Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | LURA E KARAREVE TË DHEUT DHE HARMONISË FETARE

LURA E KARAREVE TË DHEUT DHE HARMONISË FETARE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mevlud Buci

LURA E KARAREVE TË DHEUT DHE HARMONISË FETARE

Nga Mevlud Buci

Emri Karari Dheut dhe Lurë sikur janë bërë sinonime me njëri tjetrin,pse pikërisht në odat lurjane nis biseda me burrëri e fisnikëri dhe fjala peshohet drejt.Po kështu, drita hyjnore e vëllazërimit të lashtë fetar merr kuptim nga lashtësia e deri më sot.S`besoj se ka testament më të çmuar për brezat e Lurës,Dibrës e mbarë kombit se sa vlerat e rralla të Karareve të Dheut.Krijuesit e Lurës sikur na bëjnë thirrje që brezat dhe intelektualët të mësojnë shumë  nga fisnikëria dhe mençuria  e tyre;me qëllim që të  nderojnë traditat,qëndresën ,mençurinë,vlerat e Karareve.Prijësit e shquar lurjanë janë ata që kanë dhënë prova të forta për këtë,që në betejat kundër tuirqve,serbëve dhe austro-hungarezëve;janë përkrahësit dhe pasardhësit të Firmëtarit të Pavarësisë Dom Nikollë Kaçorrit duke ngritur lart vlerat e Kullës së besës  dhe hijeshinë e Sofrës lurjane që është aq bujare.Epika popullore shprehet:

…Kush u vra për herë të parë,

Kol Bib Doçi me gjithë djalë,

Kush u vra për herë të dytë

Hakik Hoti me kushërinjtë.

Kush u vra për herë të tretë

E tanë Lura  njëqind e tetë…

Studiuesit e përkushtuar Ilmi Kolgeca,Sali Ajazi,Xheladin Tollja,Ali Koçeku,Ludovik Gjin Rajta e Fran Gjok Rajta,poeti Zef Vladi,poeti e publicisti Gëzim Dule Loka,studiuesi Jashar Kaci kanë pasqyruar me shkrime traditat,pasurinë etnokulturore të trevës,po edhe me vargje e vjersha të bukura.Për Lurën kanë shkruar libra studiuesi Sokol Axhemi,shkrimtari Xhafer Martini ka shkruar një monografi kuptimplote për Ilmi Kolgecën.Histortiani Fatos Daci  në librin “Shqipet e Kreshtave të Lurës” si dhe mirditori Nikollë Loka në librin për Lesh Zef Dodën,japin shembuj të kulturës,historisë dhe figurave të shquara të kësaj treve iliro-shqiptare.Për Lurën kanë shkruar edhe të huajt.Albanologo Hahn duke studiuar karakteret më të fuqishme shkruan”Shqiptarët janë burra trima e të pashëm në Ballkan dhe sa të bukura i kanë gratë.Janë të heshtur dhe  të presin me bujari.Veçse bëhen shumë të rrezikshëm po u preke gratë.Në Lurë gjeta karakterin e më të fuqishmëve”.Misionari kroat Ll.Mihajlloviç ,kur vizitoi Malësinë në shekullin 20, theksoi:”Katolikë dhe myslimanë janë aq të afërt dhe të përzemërt me njëri tjetrin sa nuk i kanë zbehur lidhjet mes tyre”.

Kjo thënie përforcohet edhe nga dr.prof.Mark Tirta në revistën bektashiane “Urtësia”.Kështu, në Lurë Bibë Koçakut i thërrasin Habib në mjediset myslimane.Dodës i thonë Daut,Mark Muratit Murat,Simon Ajazit, Liman.Publicistja angleze Edith Durhaim vizitoi Lurën më 1908 dhe u shpreh:”Lura është bajrak i parë dhe kryesor i Dibrës dhe Mirditës”.Në kostumet kombëtare,në këngë dhe vaje nuk gjen asnjë element të huazuar,çka dëshmoin për origjinalitet të hershëm.Thënies së Fishtës se “kush s`ka parë Lurën nuk njeh Shqipërinë “i shtohet ajo e Dom Nikollë Kaçorrit se”dua të ndërtoj një urë  që të lidhet Lura me Zvicrën”.Kararet e Dheut duhen kuptuar me vendimet që përfaqësojnë mendimin e një mase të gjerë të njerëzve atje për probleme me karakter shoqëror ,politik, ekonomik dhe moral.Kararet japin një disiplinë të kodifikuar  në mendjen dhe zemrën e malësorëve duke shprehur një platformë vetëqeverisje në kushte të vështira historike.Këto ishin të fuqishme si një elemente organizimi,lartësoheshin përmes tyre virtytet dhe dënohej rreptë vesi,si:pabesia,shpifja,gënjeshtra,imoraliteti,ngatërresa,atyre u nënshtroheshin si vegjëlia ashtu edhe paria duke qenë model drejtësie.Ato përmblidheshin në disa kushte:1).Gjatë sulmit të të huajit gjaksori i familjes konsiderohej vëlla.2)Gjatë muajit maj që ishte koha e të mbjellave,pushka ndalej,nuk duhej të kishte gjakmarrje.3)Në rast vdekje,për hasmin kishte besë 3-7 ditë.Të një bukurie të veçantë janë kararet e besës,barazimit,mikut,ato mbi rraxhat(shamatat,grindjet,vrasjet),për bimët,gjënë e gjallë,për trojet.Dënoheshe për pabesi ndaj mikut,për vjedhjet,shpifjet,ofendimet në publik,moralin etj.;duke ruajtur një vlerë aktuale edhe sot kur shumë ligje nëpërkëmben nga politikanët tanë dhe politikanë të korruptuar.

Vëllazërimi fetar është një tjetër tipar i botës së gjerë mentale të këtyre malësorëve fisnikë.Tek çdo fis,kullë,gjen lidhje të përbashkëta midis katolikëve dhe myslimanëve.Në kullën e Bibë Kolë Doçit  në Fushë Lurë janë rritur e burrëruar njerëzit e një gjaku,por të dy feve;po kështu edhe në shumë shtëpi të tjera ka ndodhur kjo.Në mjaft kujtime të Mehmet Sali Çupit,Bajram IbrahimMenës,Ludovik Gjin Rajtës,Hekuran Vladit,jepen raste që ngrenë lart madhështinë e kësaj lidhje njerëzore e fetare.Festat e Shën Kolli(18-25 maj të çdo viti);Shën Mëria, 18 gusht,bëhen shkak të marrin pjesë të gjithë,edhe të ftuar jashtë zonës.Po kështu Festa e Bajramit dhe ajo e Pashkëve  festohen bashkërisht.Festa të tjera si:Dita e Verës,Novruzi,Dreka e Dhenve,Dita e Gjoshtarëve,Shën Mitri(I shenjti Dhimitër)Shën Marku(I shenjti Mark)që bie dy javë para Shëngjergjit i ftojnë dhe marrin pjesë të gjithë pa përjashtim.

Kohët e fundit tek konvikti i shkollës Hoteleri-Turizëm me kujdestare Rajmonda Polena,bijë e Korçës, së bashku me kolegët e saj Majlinda Bufi,LoretaMinga i thoshin drejtorit të konviktit lurianit Ludovik Rajta se donin të shkonin në Lurë tek Kurora e liqeneve të saj.Lura ka bukuri mahnitëse,pasuri të mëdha po pasuria më e madhe e saj mbetenKararet që dëshmojnë një kulturë të lashtë dhe me domethënie që rrezaton në shekuj.Bashkëjetesa është një nga vlerat më të çmuara të saj që të bën për vete dhe thuret më shembuj të shumtë, të cilat përmenden me krenari.

Vlerësimi dhe pesha e fjalës që vjen përmes tyre është e madhe.Asgjë arkaike, asnjë gjurmë  jashtë kohe, nuk gjenden në to,përkundrazi ato mbartin një horizont të pamatshëm të mendimit shekullor.Me të drejtë Zef Vladi shprehet në vargje për Lurën:

Edhe shekujt që do të vijnë, për vendpushimi ty të zgjodhën

Prandaj gjithë stolitë që kanë ,ty t`i hodhën,

Dhe më mbet zemra këtu tek ky blerim,

S`ka gjë Lurë,ti je baltë e Vendit Tim..

…Të bukura dhe me vlera

Ato Kararet e Dheut

Në opinion më të përkrahura

Sesa sot ligjet e Rendit…

Gjithë kjo vlerë përmblidhet  në trinomin e shenjtë të Bukurive natyrore,Karareve të Dheut dhe Bashkëjetësës fetare,një trinom që reflekton mirësi natyrore dhe njerëzore si mrekulli që gjejnë vend në Lurën e bekuar nga zoti…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1