Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Vilhelme Vranari Haxhiraj Anëtare e re e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York

Vilhelme Vranari Haxhiraj Anëtare e re e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vilhelme Vranari Haxhiraj

 

Shkrimtarja e njohur shqiptare nga Vlora, znj. Vilhelme Vranari Haxhiraj Anëtare e re e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York




 

Vilhelmja lindi në Kaninë më 08.12.1944. U arsimua me shumë vështirësi. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë . Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dheKryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D.G. Sh.dhe të P.D.Sh.Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.

Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin. Kujtojmë se merret me studime historike.

Në 22 vite ka realizuar 46 vepra letrare, si dhe 3 ribotime. Ka gati për botim 2 romane, një poezi, ese publicistikë, një me prozë të zgjedhur, vëll.” Letra nga burgu”, një studim filozofik etje. Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani. Deri tani ka botuar 18 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës. Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore. Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe". Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore, vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues. E vlerësuar me mbi 20 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 24 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 73 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"

Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.

Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…

Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

E vetmja ai utore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.

Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.

Duke i dhuruar lexuesit 46 vepra brenda 22 viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.

Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.

Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.

“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.

Mujo Buçpapa

 

Nga viti 1996 e në vazhdim  merret me letërsi artistike, publicistikë, ese, studime në  fushën e historisë  dhe filozofisë. Vilhelme Vrana Haxhiraj shkruan në shumë media të vendit dhe të  : Në Shqipëri,Kosovë,Mal I Zi, Itali, Zvicër, Gjermani, Angli, Suedi Bukuresht, ShBA, Kanada, Australi etj...

 

Krijimtaria Letrare  e Vilhelme Vrana Haxhirajt 

 

Botime të autores

 

*Poezi:

  -Loti nuk ka faj, 1996

 -Të pres, ShB Toena-2000

 -Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, Bukuresht-2009.

 -Sa do të doja- ShB.Nacional- 2018

 

*Prozë e shkurtër:

   -Mamaja, novelë 2000

   -Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)

   -Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.

  -Mamaja, novelë Rumanisht- Bukuresht - 2011

  -Çmimi i Dualizmit ,novelë, ShB Nacional-2012

 -Një mall i pashuar.novelë, ShB Nacional-2014,  

 -Dashuria plagoset..., por nuk burgoset-ShB Nacional-2016

 -Simfoni shpirti – skica-ShB Nacional-2018

 -Legjendë...,apo e vërteta e një dashuri Hyjnore

 

*Romane:

    -Dhembje nëne, 1998

    -Jetë në udhëkryq, 2001

    -Ringjallur si Krishti, 2002

    -Amanti i Arbërisë, 2003

    -Rrëfim në të perënduar, 2007

    -Unaza e Prangosur, 2008

    -Zonja me karafila të bardhë, 2009

    -Dritëhijet e medaljes…enigmë, 2010- ShB Nacional

    -Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -

    -Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011

    -Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012

    -Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012-(ribotim)

    -Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013(ribotim)

    -Bashkë në dashuri dhe atdhetari - Bukuresht 2014-ribotim

    -Loja e mëkatit-roman-ShB Nacional-2015

    -Unikale – roman- ShB Nacional-2015 

 

*Trilogji:

   -Prolog Jete, roman I, 2007

    -Vështroni Meduzën, roman II, 2005

    -Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.

 

Ese-Publicistikë :

-"Pa Titull” - libri i I-rë -ShB Nacional-2011-

-“Pa koment”- libri iII-të-ShB.Nacional-2016

 

Studim :

-Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012

-Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzaj.-ShB Nacioal-2017

-Tradhtia e madhe ndaj Kombit

 

*Letërsi për fëmijë:

 

  -10 Fabula, 2000

  -Bëmat e Dhelprës fabula, 2002

  -Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003

  -Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008

  -E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009         

  -Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:

 -Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, 2010-- ShB Nacional

  -Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, 2011-- ShB Nacional

  -Shoku im arushi-përralla -    2013-- ShB Nacional

 

*Presin dritën e botimit:3 libra studimor, 1 prozë e shkurtër,1 ese-publicistikë, 1novelë e 1 roman...

 

Në proces botimi janë dy libra:

1- “Rikthim në vite” – poezi –përkthyer në gjuhën greke 

2- “Elitat e mohuara..., krenari Kombëtare”-studim

 

Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:çmime kombëtare e ndërkombëtare, si:

 

* Krijimtaria e Vranarit është përfshirë në 24antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

 

 Çmime kombëtare e ndërkombëtare:

 

*Çmimi“Petro Marko” për romanin“Dilema e së nesërmes”, L.SH.A(2006).

*Çmimi për “Poezinë e mir’interpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve  (2007).

*Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”

*Çmimi “Ndërkombëtar” Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali -2009)

*Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).

*Qeveria shqiptare i akordon “pension të posaçëm” për sasi botimesh me nivel artistik-2009

*Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i medjave-2009

*Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).

*Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)

*Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)

*Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)

*Çmimi i parë- Mal i Zi” (2011) në 100 vjetori i kryengritjes së Mbishkodrës

*Çmimi i tretë për romanin Vonë tejet vonë-2011

*Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)

*Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" me Medalje Ari nga Presidenti i Republikës,

- 27-6-2012 (në 100 vjet Pavarësi Kombëtare)

*Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit”  për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 Nëntor 2012)

*Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.*Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia” -Firence- Italia - 2011. E vetmja autore shqiptare mes 10  autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)*Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014

*“Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Sh.A.KMbarëkombëtare Labëria, më 4-10-2014.

*“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015 

* »Çmimi i Karrierës »-nga Sh B Nacional-2016

* « Çmimi i Karrierës »-festivali « pranvera poetike Durrës » -2017

Comments (4 posted):

Guri Naimit D.(Dh Xh) on 01/11/2018 23:19:42
avatar
Nje vleresim i merituar;ne prag te festave te TRE NENDOREVE",Kryepenes se Poetes VIVRA,ani se i vonuar.Mbrodhesite ju shoqerofshin e nderuar Bije e Kanines sa Vlores se Ismail Qemalit. Gezuar dyhere,keto dite te "NENDOREVE"te Pavaresise dhe Clirimit.

Toronto01-11-2018 Guri Naimit D.
murat gecaj on 02/11/2018 11:46:24
avatar
Nderime dhe urime te perzemerta, mike Vilhelme Vranari! Shenndet e mbaresi, gezime e lumturi, vetjake e familjare!
Me respekt te veçante:
Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues
Tirane, 2 nentor 2018
kadri tarelli on 04/11/2018 16:59:05
avatar
Urimet më të mira për znj. Vivra! Letrare e shquar e letërsisë shqipe në vitet e fundit. Shembull i përkryer pë brezat e rinj, se si mund të shkëlqesh, edhe kur dritën ta kanë zënë.
Një falënderim dhe mirënjohje për Akademinë shqiptare në SHBA, që po u jep hakun, figurave të mohuara apo të nëpërkëmbura.
Me mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrës
Vilhelme vrana haxhiraj on 05/11/2018 17:17:54
avatar
Të nderuar Miq!
I respektuar, Akademik.Dr. Flori, Ju jam mirënjohëase për prezantimin dhe propozimin e krijimtarisë sime në ASHASHA për të qenë anëtare e
Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në NY. Ishte bukur pasi për mua ka qenë befsuaese dhe diçka e papritur. Ju faleminderit Juve.
Gjithashtu shpreh falënderimet e mia për zotërinjtë e nderuar:Mësuesit veteran, Dhimitër Xhoga, Prof.dr. Murat Gecaj dhe Studiuesit-analistit Kadri Tarelli!Gjithë miqve të mi iu uroj Suksese në kriimtari jetë të gjatë dhe shëndet!
Konsiderata të Larta
Vilhelme
Vorë 5-11-2018

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1