Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Respekti do të mbetet kryefjalë!

Respekti do të mbetet kryefjalë!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Qatip Mara, Fatmir Terziu dhe Leonidha Dhrami

Respekti do të mbetet kryefjalë!

Fatmir Terziu

 

Hapat ndalen në një pikë. Lëvizja vazhdon të tejçojë kilometrat (miljet) në teritorin që bën përllogaritjet ndryshe nga sa është mësuar instikti ynë aritmetikor me matjet në largësitë që duken e zbuten deri në memorje në sytë tanë njerëzorë. Një udhëtim i ndjekur nga një rrugë, duke arritur në pikën e duhur, aty ku pikërisht një burrë i shkurtër, i urtë që në pamje, i sjellshëm me mjaft detaje mirësie, po dhe një tjetër, që fotografikisht ka mbetur në sytë e tu të lidhura me shkrimin, që njëllojshëm me të parin, njerëzor dhe fisnik, kapërcen buzëqeshjen dhe pikëtakon shtrëngimin e duarve dhe përqafimin mjaft domethënës. I pari, Leonidha Dhrami, mirësisht rrezaton kulturë, aq sa nuk ka shumë arsye të shkosh në detaje, pasi e folura tipike e Jugut, dhe epiqendra e një kulture të hershme qeparotase, vihen në pah menjëherë. I dyti, njeriu sinomin i “rikthimit në jetë të dytë”, ai që shpesh me penën e tij rizgjeron përmasat e simbolikave përkushtuese njerëzore, publicisti, Qatip Mara, ka disa arsye të ndjehet tejet i gëzuar. Ata të dy i bashkon të qenit “krushq”. Djali i Leonidhas, dhëndëri i Qatipit, me kulturën e tij të ndjeshme na përcjell në atë kënd që të kuptojmë pse kultivimi i vlerave tek njeriu ka filozofinë e vet. Të dy kanë qenë mësues të përkushtuar. Dhe mësuesit natyrshëm shkojnë tek biseda e fjala e lirë. Krejt natyrshëm, biseda mes një takimi të tillë, ku nuk mungojnë që në fillim lidhje “miqsh” mes shkrimit, pikëtakon shkrimtarët dhe miqtë tanë të përbashkët të letrave, Noke Abilekajn, Faruk Myrtajn, Petraq Palin e të tjerë. Me Noken, kuptojmë se Leonidha është baxhanak dhe me Farukun ajo që është mjaft domëthënëse, Leonidha ka qenë mësuesi i  Farukut. Me Petraqin, Qeparoi shkon në detaje të tjera. Këto detaje natyrshëm në një takim të tillë kanë ndjenja dhe emocione. 

Ndjenjat, në një bisedë me fjalë, në një takim të tillë “face to face” sikurse do ti thoshin vendasit e Sutton, në periferi të Londrës, as që nuk mednohet se mund të përcillen vetëm me fjalë, as dhe me veprime, ku duket nga të gjithë lëvizja e shtuar e krahëve dhe shenjave plotëse, shpjeguese të emocioneve. Të tjerat, të pathënat zhduken në detin e të vërtetave dhe enigmave, nën retë e një dite që pason shenjëzat e një vjeshte të lagësht.

Një fije e paduskhme, e cila na lidh pa pasur përgjigje na çon në të vërtetën e respektit reciprok, tek mjaft pyetje të shtruara që mbeten të lundruara në ajër të hollë, dhe shikim imagjinar miqsh të shpërndarë në Rruzull.

Mosha bën të sajën, dobëson dhe forcon tërë perceptimin, por ndjesia emocionale e pafundme, lejon të shkëlqejë për memorjen tonë të përbashkët përgjithmonë.

Zemra troket dhe në ritmikën e saj pasqyron lotët emocionalë, të cilët shuhen në ajri, në ndjenjën e respektit njerëzor, para se të laget toka në hapësirën rreth nesh, ku fotot e celularëve natyrshëm kanë disiplinën e tyre në shërbim të momenteve që do të pasojnë këtë takim miqsh dhe sinjale për vjeshtën që tregon forcën e saj në ishullin britanik. Kjo është një shenjëz tjetër që synon të rreket në detaje, duke më bërë të mbush me emocione edhe jetëra të shkuara, të cilat me një bisedë e një kohë të shkurtër të mund t’i kuptoj njerëzishëm mes njerëzish mjaft të mirë. 

E në një takim të tillë hapësira dhe koha, janë për mua një stuhi, të cilën duhet t’i kapërcej mjaft respektueshëm. Pra, udhëtimi im, ndonëse është i mbushur me kufinjtë e kohës, të çon në zgjatje të paevitueshme, deri sa vërtet ndjehesh mirë. Ky takim ishte gjithçka në një kohë që u nda në të kaluarën, të sotshmen dhe të nesërmen. Dhe aty me pak fjalë, mes urtësisë së madhe njerëzore, mes dy burrave të shkrimit ndjeva dhe mirëkuptova,  edhe nëse nuk mund të kthehemi kurrë në të kaluarën, le të kënaqemi me dritën e hënës, me diellin e racionuar të jetës. 

Së bashku mund të rindërtojmë mesazhe dhe mesazhet nuk do të jenë më ëndërra dhe perceptime, dhe shpresa se ky takim nuk do të përfundojë sot.

Ajo që mbetet janë kujtimet dhe ndjenjat që kemi ndjerë bashkërisht, dhe ato pak që ndoshta mund ti stigmojmë në enigma. Respekti do të mbetet kryefjalë! Takova dy miq të mirë: Leonidha Dhrami dhe Qatip Mara! 

Comments (3 posted):

Qatip Mara on 29/10/2018 17:52:52
avatar
Ju falenderojme me mirenjohje miku nderuar Fatmir Terziu. Ishte kenaqesi e krenari per mua e krushkun tim Leonidha Dhrami qe u takuam me Ju qe rrezatoni dituri,kulture e mbillni dashuri njerzore per diasporen shqiptare te shperndar neper kontinente.
Veprimtaria juaj atdhetare dritedhenese ,krijimtaria e larmishme letrare eshte shembull qe te frymezon per jeten dhe edukon brezat me dashurine per atdheun.
Performanca juaj shembvullore duhet te jete nodeli shembull per politikanet e institucionet e shtetit qe te punojne me perkushtim per zhvillimin e vendit dhe konsolidimin e shtetit ligjor demokratik
Ju urojme jete te gjate ,lumturi ne familje e suksese ne krijimtari.
Me respekte
Leonidha Dhrami
Qatip Mara
faruk myrtaj on 30/10/2018 02:13:30
avatar
E gjete menyren per te me bere "xheloz" o Fatmir Terziu...!

Me duket sikur jam une ne krahe te mesuesve te Selenices ne Lugine!

Faleminderit per respektimin e tyre!
Guri Naimit D. on 04/11/2018 22:51:57
avatar
na kenaqe i nderuar fatmir terziu me ato fiua sjelle,mesuar te perciellim cdo faqe gazeta apo reviste me firmen e tyr,vecanerisht te Qatipit,Qe po na bet ti biem vetes me nje plumb ne koke,muaj pa u kthyer ne atde,Qatipi,tashme"Heroi emigracionit, mesues"me zemer Amerikane na ben te ndihemi fajtore,sa krenarre per te.Ju befshi dite njemije,me gjithsa mban prane.
Nuk eshte i vetem Faruk Myrtaj-sheloz.
Dihet chelozia eshte bashkeudhetare e dashurise.pa te s'ka dashuri...
Miresi paci te nderuar kolege,me te tera.
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1