Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | PAÇE DIBRE ME MIELL MISRIT

PAÇE DIBRE ME MIELL MISRIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Abdurahim Ashiku

PAÇE DIBRE ME MIELL MISRIT

Mall vendlindjeje

Sot në mëngjes më erdhi në gojë aroma e paçes, paçe me miell misri, shije që më kujtoi nënën time të dashur tek skuqte miellin e përziente përbërësit për të na e shërbyer të nxehtë në sofër me turshi lakrash e piper të kuq bluar nga duart e saj.
Nuk mund t’i shpëtoja tundimit...
Natasha do të vijë vonë e unë duhet patjetër ta shuajë shijen në gojë...
Hapa librin, një libër që e ruaj që kur është botuar,  librin “Arti i kuzhinës” me autorë K. Koçi. E. Harizi, F. Shpata me shënimin: 
“Erblina Ashikut! Të bëhesh një amvisë e mirë. 1 Korrik 1987. Në 12 vjetorin e lindjes së vajzës time të dashur”.
Mu mblodhën nyje kujtimet e ngaca e shijes dhe u vura në kërkim të përbërësve.
“Paçe Dibre me miell misri” shkruanin autorët...
Më duhej miell misri, vezë, gjalpë, hudhra, uthull spec i kuq...
Mezi e gjeta miellin e misrit në raftet e supermarketit. Mendoja se do të ishte i lirë por u zhgënjeva. Një gjysmë kilogrami miell misri kushtonte 82 cent kur një kilogram miell gruri kushtonte 62 cent. Është më i shtrenjtë gati trefish mielli i misrit ashtu siç është po tri herë më e shtrenjtë buka e misrit. Bukë misri i thënçin, kur e hap dhe e shijon, ndjen se përzierja me miellin e grurit shkon tre me një.
Nejse, dava tjetër kjo. Kur në fillim të viteve ’70-të mbushëm maunet me misër për popullin grek, që siç thuhej ishte në krizë për bukë, paskemi dërguar një pasuri të tërë kulinare që ne e konsideronim “bukë misri...që na mbiu në bark”.
Iu futa punës dhe pasi poqa miellin e misrit në një tenxhere për “dy vetë” e shova me ujë të nxehtë duke u kujdesur që mos formonte kokrra. E lashë të ziejë një çerek ore sa thoshte receta. 
Më pas e lashë të ftohej që veza mos pritej, hodha uthullën dhe hudhrat...
Mbi recetën hodha edhe ca gjethe borziloku dhe një spec djegës të grirë. 
Tash jam ulur në tavolinë dhe po shijoj “Paçe Dibre me miell misri” në Athinë. 
E shijoj dhe kujtimet fluturojnë në katin përdhes të shtëpisë në dy pode në Zdojan të Dibrës, ulur në sofër me nënën që më nxit ta mbush fort lugën...
...E lehtë në gatim...
...E shijshme sa s’ke ku ta gjesh...
Provojeni...

Abdurahim Ashiku

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1