Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | TAKIME NËN RRAPIN HISTORIK NË PRAG TË DIMRIT MADH

TAKIME NËN RRAPIN HISTORIK NË PRAG TË DIMRIT MADH

Font size: Decrease font Enlarge font
image KALOSH ÇELIKU

Reportazh letrar


(16, 17 dhe 18 nëntor 2018, në Shkup)

 

NGA KALOSH ÇELIKU

 

        Takimet Poetike nën Rrap janë mbajtur edhe në Pranverë. Edhe në Verë, edhe në Vjeshtë me shi e brymë. Ballë për ballë tytave të topave, rrethuar në Saraj të Shkupit (2001). Vit, kur nga Shqipëria erdhi një autobus me poetë me targa TR. Pano Taçit, policia në dalje të Shkupit ia rrëmbyen kamerën e regjistrimit të Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP.

           Vargjet e parë në Gjuhën Shiqpe, që përmes maleve hynë asaj kohe të egër me struken krahëve, në “Bit-Pazar” të Shkupit Historik. Edhe, e zgjuan Çarshinë e Shkupit nga gjumi shekullor. Erdhën poetë të armatosur me vargje e libra nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare. Dhe, mbarë bota mike.

        Tashti, mund të kemi Pazare Libri, në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Zhurma kulturore “patriotike” me flamuj partiak, por nuk e kanë atë fuqinë e vargut Shqip, që hyri asaj kohe në Shkup. E ngriti zërin nën Rrap mes “Bit-Pazarit”, rrugës për në BabaTomorr. Malin e Perëndive, ku pihet vera. Lindë Poezia. Dhe, Dashuria e mistikëve: Babashehut. Tyrben, ku Plaku me një mjekër të gjatë gati deri në fund të këmbëve dhe gunën e zezë krahëve i shëronte gratë shterpa. Ferexhenë e zezë ua hudhte mbi kokë, dhe gjithë natën e lume tirte lesh arapi mbi Varrin e Babashehut. Nuset e reja shterpa, që brenda një nate, na i bënte pjellore me tri, katër, dhe pesë fëmijë.

        Edhe këtë vit (2018), erdhën nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare poetët e armatosur me poezi për brezi e përqafe me vargje: Shqipëria, Kosova, IRJ e Maqedonisë, Diaspora, dhe Greqia. E shkrepën vargun në Shkup. Qytetin Historik Shqiptar, që edhe sot e kësaj dite, historikisht bëri luftë nëpër shekuj me krajl e mbret për Liri. Sot, e pushtpoi Poezia. Poetët i nxorrën armët nga brezi dhe i shkrepën në Shkup.

      Marjana Shkurti e hapi Manifestimin Kulturoor Tradicional Nderkombëtar: TAKIME NËN RRAP me poezinë e Pano Taçit: Na bashkoi Rrapi. Kalosh Çeliku i përshëndeti mysafirët për mirësardhje. Dhe, mes tyre hudhi një temë provakative në “Vitin e Skënderbeut”: Viti i “Skanderbegëve” të Fishtës me flamuj partiak(Skënderbeu, përveçse strateg lufte për Liri, ishte edhe miku madh i grave. Temë e cila ngjalli debate të “nxehta” për figurën historike të Skënderbeut.

        Natën e Madhe Poetike e qetësoi Portreti Përkujtimor i Mikes të Rrapit: Flora Sela - Kastrati mes poezive: Dashuria hyjnore dhe dehja e mistikëve në Babatomorr. Xhelal Tosku me Sami Velçanin, erdhën nga mali. Reshat Sahitaj dhe Behare Rexhepi me shokë e shoqe nga Kosova. Dashnor Selimin me Iliaz Bobajn, Kosta Valetas, Andrea Petromilo dhe Dhimitër Nica nga Greqia. Elmira Rama, Irena Gjoni, Bardhyl Maliqi, Marjana Shkurti, Festim Tomorri, Anila Mihali, Rovena Vata nga Shqipëria. Xhelal Ademi me Adem Xheladinin nga Kërçova. Paskal Gilevski dhe Asdren Çeliku nga Shkupi. Nehas Sopaj, Sermet Sulejmani, Arben Ibrahimi dhe Kreshnik Sopaj nga Kumanova etj.

        Skënderbeu kët Vit Historik, nuk e nxorri shpatën namënadhe nga brezi. E, as i zbriti Kalit me shalë, në “Bit-Pazar”. Gjokun e tij pullali e shaluan poetët në Shkup. Lufta filloi flakë më flakë. Armët i nxorrën nga brezi. Betejë poetike, në të cilën u kryqzuan penat. U lxuan poezi. Fytas u rrokën me vargje.

       U bë edhe përurimi i librave: Imazhet e Natës(poezi) - Kreshik Sopaj, Pasioni (roman) - Dashnor Selimi, Mëngjeset janë Parajsa(poezi) - Asdren Çeliku, Disidencë Letrare(kritika dhe reçensione) - Fadil Curri dhe Zonjën Vdekje do ta marr për Grua(poezi) - Kalosh Çeliku.

        Pasmesnate, nga juria profesionale Reshat Sahitaj (kryetar), Iliaz Bobaj dhe Kalosh Çeliku (anëtarë), u ndanë edhe Çmimet letrare: “ULU MAL TË DALË HËNA” (për poezinë e bukur lexuar gjatë këtij takimi poetik, që e meritoi poeti ri nga Kumanova, Kreshnik Sopaj. E PËRCOLLA NATËN(Çmim letrar për vepër erotike), kësaj radhe i takoi poetit Asllan Qyqalla nga Kosova. Çmimin letrar “RRAPI” (për vepër jetësore) e rrëmbeu poeti nga Saranda, Bardhyl Maliqi. Dhe, dy Çmimet tjera letrare: MIKJA E RRAPIT dhe MIKU I RRAPITi fituan Elvira Rama dhe Dashnor Selimi.

        Ditën e Nesërme, poetët e lanë Shkupin me poezi. Dhe, shi… 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1