Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Mësimi i gjuhës amtare, detyrë e shenjtë e çdo mërgimtari

Mësimi i gjuhës amtare, detyrë e shenjtë e çdo mërgimtari

Font size: Decrease font Enlarge font
image Viron Kona

Viron Kona  

Mësimi i gjuhës amtare, detyrë e shenjtë e çdo mërgimtari

(Duke lexuar  librin VEPRA 2 “ARSIMI SHQIP NË SUEDI” të Hysen Ibrahimit)

“Se Zoti vet e tha me gojë,/Që kombe shuhen përmbi dhe`,/Po Shqipëria do të rrojë,/Për të, për të luftojmë ne.”

 (Nga “Himni i Flamurit”, shkruar nga Asdreni).

Ka shumë libra sot në treg, por njeriu zgjedh të lexoj dhe, kur bindet në bukurinë dhe vlerat, i lind edhe dëshira të shprehet, të komunikoj me lexuesin për mendimet dhe përshtypjet që i krijon leximi i librit. Kështu më ndodhi me “Veprën 2, ARSIMI SHQIP NË SUEDI” të Hysen Ibrahimit, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe Nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Libri ka redaktor Prof. Bedri Paci, recensente Prof. Migena Arllati, Lektorë: Prof. Fidan Baliu dhe Prof. Muhamet Ibrahimi. Botues është Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, kurse shtypja e librit është realizuar në shtypshkronjën “Printing Press”, Prishtinë.  

Kjo vepër e re e z. Ibrahimi jo vetëm më mbajti të  ndezur kureshtjen nga faqja  e parë e deri në fund të saj, por edhe më futi në mendime, madje më emocionoi dhe më bëri të ndjehesha mirë, si me arritjet dhe zhvillimet e mërgatës shqiptare, me përpjekjet e  saj të jashtëzakonshme për afirmimin e vlerave kombëtare, për gjuhën tonë të bukur shqipe dhe për traditat, artin dhe letërsinë...Libri më solli natyrshëm në kujtesë Rilindjen tonë Kombëtare, përpjekjet e  mëdha intelektuale të atyre burrave të mëdhenj dhe të atyre grave të jashtëzakonshme, që bën aq shumë për atdheun dhe kombin.

Çfarë përmban ky libër i ri i z. Hysen Ibrahimi?

Në kopertinë autori na bënë të ditur se libri i kushtohet arsimit shqip në Suedi, i cili e ka zanafillën qysh nga vitit 1968, me synimin e vetëm që të ruaj gjuhën amtare shqipe. Ndërkaq, ai na shpjegon se “Pushteti okupues ish–jugosllav e ndjeu rëndë hapjen e shkollave shqipe në Suedi...Ishin intelektualët me mbështetje të fuqishme nga prindërit e fëmijëve shqiptarë, që refuzuan në mënyrë demonstrative planet dhe programet e arsimit serb-sllav, duke deklaruar hapur se gjuha shqipe dallon rrënjësisht nga gjuhët sllave dhe se gjuha sllave nuk është gjuhë amtare e tyre”. Z. Ibrahimi shkruan: “Përderisa në vendet e banuara me shqiptarë (Kosovë) mbylleshin shkollat nga pushtuesi serb: me rrahje, helmime, vrasje, burgosje e kërcënime, deri në likuidim fizik, në Suedi lejohej mësimi në gjuhën amtare, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha pakicat kombëtare, duke iu ofruar kushte të shkëlqyera për mbarëvajtjen e mësimit në gjuhët e tyre amtare”.

Duke u përpjekur shumë për arsimimin e fëmijëve me gjuhën amtare shqipe, intelektualët dhe mësuesit atdhetarë shqiptarë i dhanë edhe një argument tjetër të madh botës së qytetëruar se populli shqiptarë i Kosovës e meritonte plotësisht çlirimin nga okupacioni i egër serb-sllav dhe se Kosova dhe tërë shqiptarët kudo në trojet e tyre, jo vetëm nuk e  durojnë dhe nuk e pranojnë pushtimin, por ata janë të aftë që të afirmojnë vlerat e shkëlqyera të një populli vital dhe të lashtë, që u ka rezistuar kohërave,  shekujve dhe dyndjeve, që ka ditur të mbijetojë nga këto sulme dhe të ruaj të pacenuar kulturën, gjuhën traditat e tij të shkëlqyera që e radhitin ndër popujt  e përparuar të Europës. Dhe, si për të na vërtetuar këtë, z.Hysen Ibrahimi rendit në librin e tij emra atdhetarësh shqiptarë  të flakët në Suedi, të cilët që nga viti 1968 kanë punuar dhe luftuar me këmbëngulje për njohjen dhe integrimin e  gjuhës shqipe në planet dhe programet shkollore, një dëshirë dhe përpjekje kjo e miratuar dhe  e nxitur edhe nga vet shteti i përparuar demokratik suedez. Nëpërmjet këtij libri ai gjen rastin të falënderoj nga zemra dhe t`u shprehë mirënjohjen të gjithë atyre misionarëve të shquar të shqipes, që kanë luftuar pareshtur që shkronjat e  saj të ndritin në fletoret dhe mendjet e  fëmijëve shqiptarë, që ata të mos e harrojnë kurrë, por ta ruajnë të pacenuar gjuhën e bukur dhe të shenjtë shqipe. Njëherazi, falënderimet e tij shkojnë dhe për Shtetin Demokratik dhe të përparuar suedez, që mbështet dhe ndihmon qytetarët e botës së lirë për afirmimin e vlerave të tyre kombëtare, të gjuhëve, të kulturave dhe të traditave të kombeve të cilëve ata u përkasin.

LEXO TE PLOTE KETU

Comments (2 posted):

Guri Naimit D.(Dh XHoga) on 05/10/2018 02:04:18
avatar
"Arresmi Shqip ne Suedi"-c'mrekulli.

Viron Kona i nderuar,me gjithsa te rrethojne aty ne Suedi per kete aktivitet te shkelqyer,sa lajmet me krye lajmin,(te pakten per mua),se ne Suedi,Komuniteti shqiptar,ka hapur shkolle shqipe qe me 1968.Me fal qe kam qene kaqe prapa ne informacion per shkollat shqipe ne emigracion,vite merre me to pas 90tes.Po ja,ma plotesove kete mangesi dhe,ndiese bashkeatdhetareve tane,sa suksese per sa kane bere.
Suksese dhe te nderuarit Hysen Ibraimi,per kete liber me vlera te medha,sjelle lexusve.
Ashtu si falenderoni ju,shtetin Demokratik Suedez,per perkrahien dhene per hapien e shkolles shqipe aty,Ne emigrante shqipfoles,falenderiome shtetin Kanadez,per ndihmen dhene ne emigranteve per kete problem. Hapur klasa per mesimin e gjuhes shqipe ne shume qytete te vendit,Toronto nisur, mbi 20 vjet para.Ju faleminderit.
Urime dhe faleminderit gjithsa kontribuan per botimin e atij libri.
Gezuar festa e Nendori-Vellezer..!
Mesuesi veteran
Toronto 04-10-2018 Dhimiter Xhoga.
on 06/10/2018 17:09:43
avatar
Urime te perzemerta autorit te ketij libri, kolegut e mikut te perbashket, Hysen Ibrahimi, si dhe autorit te ketij shkrimi, Viron Kones!
Po, vertet, eshte detyre e shenjte e çdo mergimtari, sidomos per femijet, qe ta mesojne dhe ta ruajne gjuhen tone te bukur amtare...
Po, shtrohet pyetja: Sa e si kujdesen institutionet pergjegjese, ne shtetet ame, qe t'i ndihmojne ata, psh edhe me tekste mesimore?1
Mendoj se mbetet ende shume per te bere ne kete drejtim...Megjithate, le te shpresojme?!
Me respekt:
Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues
Tirane, 6 tetor 2018

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1