjeter pesioniste si Lena ne Durres) . Me to mjaft mesues te perkushtuar si ishte Agron Gashi,une te jatin mesues muzike qe ne vite 50t ne Tirane,qe se harroj,me cifteline e violine ne dore.
Gjithe te mirat te nderuares Refie Bala,qe dhe ndoshta me mban mend,une sa Drejtues shkolle dhe marre me seksionet e arresimit Tirane,sidomos Rakoni4(fshati ato vite krijuar si rreth me vete).Une,1991 dale pension, me mbresa te pashlyeshme.ruajtur deri sot,nostalgji.Faleminderit Bashkim qe me bere te jetoj me ato vite verte te sakrifices po te shkelqyera me arritie ne punen tone te shenjte te MESUESISE.(Anis e organet e Arresimit na kane harruar veteranet;jane e s'jane gjalle.)
Penson te mbare te nderuares Refie ,dhe ashtu si nisur pesionin aktive, mos tiu ndahet shkolles dhe nxenesve ,qe jane"TRINITRINAT" tona.
Sukses ju pasuesit e devotshem qe na kenaqni sa na pecillni.
Gezuar festat e NENDORIT qe me Ju dhe ato kujtime,jetojme keto dite mes dimrit Kanadez;mes ngrohtesise mes Bashkeatdhetareve,qe na nderojne.
Me fal se po nis kete mengje pa pire kafete shkruar mbresa,pa korektuar..Ju uroj MIRESI e SUKSESE!

Toronto26-11-2018"Pasuesi veteren"
Dhimiter M Xhoga(Guri Naimit D)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1